LIVE UPDATES
Politike

Zyra e BE-së në Kosovë: Jemi të shqetësuar nga tentativat për ta kriminalizuar punën e OJQ-ve

Reagimi i BE-së erdhi pas një emisioni të transmetuar më 4 shtator në televizionin Klan Kosova, ku organizata joqeveritare serbe, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut u akuzua për “sulm ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës”.

5 Shtator 2025, 16:46 Nga r.ll
Zyra e BE-së në Kosovë: Jemi të shqetësuar nga
foto ilustruese

PRISHTINË- Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë ka thënë të premten se ndihet e “shqetësuar” për raportimet e fundit në mediat, të cilat, sipas saj, po “përpiqen të frikësojnë dhe të kriminalizojnë” punën e organizatave joqeveritare (OJQ).

Reagimi i BE-së erdhi pas një emisioni të transmetuar më 4 shtator në televizionin Klan Kosova, ku organizata joqeveritare serbe, Aktiv, nga Mitrovica e Veriut u akuzua për “sulm ndaj policisë dhe shtetit të Kosovës”.

“Sikurse mediat, edhe organizatat joqeveritare janë shtyllë thelbësore e shoqërisë civile kosovare, dhe roli i tyre është të vëzhgojnë, analizojnë dhe të kërkojnë llogaridhënie nga institucionet, përfshirë edhe Policinë e Kosovës”, thuhet në reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë.

Ajo tha se në fund të vitit 2024, Aktiv, në bashkëpunim me disa organizata të tjera serbe, publikuan një raport publik mbi sjelljen e papërshtatshme të disa pjesëtarëve të Policisë së Kosovës dhe përdorimin e “simboleve të palejuar”.

“Ministria e Punëve të Brendshme dhe Policia e Kosovës e kanë pranuar këtë problem dhe kanë formuar një grup pune për ta adresuar, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare, përfshirë BE-në”, thuhet më tej në reagim.

Më herët kishte reaguar edhe organizata joqeveritare Aktiv, duke theksuar se e dënon ashpër dhe se i hedh poshtë “kategorikisht si të pavërteta, dashakeqe dhe të papërgjegjshme” pretendimet e paraqitura në emisionin “Ora Shtatë” në Klan Kosova.

Në deklaratën e saj, Aktiv shprehet se gazetari Kushtrim Bekolli ka shfaqur një sërë akuzash të pabazuara ndaj tyre, duke iu referuar raportit Etnizimi i Policisë së Kosovës: rrënimi i themeleve të institucioneve qytetare dhe multietnike të Ahtisaarit, i publikuar bashkërisht nga pesë organizata të shoqërisë civile – Iniciativa e Re Shoqërore, Qendra për Veprim Shoqëror Afirmativ, Instituti për Zhvillim Ekonomik Territorial, Aktiv dhe Qendra për Avokim të Kulturës Demokratike.

“Akuzë më e rëndë ishte pretendimi se Aktiv merret me ‘spiunazh’ dhe përbën kërcënim për rendin kushtetues të Kosovës. Deklarata të tilla shpifëse përbëjnë fyerje serioze dhe janë paraqitur në mënyrë të rrezikshme si fakte, duke e ekspozuar organizatën tonë dhe OJQ-të e tjera serbe në Kosovë ndaj rrezikut potencial, sidomos në një mjedis shoqëror e politik të ndjeshëm dhe të paqëndrueshëm”, theksohet në reagim.

Në hulumtimin Etnizimi i Policisë së Kosovës, organizatat serbe vunë në dukje se pjesëtarë të policisë vendosin në uniformat e tyre simbolet e Shqipërisë dhe të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, gjë që sipas tyre “nuk kontribuon në paqe dhe tolerancë, por forcon ndarjet dhe tensionet ekzistuese”.

Raporti u publikua pas një sërë ankesash të qytetarëve në veri të Kosovës ndaj policisë, si dhe pas paralajmërimeve të shoqërisë civile se policia po përdor “forcën” për të vendosur kontrollin.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme e Kosovës për Radion Evropa e Lirë në atë kohë u tha se janë të njoftuar me ankesat e qytetarëve serbë lidhur me punën e policisë dhe se për këtë çështje po bashkëpunojnë ngushtë me Inspektoratin Policor të Kosovës.

Në reagimin e saj, Aktiv theksoi se sulmi ndaj tyre “minon shoqërinë civile, delegjitimon zërin e komunitetit serb në Kosovë dhe rrezikon themelet e një shoqërie shumetnike dhe demokratike.

Organizata u bëri thirrje rregullatorëve të Kosovës, si Komisioni i Pavarur për Media (KPM) dhe organi vetërregullues, Këshilli i Mediave të Shkruara, si dhe bashkësisë ndërkombëtare, që të reagojnë.

Ato kërkuan nga institucionet e Kosovës, sidomos nga Prokuroria, që të hetojë veprimet e Klan Kosovës, “të nisin procedura të duhura dhe të marrin hapa konkretë për të mbrojtur shoqërinë civile nga fushatat e shpifjeve dhe narrativat e urrejtjes”.

Ndërkohë, organizata joqeveritare Sbunker, e cila promovon vlerat demokratike në Kosovë dhe rajon, në fillim të këtij viti paraqiti një studim me titull “Lufta kundër ekstremizmit në Kosovë: tendencat, sfidat dhe kundërmasat”, ku theksohet rritja e etnonacionalizmit, që kontribuon në ndarje shoqërore.

Në këtë hulumtim thuhet se intervistat dhe grupet fokale treguan se tek të rinjtë shqiptarë nacionalizmi ka më shumë karakter mbrojtës – i fokusuar në mbrojtjen e sovranitetit të Kosovës dhe kërkimin e drejtësisë për të kaluarën – sesa në përjashtimin e grupeve të tjera etnike./REL

zyra e be ne prishtine

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj