LIVE UPDATES
Politike

“Presim çeljen e negociatave me Shqipërinë’/ Samiti i Brdos, DW: Integrimi, synim i arritshëm!

6 Tetor 2021, 07:23 Nga DOSJA
“Presim çeljen e negociatave me Shqipërinë’/ Samiti

SLLOVENI- Gjermania është një nga vendet që e mbështet perspektivën e Ballkanit Perëndimor në BE. Ministri i jashtëm Heiko Maas, kishte apeluar të hënën në kuadër të një takimi me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Bujar Osmani për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, përkatësisht fillimin e konferencës së parë ndërqeveritare. Ky proces për momentin ka ngecur, për shkak të vetos bullgare. Maas tha se Samiti i BE-së me Ballkanin Perëndimor në Brdo pri Kranju duhet të “dërgojë në rajon mesazhin e qartë se anëtarësimi i shteteve të Ballkanit Perëndimor në BE është një synim i arritshëm.

Ekonomia gjermane për çelje të negociatave

Edhe kryetari i Shoqatës së Bizneseve në Lindje, Oliver Hermes , sipas një deklarate të publikuar në prag të samitit ka kërkuar nga qeveria gjermane të lobojë për çeljen zyrtare të negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, siç del në pah nga një dokument pozicionimi që nga ka nxjerrë në prag të samitit Shoqata e Bizneseve të Lindjes. “Presim nga qeveria e re që të vijojë angazhimin e deritanishëm dhe të investohet me vendosmëri në Bruksel për çeljen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, çfarë është miratuar qysh vitin e kaluar“, the Hermes.

Shkëmbimi i mallrave të Gjermanisë me rajonin është trefishuar në periudhën 2009 dhe 2019 në më shumë se dymbëdhjetë miliardë euro. Kompanitë gjermane kanë kryer investime në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, e sidomos në Serbi, ku numri i vendeve të punës të hapura falë investimeve gjermane ka arritur në 70.000, e në Bosnjë dhe Hercegovinë rreth 35 000 vende pune. Një shifër e ngjashme synohet të arrihet edhe në Maqedoninë e Veriut.

Te investohet në energji të ripërtërishme

Agora Energiewende, një think tank me qendër në Berlin, bën thirrje që në kuadër të axhendës së gjelbër, që është pjesë e Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së, të dilet nga përfitimi i ekonomisë nëpërmjet qymyrit. Në një studim të publikuar në prag të samitit, Agorawende thotë se dy minierat e qymyrit që janë planifikuar të ndërtohen në rajon janë destinuar të dalin me humbje. Kjo, pasi vetë nxjerrja e qymyrit është shumë kushtueshme, por edhe për shkak të rritjes së masave që duhen marrë për mbajtjen e ajrit të pastër, si edhe për faktin që do të vështirësohet shitja e energjisë së fituar prej qymyri në Evropë. Agora Energiewende kërkon që të fillohet që tani me kalimin në energji të ripërtërishme e cila sipas saj është e mundur te realizohet deri në vitin 2040.

Ekologjizimi dhe digjitalizimi i ekonomive të Ballkanit Perëndimor janë pjesë Planit Ekonomik dhe Investitor të BE-së. BE-ja dhuron 9 miliardë euro, ndërsa synon të gjenerojë 30 miliardë euro të tjera përmes investimeve private.

“Plani ekonomik nuk do të sjellë rritje ekonomike”

Por një studim i përbashkët i Fondacionit gjerman Bertelsmann dhe Instituti Vjenez për Ekonomi të Krahasuar, publikuar në prag të samitit, e kritikon këtë strategji. Autorët Stefani Weiss dhe Richard Grieveson janë të mendimit se pakoja ekonomike e BE-së nuk do ta ndryshojë gjendjen e trishtë ekonomike në Ballkanin Perëndimor. Dhe se investime të tilla edhe në të kaluarën nuk kanë funksionuar.

Rritja e këmbimit tregtar brenda rajonit nuk e ka rritur mirëqenien për kokë të popullsisë së rajonit, i cili është ende 15 deri 20 herë më i ulët se ai i BE-së. Ata propozojnë integrimin ekonomik të rajonit me BE-në, duke hapur fondet strukturore dhe të kohezionit si edhe instrumente të tjera të financiare.

Marrë nga DW

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike bujar osmani heiko maas oliver hermes samiti i brdos ne slloveni bujar osmani heiko maas oliver hermes samiti i brdos ne slloveni

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj