LIVE UPDATES
Politike

Meta kërkesë institucioneve: Shtyni afatin për skadimin e ID, 800 mijë shqiptarë rrezikojnë të ngelen pa votuar

5 Mars 2021, 10:52 Nga DOSJA
Meta kërkesë institucioneve: Shtyni afatin për skadimin e ID, 800

TIRANË– Presidenti i Republikës, Ilir Meta i kërkon qeverisë, Kuvendit dhe Ministrisë së Brendshme rregullimin e kuadrit ligjor për të mundësuar shtyrjen e afatit të skadimit për kartat e identitetit. Në një kërkesë dërguar institucioneve kryesore në vend, kreu i shtetit thotë se janë rreth 800 mijë shqiptarë me të drejtë vote që iu skadon karta e identiteti dhe duhet që të bëhet shtyrja e afatit. Më herët edhe opozita e bashkuar ka bërë të njëjtën kërkesë.

Kërkesa e plotë e Ilir Metës:

Siç mund të jeni vënë në dijeni, përmes medias audiovizive, elektronike, apo të shkruar, si President i Republikës realizova një takim me përfaqësues të shoqërisë civile, që në fokus të veprimtarisë së tyre kanë dhe monitorimin e proceseve zgjedhore ne vendin tonë. Diskutova me ta, mbi ecurinë e deritanishme të procesit përgatitor për zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë, me qëllim informimin dhe sensibilizimin e qytetarëve për pjesëmarrje në këto zgjedhje.

Në këtë takim përveç problematikave të tjera, përfaqësuesit e shoqërisë civile evidentuan si një çështje shumë serioze dhe zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit (pasaportave dhe kartave të identitetit -ID), për shkak se, një numri të lartë të qytetarëve u skadon afati i vlefshmërisë së këtyre dokumentave.

Lidhur me këtë temë, dhe përsa është bërë publike, edhe përfaqësuesit e opozitës së bashkuar, pak ditë më parë, përmes një letre zyrtare drejtuar Ministrit të Brendshëm kanë kërkuar shtyrjen e afatit të vlefshmërisë të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike deri më 30 prill 2021, në mënyrë që në zgjedhjet e përgjithshme për Kuvendin e Shqipërisë të datës 25 prill 2021, të krijohet mundësia për të ushtruar të drejtën themelore kushtetuese të votës edhe ata qytetarë që ende nuk kanë apo nuk do munden të rinovojnë dokumentin e identifikimit.

Sipas asaj që bëhet prezente në këtë shqetësim të shoqërisë civile dhe të opozitës , një numër i madh qytetarësh rrezikojnë të mos marrin dot pjesë në zgjedhje për shkak të skadimit të afatit të përdorimit/vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit, përpara apo deri në datën 25 prill 2021.

Po sipas të dhënave të bëra publike, aktualisht përllogaritet se, në total janë rreth 800 000 shtetas me të drejtë vote, të cilët rrezikojnë të mos marrin pjesë në zgjedhjet e datës 25 Prill 2021, për shkak se dokumenti i tyre i identifikimit, ka skaduar, apo skadon deri ditën e mbajtjes së zgjedhjeve.

Duke ju referuar numrin të zgjedhësve prej (1 613 960 zgjedhës) që morën pjesë dhe votuan në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2017, rezulton se, shifra prej 800 000 shtetas të cilëve u skadon afati i vlefshmërisë së dokumentit të identifikimit është sa gjysma e pjesëmarrësve në zgjedhjet e përgjithshme pararendëse, ç’ka përbën një fakt tepër shqetësues.

Duke e vlerësuar me shumë seriozitet e përgjegjshmëri këtë çështje, nga shqyrtimi paraprak i mënyrave të zgjidhjes së kësaj çështjeje për zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të idenfitikimit, së fundmi rezulton se, Këshilli i Ministrave me Aktin Normativ nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”, ka zgjatur afatin e vlefshmërisë së pasaportave të shtetasve shqiptarë që u përfundonte afati brenda vitit 2020, deri në datën 31 dhjetor 2020.

Ky akt normativ është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë me ligjin nr. 77/2020 “Për miratimin e aktit normativ, me fuqinë e ligjit, nr. 23, datë 03.06.2020 “Për një shtesë në ligjin nr. 8668, datë 23.10.2000, “Për pajisjen e shtetasve shqiptarë me pasaportë për jashtë shtetit”, të ndryshuar”. Pra sipas këtyre akteve, afati i pasaportave të cilat skadonin përgjatë vitit 2020, u shty për shkak të situatës së pandemisë, deri në 31 dhjetor të vitit 2020.

Më duhet gjithashtu të theksoj se, si President i Republikës kam dekretuar pa vonesë shpalljen e këtij ligji me Dekretin nr. 11533, datë më 02.07.2020, ashtu sikundër kam përcjellë mesazhe publike, për ndërgjegjësimin e të gjithë qytetarëve për të verifikuar afatin e vlefshmërisë së dokumenteve të tyre të identifikimit dhe për të aplikuar pa vonesë pranë institucioneve respektive për t’i rinovuar ato.

Në këtë përpjekje për ndërgjegjësimin e publikut janë përfshirë dhe përfaqësuesit e partnerëve tanë euro-atlantikë të pranishëm në Tiranë, të cilët kanë përcjellë mesazhe të qarta në këtë drejtim dhe për të cilat më duhet t’i falenderoj përmes kësaj letre.

Me gjithë përpjekjet e mia sensibilizuese si President i Republikës, aktorëve vendas, por dhe të partnerëve ndërkombëtare, situata rezulton se nuk është përmirësuar sipas pritshmërive, në kushtet kur sërish konstatohet një numër i lartë i shtetasve (rreth 800 000 mijë) që nuk kanë kryer aplikimet për rinovimin e dokumentit të identifikimit, afati i vlefshmërisë së të cilave skadon deri në 25 prill 2021. Kjo situatë mund të jetë krijuar edhe për shkak të hezitimit të popullatës, për t’u paraqitur pranë sporteleve për shkak të shqetësimit dhe kujdesit, për të mos u grumbulluar në ambiente publike, në një periudhë ku situata epidemike (Covid-19) në vend, ka ardhur dita ditës, me rritje të numrave të qytetarëve të infektuar.

Referuar kësaj gjendjeje, dhe duke marrë për bazë: Situatën e rëndë epidemologjike të shkaktuar nga infeksioni Covid-19;

Shmangien për aq sa është e mundur, të grumbullimeve publike të shtetasve për marrjen e shërbimit në sportelet përkatëse për aplikim dhe tërheqje të pasaportës dhe kartës së identitetit, grumbullime këto të cilat mund të vijnë në rritje, për shkak të afrimit të datës së zgjedhjeve; Kufizimet në orarin e lëvizjes, dhe nevojës jetike për respektimin e masave në kuadër të përballlimit të situatës dhe pasojave të pandemisë;

Faktin se, afati kohor në dispozicion deri në 25 prill 2021 (nga sot vetëm 52 ditë) është mjaft i kufizuar për të bërë të mundur informimin, aplikimin dhe ripajisjen e të gjithë shtetasve të cilëve u skadon afati i dokumentit të idenfitikimti; si dhe Me qëllim garantimin e së drejtës kushtetuese për të zgjedhur për të gjithë shtetasit me të drejtë vote; si President i Republikës, çmoj se Ministria e Brendshme, Këshilli i Ministrave, dhe Kuvendi i Shqipërisë, duhet të ndërmarrin sa më shpejt, të gjitha masat dhe nismën legjislative përkatëse me qëllim zgjatjen e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit që skadojnë deri në 25 prill 2021, për një periudhë kohore të nevojshme.

Shtyrja e afatit të vlefshmërisë së dokumenteve të identifikimit për një periudhë deri në 30 prill 2021 është një zgjidhje e pranueshme, një masë proporcionale dhe e domosdoshme në rrethanat aktuale, që duhet të vlerësohet e ndërmerret pa vonesë, në funksion të garantimit të një procesi zgjedhor të aksesueshëm nga çdo qytetar me të drejtë vote. Kjo masë do t`i shërbejë si realizimit të së drejtës së qytetarëve në zgjedhje, ashtu dhe ruajtjes së integritetit të vet procesit zgjedhor.

Ndërkohë që, theksoj se Ministria e Brendshme duhet të bëjë më shumë lidhur me ndërgjegjësimin publik të shtetesave për të aplikuar pranë sporteleve përkatëse për të rifreskuar dokumentat e tyre të identifikimit dhe nga ana tjetër të marrë masa organizative që çdo kërkesë në rritje e shtetasve për aplikim në sportele, të jetë e përballueshme dhe të mos sjellë grumbullime të qytetarëve me rrisk përhapjen e infeksionit Covid-19. Si President i Republikës, në kushtet kur kanë ngelur 52 ditë nga dita e mbajtjes së zgjedhjeve, vlerësoj se, është momenti i përshtatshëm për t’u vlerësuar dhe ndërmarrë kjo nismë ligjore. Duke ju uruar punë të mbarë, kam besimin se kjo çështje do të marrë vëmendjen tuaj të plotë.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama ilir meta kartat e identitetit edi rama ilir meta kartat e identitetit

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj