LIVE UPDATES
Bota

Prezantimi i romëve në media përforcon racizmin ndaj tyre

19 Prill 2022, 07:01 Nga DOSJA
Prezantimi i romëve në media përforcon racizmin ndaj tyre

“Pse romët gjithmonë shahen?” Vite më parë, si gazetare e re, Maria nuk mund t’i përgjigjej saktësisht kësaj pyetjeje, por ishte në gjendje të konstatonte se “përfaqësimi mediatik” dhe “racizmi” janë të lidhur me njëri-tjetrin. E shtyrë nga vullneti për të kuptuar se si media ndikon në jetën tonë në detaj, ajo u bë ajo që është sot: shkencëtare, ose më saktë – një teoriciene e medias: “Unë zgjodha rrugën time. Doja të kuptoja dhe të shkruaja se si funksionon media dhe pse është e rëndësishme të reflektosh për të.”

Një nga përceptimet e saj më të rëndësishme lindi gjatë punimit të saj të doktoraturës (PhD) dhe u bë qasja kryesore në punën e saj studimore ajo e “pozicionit të të huajit”. “Prezantimi i romëve në media përforcon paragjykimet dhe racizmin ndaj tyre në atë mënyrë, që i pozicionon dhe i mban ata si “të huaj” në shoqëri”. Kjo do të thotë se paraqitja negative e romëve në media ndikon në pozicionin e tyre në shoqëri dhe në mënyrën se si ato trajtohen dhe jo anasjelltas.

A është vërtet e mundur që pozicionimi i një grupi në shoqëri të përcaktohet kaq shumë nga mënyra e prezantimit të tij në media? Sipas Marie Bogdan kjo është absolutisht e mundur dhe për më tepër, edhe mungesa e tregimeve autentike dhe mungesa e diskursit (pozitiv) lidhur me romët kanë po ashtu ndikim të dukshëm në tendencën dominuese të perceptimi të këtij komunitetit.

“Ne nuk mund të flasim “për shoqëri” pa tematizuar “identitetin”. Kjo është arsyeja pse shoqëritë që veprojnë në mënyrë kufizuese dhe përjashtuese gjithmonë dështojnë. Si duam të përballemi me diversitetin? Njerëzit, që janë të ndryshëm, do t`i pranojmë, refuzojnë apo keqtrajtojmë?”

Karaktere frymëzuese

Maries i kujtohen bisedat e gjata me familjen e saj. Familjarët i kishin shpjeguar, se ndonjëherë do të ishte e vështirë (të jesh Romni) dhe se mund të vinin situata, ku ti do të jesh e përjashtuar. Por në të njëjtën kohë ata theksonin se nuk duhej të ndodhte kështu dhe se në këtë botë ka shumë lloje të ndryshme njerëzish, dhe romët janë një prej tyre.

Kjo ishte e rëndësishme për Marian, por edhe më e rëndësishme ishte ajo që familja e saj i kishte mësuar pa zë: “Familja ime gjithmonë më ka bërë të ndihem, sikur jetoj në një mjedis, që nuk e kufizon veten dhe e përqafon diversitetin si pjesë të jetës”.

Dikush, që e motivoi Marian për të vazhduar rrugën e saj, ishte János Bogdán themeluesi i shkollës së mesme Gandhi në Pécs, Hungari, gjimnazi i parë rom në Evropë. Ai admirohej nga shumë vetë për mënyrën se si mendonte, fliste dhe dëgjonte. Bisedat me të e ndihmuan Marien ta shihte potencialin e saj nga një këndvështrim tjetër. Ai u bë një frymëzim i madh për Marien dhe shumë njerëz të tjerë që e takonin. Maria e kuptoi se sa e rëndësishme është lidhja dhe komunikimi me intelektualë, pionierë dhe heronj të tjerë të komunitetit: “Është e rëndë, të jetosh në një shoqëri, përgjigja e së cilës ndaj pranisë tënde është gjithmonë negative. Ne kemi nevojë për personazhe dhe histori frymëzuese, tani më shumë se kurrë.”

Maria tregon lidhur me “Everyday Roma Heroes Campaign”, një projekt i Roma Press Center. Synimi ishte të bënte të dukshëm personazhet frymëzues nga komuniteti rom në Hungari një fushatë e madhe në bashkëpunim me mediat kryesore të vendit. Këto histori rrëfejnë për njerëz, që kanë arritur të realizojnë ëndrrat, tregon Maria. Ajo e di se kjo është e rëndësishme për të zhvilluar një identitet pozitiv si Rom/Romni:“Unë besoj se histori si këto kanë fuqinë për të inkurajuar njerëzit, që të mendojnë përtej limiteve të tyre të deritanishme.”

Deklarimi i origjinës

Maries i kujtohet mirë, kur mediat sociale për herë të parë filluan të luanin një rol të rëndësishëm në Hungari. Përpara regjistrimit të popullsisë të vitit 2011, OJQ-të rome i motivuan komunitetet e tyre përmes rrjeteve sociale, që të merrnin pjesë në regjistrim, në mënyrë që të bëheshin të pranishëm si qytetarë të Hungarisë – dhe ta linin pas frikën. Rreth 315.000 vetë e deklaruan origjinën e tyre rome. Një sukses i jashtëzakonshme krahasuar me rezultatet e vitit 2001, atëherë qenë identifikuar si romë vetëm 190.000 vetë.

Kështu u nxit një debat i madh dhe i rëndësishëm për identitetin vetjak brenda komunitetit: “Një shoqëri nuk duhet të debatojë pandërprerë lidhur me pranimin e diversitetit – kështu pengohet transformimi.” Megjithatë shumë njerëz ende nuk janë të vetëdijshëm se romët jetojnë në shoqëritë evropiane prej qindra vjetësh – si qytetare dhe qytetarë, si fqinjë.

Marien nuk e habit fakti, që një nga fjalët kyçe aktuale të lëvizjes qytetare është “rezistenca”: “Ne protestojmë kundër pozicionit, që na atribuohet në historinë e Evropës – atë të të huajit”.

Dr. Maria Bogdan është sociologe. Interesi i saj kërkimor qëndron kryesisht në fushat e përfaqësimit në media dhe racizmit. Asaj iu dha doktorata në programin e doktoraturës në Universitetin Eötvös Loránd në Budapest, ku shkroi tezën e doktoraturës mbi përfaqësimin mediatik të romëve në Hungari me titullin: “I huaji i dukshëm”. Ajo ka bërë kërkime shkencore në Akademinë Hungareze të Shkencave, në Central European University dhe së fundmi në Qendrën Kërkimore për Anticiganizmin në Universitetin e Heidelbergut, ku nga viti 2019-2020 ka qenë përfituesja e parë e “Romani Rose Postdoctoral Researcher Fellowship”.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota marie bogdan marie bogdan

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj