LIVE UPDATES
Art&Argëtim

Porosia e Komitetit Qendror të PPSH-së: Mos i acaroni marrëdhëniet me profesor Rexhep Qosen, sepse ai… (Raporti sekret pë

4 Dhjetor 2020, 21:17 Nga DOSJA
Porosia e Komitetit Qendror të PPSH-së: Mos i acaroni

Memorie.al publikon një dokument arkivor të nxjerrë nga arkivi Qëndror i Shtetit në Tiranë (fondi 14. K.Q. PPSH. Ap. Struktura), që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studjuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar nje letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës. Sipas dokumentit në fjalë, problemi që ka shqetësuar Bihikun, ka qenë “Konferenca Kombëtare e Studimeve për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar”, që është mbajtur ato ditë në Tiranë. Shqetësimi i Bihikut kishte të bënte me faktin, se autorët e referatit (Prof. Bedri Dedja dhe Prof. Dhimitër Shuteriqi), kishin ‘konfonduar’ tezat e tyre, me ato të Prof. Rexhep Qosjes, i cili sipas tij (Bihikut), “ka futur në një thes letërsinë tonë të Luftës, me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”! Dhe kjo gjë sipas tij, duhej të rregullohej, por autorët Dedja dhe Shuteriqi, nuk pranonin ta ndryshonin referatin!

Në kuadrin e një marrëveshje për bashkëpunimin kulturor e arsimor që Tirana zyrtare kishte lidhur me Krahinën Autonome të Kosovës, Malin e Zi dhe Republikën e Maqedonisë,(marrëveshje e lidhur në Beograd disa kohë pas agresionit ushtarak të Bashkimit Sovjetik në Çekosllovaki, kur dhe filluan “vitet mjaltit” mes Tiranës dhe Beogradit) në fillimin e viteve ’70-të, u kryen mjaft vizita të ndërsjellta të personaliteteve të fushës së arsimit, artit kulturës dhe letërsisë shqipe, në të dy anët e kufirit.

Në këtë kontekst, asokohe Shqipërinë e vizituan emra të njohur, si: Rexhep Qosja, Bekim Fehmiu, Ali Hadri, Emin Pllana, Blerim Luzha, Ali Aliu, Agim Vinca, Ibrahim Rugova, Skënder Riza, Emin Pllana, etj etj, dhe po kështu në Kosovë, Maqedoni dhe në Mal të Zi, shkuan për vizita, seminare, konferenca, sesione shkencore, promovime, leksione etj, edhe kolegët e tyre nga Shqipëria, si: Androkli Kostallari, Dhimitër Shuteriqi, Aleks Buda, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Pirro Mani, Agim Zajmi, Nasho Jorgaqi etj.

Gjithnjë në kuadrin e kësaj marrëveshje dhe të një bashkëpunimi më të gjerë që synohej asokohe ndërmjet Universitetit Shtetëror të Tiranës, Akademisë sonë të Shkencave dhe institutive të tjera në varësi të saj, me homologet nga Kosova, Mali i Zi dhe Republika e Maqedonisë, mjaft shkrime, referate, kumtesa dhe studime të ndryshme të autorëve shqiptarë që jetonin e punonin në anën tjetër të kufirit, gjenin vënd dhe botoheshin në tekste të ndryshme që nxirrte Universiteti i Tiranës, Akademia e Shkencave dhe institucionet e tjera në varësi të saj. Por gjithësesi, Tirana zyrtare nuk e ulte për asnjë çast vigjëlencën ndaj “prurjeve” të anës tjetër të kufirit, përkundrazi, veprat e tyre shikoheshin me lupë.

Lidhur me këtë, bën fjalë edhe ky dokument arkivor, që mban datën 3 dhjetor 1974, ku studjuesi dhe kritiku i njohur i letërsisë, Koço Bihiku, i ka dërguar nje letër, Kareman Yllit, i cili asokohe ishte ndihmës i Hysni Kapos për problemet e arsim-kulturës, ndërsa për shumë vite pati shërbyer Rektor i Universitetit të Tiranës. Siç do të shohim edhe nga dokumenti në fjalë, problemi që ka shqetësuar Bihikun, i cili që nga ajo kohë dhe më pas (deri në fundin e periudhës së regjimit komunist) është njohur si një konservator dhe fanatik i zjarrtë i realizmit socialist, ka qenë “Konferenca Kombëtare e Studimeve për Luftën Antifashiste Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar”, që është mbajtur ato ditë. Ndër të tjera në materialin e asaj konference, do publikohej edhe referati i mbajtur nga profsorët Bedri Dedja dhe Dhimitër S. Shuteriqit, me tëmë: “Probleme të kulturës gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”.

Shqetësimi i Bihikut ka të bëjë me faktin, se autorët e referatit (Dedja dhe Shuteriqi), kanë konfonduar “studjuesit tanë” me tezën e prof. Rexhep Qosjes, i cili sipas tij (Bihikut), “ka futur në një thes letërsinë tonë të Luftës, me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”. Dhe kjo gjë sipas tij duhet të rregullohet, por autorët Bedri Dedja dhe Dhimitër Shuteriqi, nuk kanë pranuar ta ndryshojnë referatin, duke ndarë aty me “një vijë demarkacioni” qëndrimin e prof. Qosjes nga ai i “studjuesëve tanë”. Por kjo gjë duket nuk ka ndodhur, dhe për këtë arsye, Bihiku ka shkruar letrën në fjalë, ku në fund të saj shkruan: “Shoku Kahreman, po ju drejtohem me këtë letër me shpresë se do të ndërhyni që t’u ndërpritet rruga këtyre shfaqjeve jo korrekte midis nesh”.

Nuk dimë se si ka shkuar më tej fati i problemit që ngre Bihiku, por ajo që vihet re në letrën e tij për Kareman Yllin, është fakti që; edhe pse lidhur me tezat e prof. Qosjes (që “fut në një thes letërsinë tonë të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit”), janë pyetur instancat përkatëse, d.m.th. Komiteti Qëndror, përgjigjia ka qenë: “ta lënë në referat ashtu çështjen e Rexhep Qosjes, për të mos acaruar marrëdhëniet me të”.

Me shumë gjasa ku “lëshim” ndaj prof. Qosjes, ka të bëjë me qëndrimin e tij pro dhe në një linjë me politikën zyrtare që po ndiqte regjimi komunist i Tiranës, gjë të cilën e kemi parë edhe në një nga kapitujt paraardhës të këtij libri (raport-informacioni i prof. Androkli Kostallari për udhëheqjen lidhur me vizitën e prof. Rexhep Qosjes në Shqipëri në vitin 1970), ku Kostallari midis të tjerash shkruan: “Ai tha se: ‘Nuk ka botëkuptim tjetër përveçse atij marksisit-leninist’, se ‘I bëhet zemra mal’ kur shikon zhvillimin e vrullshëm të

Shqipërisë në këta 25 vjet që të bindin se ‘mund të shkurtohet historia”. “Kryesorja, – tha ai, – është se ju të gjitha këto i bëni duke u mbështetur në forcat tuaja”. Ai tha se: “Eshtë i bindur se vetëm socializmi mund ta shpëtonte popullin shqiptar nga gjendja e mjeruar dhe e prapambetur në të cilën ndodhej në të kaluarën”.

Ndoshta nga ky “konstatim” i prof. Qosjes, për regjimin komunist të Enver Hoxhës, ka ardhur dhe qëndrimi zyrtar ndaj tij, deri në fundin e viteve ’80-të, kur Ramiz Alia (në 29 gusht 1989), në një nga mbledhjet e Sekretariatit të Komitetit Qëndror të PPSH-së, porosiste Foto Çamin që Rexhep Qosja të ftohej në Shqipëri dhë të promovohej libri i tij, “Porosia e madhe”. (Shiko: “Kadare në 101 dokumentet e Pallatit të Endrrave”, Dashnor Kaloçi, botim i UET PRESS, Tiranë 2016, kapitulli 96, fq.542). Gjë e cila nuk lë asnjë mëdyshje se ai (Qosja) ishte njeri i preferuar i regjimit komunist të Tiranës, apo më saktë nuk i binte ndesh atij regjimi. Ashtu si pjesa më e madhe e dokumenteve të këtij libri, edhe ky publikohet i plotë.

Letra e Koço Bihikut për Kahreman Yllin

Shoku Kahreman

Këto ditë u mblodh redaksia e “Studimeve Filologjike” e cila vendosi të botojë materialet e Konferencës Kombëtare të Studimeve për Luftën Antifashiste Nac-Çlirimtare të popullit shqiptar, ndër të tjera edhe referatin e Bedri Dedes dhe të shokut Dhimitër S. Shuteriqit “Probleme të kulturës gjatë Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare të popullit shqiptar”.

Në referat ka shumë pasaktësi lidhur me ato që janë thënë rreth çështjes së lindjes së realizmit socialist në letërsinë shqiptare, por ajo, që sipas mendimit tim, duhet të ndreqet para se të botohet në revistën tonë, është fakti që autorët e referatit duke polemizuar me studjuesit tanë, përfshijnë në atë edhe Rexhep Qosjen, duke iu atribuar kështu të parëve pikpamjet e këtij të fundit, gjë që nuk është aspak e drejtë. Kështu p.sh. në fq. 19 të referatit thuhet: “Ka edhe një tezë, e cila e fut në një thes letërsinë tonë me të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit, gjer në fillim të viteve ’60-të, Nga kjo pozitë historiografinë tonë të letërsisë e quajnë më shumë histori të ideve politiko-shoqërore dhe vetë letërsinë “angazhim ideologjik”.

Duke lënë mënjanë faktin se në studimin e Rexhep Qosjes bëhet fjalë jo për për lindjen e realizmit socialist, të cilin ai nuk e njeh fare për të tillë, por për çështjen e periodizimit, mua më duket që më e drejtë është që ky pasazh në referat të distancohet nga paraqitja e mendimeve të studjuesëve tanë, duke thënë në fund të paraqitjes së tezave të shokëve tanë, se ka studjues të jashtëm, të cilët e fusin në një thes letërsinë tonë të Luftës me atë të viteve ’30-të dhe të pasçlirimit.

Kahreman Ylli

Ky propozim u pranua nga e gjithë redaksia e revistës dhe u ngarkua kryeredaktori që t’ua trasmetojë autorëve. Shoku Bedri Dedja refuzoi që të bëjë ndryshime në referat, duke thënë se referati është botuar dhe kësisoj është sanksionuar nga organet e larta. Ata që kanë mendimin e kundërt, le t’i shprehin në faqet e organeve tona. Lidhur me Rexhep Qosen, tha se ka biseduar në instancat përkatëse, të cilat i kanë thënë ta lë në referat ashtu çështjen e Rexhep Qosjes, për të mos acaruar marrëdhëniet me të.

Shoku Androkli si kryeredaktor na njoftoi këtë mendim të shokut Bedri Dedes, duke shtuar se nuk mund të ngrihet kundër vullnetit të autorëve.

Mua nuk më duket e drejtë që kjo çështje po zgjidhet në këtë mënyrë, sepse ky është një qëndrim jo korrekt ndaj studjuesëve tanë, të cilët s’ka arsye që t’i konfondojmë me Rexhep Qosen, që qëndron në pozita krejt të kundërta ideollogjike dhe metodologjike me ne. Asnjë nga studjuesit tanë nuk përdor për letërsinë fjalën “angazhim ideologjik”, dhe nuk mendon se në zhvillimin e letërsisë “rëndësi vendimtare”, kanë faktorët e zhvillimit të saj të brendshëm, siç thonë autorët e referatit. Këmbngulja e shokëve Bedri Dedja dhe Dhimitër Shuteriqi për të mos bërë fare ndryshime në referat lidhur me këtë pikë, nuk më duket e rregullt.

Shoku Kahreman, po ju drejtohem me këtë letër me shpresë se do të ndërhyni që t’u ndërpritet rruga këtyre shfaqjeve jo korrekte midis nesh.

3.XII.1974

Me respekt, Koço Bihiku

Marrë nga Memorie.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

dikur dikur koço bihiku rexhep qosja koço bihiku rexhep qosja

Sondazh

Poll
Art&Argëtim 4 Dhjetor 2020, 12:46

PRISHTINE- Gazetari Berat Buzhala i është bashkuar reagimeve në rrjet pas publikimit të shifrave për pagesën e kursit të “suksesit” nga aktori Ermal Mamaqi. Në ...

Art&Argëtim 4 Dhjetor 2020, 10:53

TIRANË– Gazetari investigativ Artan Hoxha ka shprehur habinë me kursin e ofruar nga aktori i humorit, Ermal Mamaqi për të gjithë ata persona që duan të bëh...

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje