Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike, Ferdinand Xhaferri ka nisur interpelancën me ministren e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, ai renditi një më një të gjithë faktet që sipas tij bëjnë portin e Durrësit, aferën më madhe korruptive në vend që sipas tij e heq Shqipërinë nga linjat kryesore të transportit. Në fjalën e tij, Xhaferaj tha se tashmë është kjo kompani offshore që po bën shitjet e apartamenteve për projektin në portin e Durrësit, duke renditur tetë fakte, të cilat sipas tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një aferë korruptive. Sipas tij, më 21 prill të vitit 2021, Rama vendosi që ta nxjerrë portin nga boshti perëndimor për ta kthyer atë në një kompleks vilash pas asnjë vlerë për Durrësin dhe Shqipërinë. Madje shtoi se porti rrezikonte edhe marrëdhëniet me aleatët dhe cënon sigurinë kombëtare si edhe atë të NATO-s pasi konsiderohet si porti i vetëm në rajon që ka kapacitetet për dislokimin e trupave të kësaj aleance në Mesdhe.
“Jeni te gatshem te rrezikoni edhe marrdhenien me aleatet strategjik sic eshte NATO. Kjo sepse më 4 maj 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Pa nje plan per portin ekzistues dhe per garantimin e marredhenies strategjike me aleatet, si pretendoni te jemi nje vend kredibel dhe partner serioz? Keto 8 fakte jane te pamohueshme, ne ndryshim nga fabulat e ngritura nga Qeveria 3D per te mbuluar kete mega afere korruptive. Eshte e qarte se nuk i trembeni qytetareve, por shpresoj ti trembeni drejtesise,“-tha në fjalën e tij deputeti.
FJALA E PLOTë E XHAFERRIT Në FOLTOREN E KUVENDIT:
Fakti 1 – Ligji 145, datë 3 Dhjetor 2020 parashikon marreveshjen me Emiratet Arabe. Në nenin 6 te marreveshjes I cili merret ne menyre eksplicite me Portin e Durresit, citohet se kjo marreveshje nuk i nenshtrohet asnje procedure prokurimi publik duke shmangur qartazi dhe haptazi konkurencen.
Perkatesisht Neni shpreh se: “Palët kanë rënë dakord për një listë të projekteve specifike, që konsiderohen të një natyre strategjike: Ri-zhvillimi i Portit të Durrësit…” Dhe më poshtë po ky nen bën të qartë se: “Programet dhe projektet strategjike, të rëna dakord, në përputhje me këtë Marrëveshje, nuk do … i nënshtrohen prokurimit publik, tenderit publik, procedurës konkurruese, publike ose ndonjë procedure tjetër, të përcaktuar në legjislacionin kombëtar të Shqipërisë ose të Emirateve të Bashkuara Arabe”. Pra, qe ne gjeneze projekti eshte perpiluar per te shmangur transparencen dhe konkurrencen.
Fakti 2 – Pseudo investimi eshte ne mosperputhje te plote me Marreveshjen e Stabilizim Asocimit te lidhur me Bashkimin Europian. Neni 71 i MSA-se flet per Konkurencen: Ky nen bën të qartë se nuk je duke respektur marrveshjen nese … jep ndihmë shtetërore që shtrembëron konkurencën duke favorizuar sipërmarrje të caktuara… Neni 74 i se njejtes marreveshje thekson per Kontratat publike se: Palët deshirojnë … liberalizimin e kontratave publike në bazë të parimit të mos-diskriminimit…
Duke pasur parasysh keto shkelje problematike si edhe kushtet ne te cilat eshte konceptuar investimi ne port, europarlamentari Michael Gahler, zv. Kryetar i Komisionit për Cështje të Jashtme në Parlamentin Europian ka shprehur shqetesim se „procedura e ndjekur është në kundërshtim me marrëveshjet që ka nënshkruar qeveria dhe se marrveshjet janë shkelur“. Vetem interesa te medha korruptive mund te shtyjne nje qeveri perfituese nga mbeshtetja europiane te kundershtoje hapur marreveshje me BE-ne.
Fakti 3 – eshte deshmi e hapur se projekti nuk ka as per qellim te zhvilloje nje port ne sherbim te qytetit, as ne sherbim te turizmit, por nje kompleks per nje grusht te vogel njerezish pa impakt ne ekonomine e Durresit apo me gjere.
Perkatesisht, Vendimi i KM, Nr. 861, datë 29.12.2021
PËR TRANSFERIMIN NË FONDIN E PASURIVE TË PALUAJTSHME PËR MBËSHTETJEN E INVESTIMEVE STRATEGJIKE, TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE, NË ZONËN KADASTRALE NR. 8514, BASHKIA DURRËS, PËR ZHVILLIMIN DHE REALIZIMIN E PROJEKTIT INVESTUES STRATEGJIK “MARINA DHE JAHTET E DURRËSIT (DURRËS YACHTS & MARINA)”, DHE PËR NDRYSHIMIN E PËRGJEGJËSISË SË ADMINISTRIMIT, NGA AUTORITETI PORTUAL DURRËS TE MINISTRIA E FINANCAVE DHE EKONOMISË
Këshilli i Ministrave VENDOSI: Transferimin në fondin e pasurive të paluajtshme për mbështetjen e investimeve strategjike (FPPMIS), i cili administrohet nga ministria përgjegjëse për ekonominë, të pasurive të paluajtshme shtetërore në zonën kadastrale nr. 8514, Bashkia Durrës, me sipërfaqe totale 80.9 (tetëdhjetë pikë nëntë) ha, … që i bashkëlidhen këtij vendimi dhe janë pjesë përbërëse të tij. Pra do te transferohen 81 ha prone publike . Ne drejtim dhe per llogari te kujt? Në hyrje të portit të Durrësit prej disa javësh është vendosur zyra e shitjes së Symphony Group of Comopanies, kompania offshore per te cilen sherbeu si mburoje grupi EMAAR. Nje tabele “Durrës Yacht Marina” eshte prej muajsh I vetmi investim I bere ne zonen e portit. Pa një projekt të detajuar, qeveria shqiptare ka urdheruar transferimin e 80.9 hektarëve tokë nga Bashkia e Durrësit te Ministria e Infrastrukturës për llogari të nje Simfonie. Çmimi i tregut, më të cilin shitet toka në këtë zonë, është rreth 2000 euro metri katror. Nëse i bëjmë llogaritë, projekti shtrihet në rreth 800 0000 metra katrorë tokë, vlera e së cilës është rreth 1.6 miliardë euro. Me tej, ju ftoj te mos permendni me investime te kompanise EMAAR pasi eshte e qarte se EMAAR jo vetem nuk ka historik te mire ne Ballkan sic eshte deshtimi qe ka pasur ne Serbi, por mbi te gjitha kompania e perfshire ne Port eshte ajo offshore e nisur vetem pak muaj para fillimit te kesaj afere ne ishujt Cayman. Nje dosje e gatshme per SPAK. Kjo vlere e cila I takon qytetareve te Durresit eshte e qarte se nuk do ti kthehet atyre, pasi kompanite offshore te zgjedhura pa transparence e pa konkurence nuk kane treguar se kane per qellim ti sherbejne qytetareve apo zhvillimit ekonomik te vendit.
Fakti 4 – qendron tek vete godina që shërben si qëndër shitjesh. Kjo është hallka e parë e zinxhirit të grabitjes së pronës më me vlere te Durrsakeve. Në muajn Korrik të vitit të kaluar kam denoncuar grabitjen që i është berë portit të Durrësit duke i marrë këtë ndërtesë. Janë 25 zyra të mëparshme të administratës se portit dhe 1500 meter katror parkim që u kthyen ne “sales center”. U zbrasen naten dhe njerezit qe i kane sherbyer prej vitesh portit u degdisen larg tij. Mbi cfare dispozite apo urdheri u moren?
Fakti 5 – qendron tek vlera e investimit. Nga konsultimi me ekperte te detarise me rezulton se investimi per portet e jahteve te permaseve të ngjashme eshte mesatarisht 50 deri ne 60 milion euro. Edhe historia e investimeve ne rajon dhe ne vend e mbeshtet kete fakt. Ju kujtoj se dy vite me pare në datën 7 Tetor 2019 keni miratuar një koncesion për: Bashkimin e Përkohshëm të Shoqërive “Praslin Investment” sh.p.k. dhe “R&T” sh.p.k sipas partneritetit publik privat të portit të jahteve “Marina Rodon”, propozim i kërkuar me vlerë investimi prej 883,461,666 Lekë, pa TVSH.
Neqoftese keni ndonje kunder argument se ky port eshte I nje permase me te vogel se ai I Durresit, ju them se nje qeveri me institucione te pergjegjshme si ajo ne Kroaci, ne fillim te ketij viti, ka filluar ndertimin e nje porti jahtesh ne Rjeka ne bashkepunim me nje kompani prestigjoze Gjermane. Ky investim e ka vleren 50 milion euro.
Fakti i 6 – ka te beje me planin e pergjithshem vendor i miratuar me vendimin 1 date 15 Prill 2021. Ne Gusht te te njejtit vitkeni miratuar edhe planin e detajuar vendor. Sipas parashikimeve te Planit te Pergjithshem Vendor njesite strukturore jane 93 perqind banim dhe 7 perqind sherbime. Pra, edhe nje deshmi se shume se nuk kemi te bejme me nje projekt turistik ne sherbim te qytetit por me nje afere korruptive ne llogari te kompanive offshore.
Fakti i 7 – deshmon se qe ne gjeneze kjo eshte nje afere e paster korruptive eshte vete tenderi per spostimin e hidrovorit te Durresit ne Porto Romano per llogari te portit që do spostohet atje.
Perkatesisht, ne Buletinin e Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik
NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA
Objekti i kontratës/marrëveshjes kuadër : REHABILITIMI I INFRASTRUKTURES SE RRJETIT NE ZONEN E PORTO ROMANOS-KËNETË DHE SISTEMIMIN E RRJETIT TË UJRAVE TË SHIUT NË ZONËN
Fondi / vlera e përafërt e kontratës: 1’972’599’359 (një miliard e nëntëqind e shtatëdhjetë e dy milion e pesëqind e nëntëdhjetë e nëntë mijë e treqind e pesëdhjetë e nëntë) lekë. Fituesin e keni shpallur me 31 Dhjetor.
Buletini i Posaçëm Nr. 191 datë 31 Dhjetor 2021 Agjencia e Prokurimit Publik
NJOFTIME FITUESI PËR PROCEDURATË KUFIZUARA
BASHKIA DURRËS
FORMULARI I NJOFTIMIT TË FITUESIT
Edhe ky tender deshmon se incentiva juaj e vetme eshte maksimizimi I korrupsionit.
Fakti i 8 – se jeni te gatshem te rrezikoni edhe marrdhenien me aleatet strategjik sic eshte NATO. Kjo sepse më 4 maj 2021 kur, Gjenerali Chris Cavoli, komandant i Ushtrisë Amerikane në Evropë dhe Afrikë, vizitoi portin historik të Durrësit ai u shpreh se“porti i Durrësit ka një qasje strategjike, si i vetmi port me kapacitete për të realizuar dislokimin e trupave në rajonin e Detit të Zi“. Pa nje plan per portin ekzistues dhe per garantimin e marredhenies strategjike me aleatet, si pretendoni te jemi nje vend kredibel dhe partner serioz? Keto 8 fakte jane te pamohueshme, ne ndryshim nga fabulat e ngritura nga Qeveria 3D per te mbuluar kete mega afere korruptive. Eshte e qarte se nuk i trembeni qytetareve, por shpresoj ti trembeni drejtesise.
LAJMI KRYESOR: KUVENDI- Votohet zgjatja e mandatit të Vettingut, interpelancë për Portin
(k.m/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË– Kryetari i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi duket se nuk e ka vendosur akoma se cila do të jetë vota e tij për sot në lidhje me...
TIRANË – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ironizoi kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në seancën e sotme ple...
TIRANë – Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi tha se vota pro e Partisë Demokratike për zgjatjen e afateve të vettingut i lë të d...
TIRANË– Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule ka marrë pjesë në procesin e zhvilluar në Kuvend dhe ka votuar pro zgjatje...
TIRANË– Deputeti i Partisë Demokratike Salianji deklaroi ditën e sotme se nuk ka asnjë marrëveshje të fshehtë me PariTë Socialiste. Përballë gazetarë...
TIRANË – Aleati i Partisë Demokratike Agron Duka hodhi votën në kutinë e votimit për çështjen e zgjatjes së organeve të vettingut të drejtësis...
TIRANË– Deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha që janë pjesë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike nuk marrin pjesë më...
TIRANË– Deputetët mbështetës të ish-kryeministrit Sali Berisha që janë pjesë të Komisionit për Rithemelimin e Partisë Demokratike nuk marrin pjesë më...
TIRANË– Ditën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë u zhvillua interpelanca mes ministres së Bujqësisë Frida Krifca dhe deputeti i Partisë Socialiste Erio...
TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar në sallë pasardhësin e tij në detyrë, Edi Rama pasi dëshironte që t’i kërkonte llogari për skandalin...