Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
MAL I ZI- Presidenti i Malit të Zi, i cili akuzoi qeverinë aktuale për paqëndrueshmëri, beson se një koalicion i ri i gjerë mund të formohet shumë shpejt. Në këtë kuptim, Millo Gjukanoviq shtoi se sheh potenciale demokratike në Lëvizjen Qytetare të URA-s së Dritan Abazoviqit.
Në të njëjtën kohë, ai e përjashtoi mundësinë e partneritetit të DPS-së me Frontin Demokratik. “Unë ende njoh disa kapacitete demokratike midis Demokratëve dhe URA-s”, tha Gjukanoviq.
Ai beson se është e mundur të arrihet një koalicion më i gjerë dhe mendon se do të ishte i dobishëm për Malin e Zi. “Na duhet të na jepet një shans dhe mendoj se do ta institucionalizojmë atë shumë shpejt”, tha Gjukanoviq.
Ai përsëriti se qeveria aktuale u formua nën kujdesin e një komuniteti fetar – Kishës Ortodokse Serbe dhe e quajti periudhën pas 30 gushtit të vitit të kaluar, kur DPS-ja e tij humbi pushtetin pas 30 vjetësh, “fillimi i sezonit të ngrënies”.
Gjithçka që ka të bëjë me DPS-në po hahet. Sulmet janë një arsye shqetësimi dhe një arsye për një reagim që nuk është gjithmonë institucional”, tha Gjukanoviq mbrëmë në një intervistë në Televizionin Publik Malazez, TVCG.
Ai deklaroi se rezultatet e zgjedhjeve parlamentare nuk janë e drejta për ta përmbysur shtetin.
“Nëse dikush guxon në qëllimin e tij të çmendur t’i interpretojë rezultatet e zgjedhjeve parlamentare si e drejtë për ta përmbysur shtetin, unë me të vërtetë mendoj se nuk ka asnjë lidhje me politikën. Çfarë mendoni, nëse dikush sulmon shtëpinë tuaj, ju duhet të mblidhni një këshill familjar për të biseduar ndërsa dikush po ua shkatërron shtëpinë? Jo. Ju duhet ta mbroni shtëpinë”, tha Gjukanoviq./Express/
Cila mendoni se është alternativa më e mirë:
ISHUJT E VIRGJËR BRITANIKË – Akuzat për korrupsion sistemik, frikësim të jurisë dhe keqpërdorim të fondeve publike po transmetohen në një sallë ...
AFGANISTAN– Udhëheqëset afgane po u bëjnë thirrje vendeve anëtare të OKB-së që të bëjnë presion ndaj talebanëve që ata të mbajnë premtimet e të lejojnë gr...
AUSTRALI– Pas gati nëntë muajsh masazh izoluese, popullsia pesë milionëshe e qytetit australian Melburn do të lejohet të qarkullojë lirisht dhe pa maska n...
ITALI – Njëqind e njëzet e tetë emigrantë dhe refugjatë në dy varka rrezikojnë të mbyten në Mesdheun qendror.Sipas La Republica, në varkën e parë, e cila ...
SHBA– Mos blini ose hani qepë të freskëta të kuqe, të bardha ose të verdha nëse ato janë importuar nga Chihuahua, Meksikë. Qendrat për Kontrollin dhe Para...
SHBA – Jacob Funk Kirkegaard një anëtar i lartë në Fondin Gjerman Marshall (GMF), ka qënë i ftuar në Bloomberg TV për të diskutuar lidhur me dorëheqjen e...
SERBI– Besiana Kadare do të jetë sërish ambasadore e Shqipërisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).Sipas medias...
MBRETËRI E BASHKUAR – Samiti i klimës Cop26 i Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të shërbejë si një urë lidhëse mes vendeve të zhvilluara dhe aty...
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Shëndetësisë:24 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës...
NORVEGJI- Dy studime të reja kanë treguar se vaksinimi i grave shtatzanë nuk ka asnjë ndikim negativ te fetusi apo ndërprerja e shtatzanisë.Një studim i botuar ...