6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Ngjarja në Maliq/ Zbardhen edhe identitetet e efektivëve 4 Qershor, 08:49 E rëndë në Maliq/ Vritet p...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Turqit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut e konsiderojnë të guximshme të tregojnë se e mbështesin klerikun musliman Fethullah Gulen, të cilin Erdogan e quan oranizator terrorist.
Ankaraja mban nën presion të pamëshirshëm Ballkanin, me pretendimet e mbështetjes së Gulen dhe po e shtyn Maqedoninë e Veriut të kthejë 15 shtetas turq, të cilët i akuzon si terrorist. Të gjithë janë mbështetës të Gulen, i cili jeton në SHBA, pasi u akuzua për grushtin e shtetit në vitin 2015.
Ministria e Drejtësisë e Maqedonisë Veriore i ka konfirmuar BIRN-it se ka marrë disa kërkesa turke për ekstradim që nga viti 2018.
“Tani ka 15 kërkesa për ekstradim drejt Turqisë lidhur me akuzat për terrorizëm. Të gjitha këto procedura janë në vazhdim dhe institucionet përgjegjëse janë duke biseduar, “- u shprehën nga Ministria e Drejtësisë në Maqedoninë e Veriut.
Maqedonia e Veriut dhe Turqia nuk kanë zbuluar identitetet e personave të kërkuar, por ambasada turke në Shkup është më pak e tërhequr. Ajo ka thënë për gazetën lokale Vecer se ata përfshijnë krerët e institucioneve arsimore dhe anëtarët e mediave në gjuhën turke dhe OJQ-të që punojnë në vend.
Një shtetas turk në Maqedoninë e Veriut, i cili donte të qëndronte anonim, me të vërtetë i përshtatet profilit të njohur “Gulenist” dhe përkrah verbërisht atë. Megjithatë, ky qytetar turk këmbënguli se duke qenë një “gulenist” nuk kishte të bënte me terrorizmin, ose me përpjekjen e dështuar për të rrëzuar Erdoganin në vitin 2015. Në pritje të burgut të caktuar në Turqi.
Ai ende nuk flet maqedonisht, por fëmijët e tij po dhe ai shpreson të marrë një pasaportë të Maqedonisë së Veriut. Ka ardhur nga Turqia në Shkup rreth një dekadë më parë, për biznes. Ra dakord të takohej në një kafene jashtë punës së tij, në një vend që për ët ishte më i sigurtë. Tregoi se e vizitoi Turqinë përpara përpjekjes së grushtit të dështuar dhe është i bindur se do të arrestohet nëse ai do të kthehej përsëri.
“Nuk kam informata nëse unë jam në listën e 15 personave, as autoritetet maqedonase nuk më kanë njoftuar për ekstradimin tim, por unë e di që do të arrestohem nëse do të shkojë në tokën turke.”– u shpreh ai.
Ai shpesh e kombinonte emrin “Erdogan” me fjalën turke “Dusman”, që do të thotë “armik“. Ai me siguri vepron sikur armiku ta kërkojë.
Ai tha se sulmet ndaj tij filluan pesë apo gjashtë vjet më parë, “kur mora një ofertë për të filluar punën për Erdoganin në Shkup, të cilën e refuzova. Një nga këshilltarët e tij më pas më dha këtë ofertë personalisht “.
Që nga grushti i dështuar i Turqisë, në të cilin vdiqën më shumë se 300 vetë dhe rreth 2,100 njerëz u plagosën, Ankaraja ka nisur arrestime masive të rivalëve politikë realë dhe të imazhuar dhe ka mbyllur shkollat, organizatat dhe mediat në një shkallë që nuk është parë në historinë e kohëve të fundit .
Ankaraja gjithashtu ka goditur rëndë të ashtuquajturat “Gulenistët” jashtë kufijve të saj, duke përdorur presionin diplomatik ndaj fqinjëve dhe aleatëve për t’i kthyer ato në vend. Ajo në mënyrë rutinore i stigmatizon dhe demonizon ata si anëtarë të “FETO”, pjesë e Organizatës Fethullah. Gjatë vizitës së tij në Shkup në 3 prill, ministri turk i mbrojtjes, Hulusi Akar shtoi presionin mbi Maqedoninë e Veriut për të marr në Turqi terroristët e dyshuar.
Akar ka kërkuar një veprim të ngjashëm edhe nga Kosova e afërt. Bashkëbiseduesi i BIRN-it këmbëngul se grushti i dështuar ishte falsifikuar për t’i dhënë Erdogan-it arsyetimin që ai kërkoi për të shtypur të gjitha kundërshtimet e mundshme.
“Grushti ishte teatri i Erdoganit, të cilin ai e përdori për t’u marrë me të gjithë kundërshtarët e tij”, – u shpreh ai.
Presioni mbi Shkupin lidhur me pranimin në NATO.
Ai gjithashtu tha se pas përpjekjes së dështuar të grushtit të shtetit, Presidenti kishte kundërshtuar qindra mijëra turq.
Ai tregoi se është i qetë, pasi mendon se Maqedonia e Veriut nuk do ta dorëzojë atë tek autoritetet turke, edhe pse ai mund të jetë pjesë e listës së zezë të 15 njerëzve që Ankaraja dëshiron të ekstradojë. Gjithashtu tha se ka qenë në kontakt me diplomatët evropianë, të cilët e kanë siguruar atë se BE-ja nuk do të lejojë që Maqedonia Veriore të ekstradojë njerëz të pafajshëm dhe do të kërkojë që autoritetet në Shkup të respektojnë standardet e të drejtave të njeriut në raste të tilla.
Kryeministri, Zoran Zaev këmbënguli kohët e fundit që vendi i tij nuk do të ekstradojë njerëz pa një proces të duhur dhe pa prova serioze të terrorizmit.
Koordinatori kombëtar i vendit për pranimin në NATO, Stevo Pendarovski, i cili po kandidon për postin e presidentit, ka pranuar të njëjtën gjë. Ankaraja nga ana tjetërpo përdor një ‘levë’ të madhe mbi Maqedoninë e Veriut.
Ministri i Mbrojtjes së Maqedonisë së Veriut, Radmila Shekerinska, i cili së fundi ka pritur homologun turk, këtë muaj në një përshëndetje politike për Alsat MTV tha se vendi kishte nevojë për Turqinë për të ratifikuar protokollin e pranimit në NATO dhe paralajmëroi se kjo mund të varet nga ekstardimi që Shkupi do të bëjë për njerëzit e tij.
Pas nënshkrimit të një marrëveshjeje miqësore historike me Bullgarinë dhe një marrëveshje historike me Greqinë vitin e kaluar, Maqedonia e Veriut, bëri një hap të madh drejt anëtarësimit të plotë në NATO këtë shkurt, kur ministrat shtetërorë të NATO-s në Bruksel nënshkruan protokollin e pranimit.
Por për t’u bërë vendi i 30-të anëtar i NATO-s, Maqedonia e Veriut ka nevojë për të gjitha parlamentet e shteteve të tjera anëtare që të ratifikojnë protokollin e parë dhe Ankaraja po vonon me vendimin e saj. Ndërkohë, Ankaraja në më shumë se dy vjet më parë, në edicionin e gjuhës maqedonase të agjencisë turke të lajmeve Anadolu identifikuan shkollat private ‘Jahja Kemal’, agjencinë turistike ‘Basak Tours’, gazetën e përjavshme ‘Zaman Maqedoni’, OJQ-të Sedef, Safak dhe Toleranca, zinxhirin e dyqaneve ‘EVAR’ dhe Kompania e transportit ‘Rainboë’ si bastionet e “FETO”.
Ankaraja ka mbajtur trysninë. Këtë javë, menaxhimi i shkollave private të ‘Jahja Kemal’ lëshoi një njoftim për shtyp duke i bërë thirrje kujtdo që ka ndonjë lloj dëshmie kundër tyre për të kontaktuar institucionet shtetërore dhe gjykatat. “Çdo vit, gjatë periudhës për regjistrimin e nxënësve të rinj për vitin e ardhshëm shkollor, disa qendra përhapin informacion të rremë dhe shpifës rreth nesh”, -shkruante menaxheri. Vitin e kaluar, gazeta ‘Zaman’, si media të tjera të shkruara në vend, mori një subvencion qeveritar prej 15,000 eurosh, por gazeta shpejt i ktheu fondet, pasi ambasada turke në Shkup akuzoi qeverinë për “financimin e organizatave terroriste”.
Ministri i Maqedonisë Veriut përgjegjës për komunikim, transparencë dhe përgjegjësi, Robert Popovski, i tha BIRN-it për një intervistë të botuar më 28 mars se ‘Zaman’ kishte hequr dorë nga këto fonde me iniciativën e vet. Ai këmbënguli se qeveria nuk i kishte thënë medias të heqë dorë nga paratë për hir të marrëdhënieve të vendit me Turqinë dhe për të zbutur ratifikimin turk të protokollit të pranimit në NATO të Maqedonisë Veriore.
Sido që të jetë, shumë shpejt, gazeta e mbylli botimin e saj të shtypur dhe tani funksionon on-line.
Përshtati: L.K/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
SHBA- Ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Mbrojtjes Patrick M. Shanahan u takua me ministren shqiptare të mbrojtjes Olta Xhacka në Pentagon, për të riafirmuar ...
FRANCË- Gjatë një bisede telefonike pas zjarrit që preku Notrë-Dame në Paris, presidenti Emmanuel Macron ka ftuar Papa Françeskun për të vizituar qy...
SERBI– Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç pak para Samitit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, që do të mbahet më 29 prill në Berlin, nuk sheh...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka bërë së fundmi një deklaratë që ka ngjallur shumë debat. “O Zoti im. Kjo është e tmerrshme. Ky është fundi i presid...
IRLANDË- Gazetarja Lyra McKee, 29 vjeç, ka mbetur e vrarë mbrëmjen e djeshme gjatë një aksioni policie të ndodhur në Creggan të Derry-it. Operacioni...
Kosovë- Në rrugën Pejë-Prishtinë një çift ka bërë seks, brenda një makine në pronësi të shtetit por që përdoret nga zyrtarët.“Indeksonline” ka siguruar n...
Lavdrim Muhaxheri, një luftëtar i njohur i Shtetit Islamik nga Kosova i cili e deklaroi veten si komandant i shqiptarëve që luftonin për grupin militant në Siri...
GREQI-Tani është zyrtare. Parlamenti grek kërkon zyrtarisht: Gjermania të dëmshpërblejë Greqinë për dëmet e shkaktuara nga të dyja luftërat Botërore. Dëmi është...
AZI– Një 19-vjeçare denoncoi drejtorin e universitetit ku studionte për abuzim seksual, por e gjithë kjo situatë iu kthyer në boomerang. Mediat ndë...
Francë- Një zyrtar i policisë gjyqësore franceze tha se hetuesit ende nuk kanë dritën e gjelbër për të punuar në katedrale dhe për të kërkuar në rrënojat për ar...