LIVE UPDATES
Sport

Presidenti Becali befason me idetë anti-vaks, nuk do të luajnë lojtarët e vaksinuar!…

23 Shkurt 2022, 17:02 Nga DOSJA
Presidenti Becali befason me idetë anti-vaks, nuk do të luajnë

RUMANI – Presidenti i Steaua të Bukureshtit, Gigi Becali, njoftoi mes polemikave, se klubi kryeqytetas në pronësi të tij, nuk do të preferojë të luajnë dhe të aktivizojë lojtarët që kanë bërë vaksinën kundër Covid-19.

Biznesmeni dhe politikani kontravers rumun e motivoi qëndrimin e tij të bujshme, duke argumentuar se njerëzit e vaksinuar “humbin forcën e tyre” dhe se njerëzit e vaksinuar kundër virusit vdesin në spitale, ndryshe nga ata që refuzuan vaksinën.

Becali argumentoi qëndrimet e tij anti-vaks gjatë një interviste me gazetarin Emanuel Rosu: “Nuk i patë ata në Cluj? Me Rapid lojtarët u dukën të fikur. Ata flinin në fushë. Të gjithë të vaksinuarit e humbasin forcën e tyre. Unë këtë e shoh tek lojtarët e mi të vaksinuarit. Covid nuk i prek disa, por i prek ata që janë më të rritur”.

Këto deklarata shkaktuan një reagim të furishëm nga qeveria e vendit. RO Vaccinare, faqja zyrtare në Facebook e platformës kombëtare të informacionit të qeverisë për vaksinimin, është përgjigjur ashpër:

“Futbollistët e vaksinuar nuk humbasin forcën e tyre, pasi vaksinohen kundër Covid-19! Vaksinimi kundër Covid-19 nuk ndikon në performancën sportive. Përkundrazi, ka mjaft studime që tregojnë se infeksioni Sars CoV-2 lë pasoja afatgjata (Covidi i gjatë) dhe këto mund të ndikojnë në performancën e sportistëve.”

B.T (Dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

sport sport biznesmeni dhe politikani kontravers rumun gigi becali pronari dhe presidenti i steaua të bukureshtit se njerëzit e vaksinuar "humbin forcën e tyre" biznesmeni dhe politikani kontravers rumun gigi becali pronari dhe presidenti i steaua të bukureshtit se njerëzit e vaksinuar "humbin forcën e tyre"

Sondazh

Poll