LIVE UPDATES
Bota

Prej një viti nën vëzhgim, Dick Marty kundër Zvicrës: Të zgjidhin çështjen time sa më parë

14 Prill 2022, 17:28 Nga DOSJA
Prej një viti nën vëzhgim, Dick Marty kundër Zvicrës:

ZVICËR-Ish-senatori zviceran, Dick Marty, që nga viti i kaluar është futur në një masë sigurie të rreptë pas një kërcënimi serioz për jetën e tij. Tek tash ai ka vendosur të flasë hapur dhe të drejtojë gishtin nga serbët për t’i demaskuar ata, të cilët po i akuzon si autorë të komplotit për ta lënë të vrarë atë. Por, ai ankohet edhe në vetë shtetin e tij që nuk po e neutralizon kërcënimin ndaj tij tash e një kohë, duke akuzuar se këtë po e bën për arsye politike.

Për ish-raportuesin e Këshillit të Europës krejt së fundi kanë raportuar mediat zvicerane, që thirren në shërbimin sekret zviceran, se inteligjenca serbe ka planifikuar vrasjen e Martyt, për t’ia hedhur më pas fajin Kosovës. Raporti i Martyt i vitit 2010 me të cilin akuzoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës për krime lufte, çoi në ngritjen e Gjykatës Speciale dhe vendosjen në bankën e të akuzuarve të krerëve të ish- gueriles kosovare.

Zyra Federale e Policisë së Zvicrës, në një përgjigje për Gazetën Express ka konfirmuar se nga dhjetori i vitit 2020 ka qenë një situatë serioze e kërcënimin ndaj Dick Martyt. Dhe për këtë arsye, policia zvicerane që nga kjo kohë është angazhuar për ta mbajtur Martyn larg shënjestrës së atentatorit.

Përveç aspekteve të së drejtës penale, çështja përfshin në veçanti garantimin e sigurisë personale dhe gjithashtu ka komponentë politikë për shkak të kontekstit të supozuar transnacional. Për këtë arsye, autoritete të ndryshme federale dhe kantonale janë të përfshira në këtë rast në fushat e tyre përkatëse të përgjegjësisë. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Zvicrës, fedpol dhe autoritetet e tjera partnere kanë marrë masa gjithëpërfshirëse në këtë kontekst”, thuhet në përgjigje.

Për të garantuar sigurinë, policia federale zvicerane thotë se mori masa të gjera mbrojtëse bazuar në një vlerësim të rregullt të situatës, duke përfshirë sigurinë në mjedisin e afërt të Martyt (kjo përfshin të ashtuquajturën mbrojtje të ngushtë gjatë paraqitjeve në hapësira publike ose masa mbrojtëse teknike, për shembull në vendbanim).

“Këto masa mbrojtëse janë zbatuar në bashkëpunim me policinë kantonale. Masat e sigurisë dhe të mbrojtjes janë ende duke u zbatuar, për këtë arsye – për të mos cenuar në mënyrë të panevojshme efektivitetin e tyre – nuk bëhen të ditura detaje për këtë”.

Megjithatë, Marty s’është i kënaqur me punën e autoriteteve zvicerane, sepse do që frikës së tij t’i vijë fundi.

“Këshilli Federal ka ndërhyrë dy herë në çështjen time; mungesa e një strategjie për të neutralizuar kërcënimin ndaj meje është për arsye politike, të konsideruara më të rëndësishme se sundimi i ligjit. Berni zyrtar nuk dëshiron të ketë probleme me askënd, por në realitet ka qenë gjithmonë pak i tillë. Më vjen keq që asnjë nga politikanët përgjegjës për këto vendime nuk deshi të më jepte një shpjegim”, tha Marty në një intervistë për një radio zvicerane.

Marty tha se për hir të respektit ndaj autoritetit gjyqësor federal ka qëndruar i heshtur për këtë, por se iu bë i tepërt presioni mbi familjen e tij dhe veçanërisht mbi nipërit e tij.

“Me këtë gjest dua të demaskoj edhe dizajnin kriminal që përndryshe do të kishte gëzuar heshtjen, aftësinë për të lëvizur në hije dhe për të krijuar habi. Nuk duhet të kemi frikë nga zhurma e të këqijve, por nga heshtja e të ndershmëve”, ka thënë Marty.

Marty po ua lë fajin serbëve edhe për orkestrim të urrejtës ndaj tij, derisa mohoi se ka pasë gisht në arrestimin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Për disa arsye, shtypi shqiptar filloi të më targetojë mua si dhe janë adresuar fjalë të urrejtjes edhe në parlament, pavarësisht se unë s’kam pasur asgjë të bëjë me arrestimin e presidentit Hashim Thaçi. Megjithatë, më vonë u zbulua se ishte një operacion i orkestruar nga elemente të grupeve ekstremiste serbe brenda shërbimit sekret që donin t’ia linin fajin Kosovës për atentatin ndaj meje”.

Marty, në një ndër intervistat e tij, tha se ishte e habitshme për të që kërcënimi nuk erdhi nga ata “që unë akuzova, por erdhi nga kundërshtarët e tyre”./Gazeta Express/

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

rajoni rajoni kercenohet dick marty kosova ne hage kercenohet dick marty kosova ne hage

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj