LIVE UPDATES
Politike

Portugalia s’ka në “llogari” zgjerimin e BE-së/ Nervozizëm në Tiranë, kryenegociatori Zef Mazi: Nuk e bes

5 Janar 2021, 07:03 Nga DOSJA
Portugalia s’ka në “llogari” zgjerimin e BE-së/

TIRANË– Portugalia, vendi që ka marrë presidencën e radhës së OSBE-së, duket se nuk e ka në planin e saj të punës zgjerimin e Bashkimit Europian apo vëmendjen ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Për të nisur zyrtarisht dertyrën, drejtuesit politikë të Portugalisë kanë planifikuar një sërë takimesh duke bërë publike edhe tre prioritetet e saj kyçe.

Ministri i Jashtëm i Portugalisë, foli për; “forcimin e marrëdhënieve me administratën e re në SHBA, me Amerikën Latine, me Afrikën apo me zonën Indo-Paqësore, më konkretisht përmes një Samiti BE-Indi dhe me miqtë tanë në Lindje, që do të takohen në një Samit të Bashkëpunimit Lindor.” Pra askund nuk përmendej tema e zgjerimit dhe integrimit. 

Për të komentuar qëndrimin e OSBE-së, për JavaNews ka reaguar vetë kryenegociatori i Shqipërisë, Zef Mazi. Në reagimin e tij të parë pas marrjes së detyrës nga Portugalia, ai u shpreh se për ta kishin më shumë fqinjët në kontinentet e tjera sesa zgjerimi i BE-së, duke dhënë edhe një mesazh të fortë. 

“BE, Këshilli, Komisioni Evropian dhe shtete anëtare, do duhet të prononcohen qartë nëse ka ndryshuar ose jo strategjia e zgjerimit të BE që është vendosur nga Këshilli zyrtarisht sa e sa vite më parë në mbledhje të nivelit të lartë!,”-u shpreh ndër të tjera Mazi. 

INTERVISTA E PLOTË:

z. Mazi, sot mësuam për prioritetet e Presidencës portugeze të Bashkimit Evropian. Aty nuk gjejmë referencë për zgjerimin. Si e shihni këtë?

Duke vendosur së bashku në një kornizë gjithë pikëzat e mesazheve në muajt e fundit të vitit 2020, kjo mospërmendje e zgjerimit të BE-së ndër prioritetet e presidencës portugeze nuk erdhi si surprizë. Analizuar nga afër, teksti i prioriteteve, aq sa mund të deduktohet sot për sot, për presidencën portugeze kanë më shumë rëndësi fqinjët në Afrikë dhe Amerikën Latine sesa përfshirja në BE, domethënë zgjerimi i BE. Nuk kam degjuar deri tani që ka ndryshuar strategjia e BE për zgjerimin! Nuk e besoj se ka ndryshuar! Presidenca portugeze mund të thotë më shumë për ketë.

Zgjerimi i BE-se ka qenë pjesë e prioriteteve të presidencave të mëparëshme. Apo jo?

Sa kujtoj, ndoshta është e para presidencë e BE-së këto tre vitet e fundit, nëse nuk gaboj, që nuk gjen as pak fjalë për t’iu referuar paketës së zgjerimit të BE, domethënë vendimit strategjik politik të BE-së për zgjerimin. Mosdakordësia e Çekisë dhe Sllovakisë për paketën e zgjerimit në dhjetor 2020, pas deklaratës së përbashkët të dy kryeministrave të ketyre dy vendeve, ka pasur ndikimin e saj në këtë listim konçiz të prioriteteve të presidencës portugeze.

Në çfarë drite e shihni këtë fakt të mosreferimit të zgjerimit?

Ndonjë mund të fshihet pas këtij listimi prioritetesh, të ketë qenë ose të jetë dakord. Unë nuk besoj që ky është qëndrim inteligjent. Nëse është keshtu, kjo paqartësi nuk mund të mbahet gjatë.BE, Këshilli, Komisioni Evropian dhe shtete anëtare, do duhet të prononcohen qartë nëse ka ndryshuar ose jo strategjia e zgjerimit të BE që është vendosur nga Këshilli zyrtarisht sa e sa vite më parë në mbledhje të nivelit të lartë! Unë jam optimist, megjithë interpretimet e ndryshme, se strategjia nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë. Tani për tani mund të shohim përjekje apo ndonjë pozicionim jo të favorshëm, për t’i shtyrë në kohë disa gjëra, por jo për t’i pezulluar. Jemi vetem në ditën e katërt të një viti të gjatë, të vështirë, ku operojnë dy presidenca të Këshillit. Koha, ecuria e punëve do tregojë më shumë e më qartë.

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkimi europian osbe zef mazi bashkimi europian osbe zef mazi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj