LIVE UPDATES
Bota

Presidenti Trump dhe Joe Biden me pikëpamje krejt të ndryshme për zjarret

15 Shtator 2020, 16:44 Nga DOSJA
Presidenti Trump dhe Joe Biden me pikëpamje krejt të ndryshme për

WILMINGTON– Nga cepat më të largët të vendit, Presidenti Donald Trump dhe sfiduesi i tij demokrat Joe Biden paraqitën pikëpamje shumë të ndryshme të hënën për shkaqet e zjarreve historike shkatërrimtare në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara, të cilat kanë vrarë të paktën 35 persona.

Nga Kalifornia, Presidenti Trump hodhi poshtë shqetësimet se ndryshimet klimatike janë katalizatori për numrin në rritje dhe intensitetin e zjarreve dhe përsëriti thirrjen e tij për shtetet në perëndim të Shteteve të Bashkuara që të ushtrojnë një menaxhim më të mirë të pyjeve.

“Kur pemët bien pas një periudhe të shkurtër bëhen shumë të thata, si shkrepëse”, tha Presidenti Trump sapo mbërriti në Kaliforni. “Dhe mund të shpërthejnë (në zjarr). Po kështu edhe gjethet. Kur ka gjethe të thata në tokë, janë si karburant për zjarrin”.

“Mohimi i klimës” nga Presidenti Trump nuk shkaktoi zjarret, tha zoti Biden nga shteti i tij Delaware. Por, nëse presidenti merr një mandat të dytë, “këto ngjarje të ferrit do të vazhdojnë të bëhen gjithnjë e më të pranishme, më shkatërruese dhe më vdekjeprurëse”.

Duke folur në mjedise të jashtme me një fushë gruri në sfond, më pak se 50 ditë para zgjedhjeve të përgjithshme, zoti Biden shtoi se, “Nëse i jepni një zjarrvënësi të klimës edhe katër vjet në Shtëpinë e Bardhë, përse do të habitej ndokush nëse kemi më shumë pjesë të Amerikës në flakë?”.

Ish-nënpresidenti tha se qasja e Presidentit Trump është të injorojë faktet dhe “të mohojë realitetin”, duke e quajtur këtë një dorëzim të plotë ndaj efekteve të ndryshimeve klimatike.

Mes rrezikut të vërtetë, kjo është gjithashtu koha e mundësive të jashtëzakonshme, tha zoti Biden, duke shtuar se si president ai do të ndërmerrte “veprime urgjente” për të luftuar ngrohjen globale.

Presidenti Trump ka qëndruar kryesisht i heshtur për shkatërrimet e përhapura në tre shtete demokrate – Kaliforni, Oregon dhe Uashington – ku më shumë se një milion hektarë tokë janë djegur.

Ndër ata që informuan Presidentin Trump në Kaliforni të hënën ishte guvernatori demokrat Gavin Newsom, një kritik i fortë i presidentit.

Zoti Newsom vuri në dukje se 56% e tokës në Kaliforni është në pronësi federale, kështu që qeveria federale ka një përgjegjësi të madhe në përmirësimin e menaxhimit të pyjeve së bashku me shtetin.

“Është një problem i madh dhe do të zgjidhet”, tha presidenti.

Zoti Newsom i tha Presidentit Trump se, “Ne ndjejmë me siguri se i nxehti po bëhet më i nxehtë, dhe thatësirat po bëhen më të thata. Diçka ka ndodhur me sistemin hidraulik të botës dhe ne vijmë nga një perspektivë, me përulësi, që të pohojmë konkluzionin shkencor se ndryshimi klimatik është i vërtetë. Ju lutemi të respektoni ndryshimin e mendimeve këtu në lidhje me çështjen themelore të ndryshimeve klimatike”.

Presidenti Trump u përgjigj, “Absolutisht”.

Presidenti, megjithatë, parashikoi gjithashtu se klima “do të fillojë të bëhet më e ftohtë”.

“Vetëm shikojeni. Unë mendoj se shkenca nuk e di me të vërtetë”.

Presidenti Trump shpesh ka vënë në dyshim shkencën e ndryshimit të klimës, duke fajësuar menaxhimin e dobët të pyjeve për përhapjen e zjarreve dhe intensitetin e tyre. Vizita e tij në Kaliforni, ku sondazhet tregojnë se shumica e votuesve kundërshtojnë ashpër rizgjedhjen e tij, i dha presidentit një mundësi për të ofruar simpati për viktimat e zjarreve dhe për të theksuar ndihmën federale kundër zjarreve që ai ka aprovuar.

“Ne u themi Zoti ju bekoftë atyre që humbën jetën në këtë zjarr të rëndë. Ne po u tregojmë dhe po u japim mbështetje njerëzve të Kalifornisë”, tha Presidenti Trump.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, Presidenti Trump ka dërguar më shumë se 26’000 punonjës federalë dhe 230 helikopterë për të luftuar zjarret.

Presidenti Trump gjithashtu drejtoi të hënën një ceremoni për të dekoruar shtatë anëtarë të ekuipazhit të një helikopteri të Gardës Kombëtare të Kalifornisë, me Kryqin e Dalluar të Fluturimit për shpëtimin e qindra personave të bllokuar në kampe të rrethuar nga zjarret.

Tymi dhe flakët që kanë qarkuar qytetet San Francisko, Siatëll dhe Portland kanë sjellë ajrin me ndotje nga më të lartat në botë.

Retë masive të tymit që mbulojnë rajonin rrezikojnë shëndetin e miliona banorëve.

Cilësia e ajrit në të gjithë shtetin veriperëndimor të Oregonit u karakterizua nga zyrtarët e mjedisit shtetëror si “e rrezikshme” ose “shumë e pashëndetshme”.

Dhjetëra mijëra njerëz kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, dukshmëria ka qenë më pak se gjysmë kilometri në disa vende, , duke e bërë të rrezikshme ngarjen e makinës.

Marrë nga VOA

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota joe biden presidenti trump zjarret ne kaliforni joe biden presidenti trump zjarret ne kaliforni


Sondazh

Poll
Bota 15 Shtator 2020, 15:49

SERBI– Një bombë e vendosur poshtë mjetit “BMË X5” ka tronditur qytetin e Beogradit të dielën në mesditë. “I paprekshmi” i Serbisë, 30-vjeçari...

Bota 15 Shtator 2020, 14:52

RUSI– Pandemia e koronavirusit ka shkaktuar një situatë teje të vështirë në mbarë botën, ku ditë pas dite po shënohet bilance të frikshme të viktimave dhe raste...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj