LIVE UPDATES
Ekonomi

“Primet e rrezikut ishin të përmbajtura”, BSH: Sistemi financiar e përballoi me sukses goditjen nga pandemia

15 Prill 2021, 06:40 Nga DOSJA
“Primet e rrezikut ishin të përmbajtura”, BSH: Sistemi

TIRANË – Në ndryshim nga episodet e mëparshme të goditjeve, kur sistemi financiar shpesh shndërrohej në përforcues të tyre, tregu financiar u shfaq i qetë gjatë pandemisë, duke mundësuar reagimin në kohë dhe me intensitetin e duhur të politikave monetare e fiskale, sipas raportit vjetor të Bankës së Shqipërisë për vitin 2020.

Po ashtu, sektori bankar amortizoi një pjesë të kostos financiare të krizës, si dhe siguroi likuiditetin e nevojshëm për bizneset dhe familjet shqiptare. Kjo sjellje e sistemit financiar ishte një faktor esencial në zbutjen e pasojave makro dhe mikroekonomike të pandemisë.

Aftësia e sistemit financiar për të përballuar me sukses këtë goditje dhe për të përmbushur rolin e tij ndërmjetësues është rezultat i punës së bërë ndër vite për rritjen e qëndrueshmërisë së tij. investimi i vazhdueshëm institucional për reformimin e sistemit financiar, ambienti i qëndrueshëm monetare, si dhe mbikëqyrja e rregullimi i kujdesshëm i sektorit bankar, kanë kontribuuar në rritjen e qëndrueshmërisë së bilanceve të ndërmjetësve financiarë dhe në rritjen e besimit të publikut në sektorin bankar.

Për rrjedhojë: (i) tregu valutor u shfaq i qëndrueshëm; (ii) primet e rrezikut ishin të përmbajtura; (iii) sistemi financiar gëzoi likuiditet të bollshëm dhe nuk pati në asnjë çast rrjedhje depozitash; dhe (iv) ofroi financimin e nevojshëm për sektorin privat. në vijim trajtohet shkurtimisht secili prej këtyre dimensioneve, thotë Banka.

Tregu valutor u shfaq i qëndrueshëm

Vendosja e masave shtrënguese në muajin mars u manifestua në mënyrë të menjëhershme në tregun valutor. në një kohë të shkurtër, leku u nënçmua ndjeshëm dhe luhatshmëria e kursit u rrit. Ndërhyrja efektive dhe në kohë e BSH-së rezultoi e suksesshme në shuarjen e pasigurive. në këtë drejtim ndikoi edhe reagimi i përmbajtur psikologjik i agjentëve të tregut dhe i publikut të gjerë, çka reflektoi rritje të besimit të tyre në monedhën vendase. Kursi eur/lek u stabilizua si pasojë e forcave të tregut brenda muajit pasues, në linjë me tablonë e re makroekonomike. qëndrueshmëria e tregut valutor përballë kësaj goditjeje spikat përkundrejt reagimeve në episode të mëparshme krizash. për shembull, kriza e vitit 2008-2009, krahas nënçmimit të ndjeshëm të lekut si rrjedhojë e përkeqësimit të pozicionit të jashtëm të ekonomisë, u shoqërua me luhatje të shtuara të kursit të këmbimit për një periudhë gati dyvjeçare.

Primet e rrezikut ishin të përmbajtura

Primet e rrezikut në sistemin bankar rezultuan të përmbajtura, ndonëse pasiguritë u shtuan. Ofrimi i likuiditetit të pakufizuar nëpërmjet repove njëjavore evitoi një rritje të mundshme në rrezikun e likuiditetit. ndërkohë, presionet e rritura mbi primet e rrezikut të kredisë u zbutën nëpërmjet masave makroprudenciale, mbikëqyrëse dhe fiskale. Komunikimi i qartë dhe i vazhdueshëm me tregun mbi politikën monetare në të ardhmen ndihmoi në sheshimin e pasigurive për ecurinë e normave. të gjithë këta faktorë, krahas uljes së normës bazë, kontribuuan në rënien e normave të interesit për kreditë e sektorit privat. Falë likuiditetit të bollshëm të injektuar, si dhe sjelljes më të matur të bankave, rritja e borxhit të brendshëm të qeverisë u përthith nga tregu pa rritje të ndjeshme kostoje dhe pa ndikuar në koston e apo vëllimin e financimit të sektorit privat.

Sistemi financiar ishte likuid

Eksperiencat e mëparshme kanë treguar se goditjet në sektorin financiar mund të shoqërohen me tërheqje masive të depozitave dhe probleme likuiditeti për bankat. me ngjarje të tilla, sektori jonë bankar është përballur në fillimet e krijimit të tij dhe gjatë krizës financiare globale. gjatë viteve 2008-2009, brenda një periudhë 6-mujore, u tërhoqën rreth 10% e depozitave totale, si pasojë e perceptimit në publik për rrezik të shtuar nga kriza financiare globale.

Ndërkohë gjatë vitit 2020, për asnjë moment nuk u vu re tërheqje depozitash dhe probleme me likuiditetin e bankave. përkundrazi, depozitat kanë vijuar të rriten, duke reflektuar si orientimin e sjelljes së individëve drejt kursimit ashtu edhe forcimin e besimit në banka.

Kredia për sektorin privat u rrit

Goditjet në sektorin financiar shpesh herë janë reflektuar edhe në stepjen e bankave për të financuar ekonominë. i tillë ishte reagimi i bankave ndaj krizës së borxhit sovran në eurozonë gjatë viteve 2011-2012, e cila diktoi fillimisht tkurrjen me 5% të portofolit të kredisë, dhe më pas në një ecuri të dobët të saj për disa vite. zhvillimet e vitit 2020 tregojnë një panoramë të ndryshme të aktivitetit kreditues. masat e marra nga BSH-ja dhe nga autoriteti fiskal ndihmuan në funksionimin normal të kanalit të kreditimit. Kredia për sektorin privat u rrit pavarësisht rritjes së pasigurisë dhe përkeqësimit të kushteve ekonomike.

Banka e Shqipërisë konkludon se sistemi financiar tregoi aftësi për të përballuar goditjen negative të vitit 2020 dhe dëshmoi për elasticitet të mjaftueshëm për të mbështetur ekonominë me financim, duke dalluar nga episodet e mëparshme të goditjeve të mëdha negative. gjithashtu, politikat e bashkërenduara dhe të ndërmarra në kohë ndihmuan t’u paraprijnë rreziqeve potenciale që mund të rëndonin mbi sistemin financiar. BSH-ja thekson se do vijojë ta mbajë në monitorim të vazhdueshëm veprimtarinë dhe treguesit e tij, me qëllim adresimin në kohë të çdo problematike potenciale.

Marrë nga Monitor.al

(kle.mu./Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

ekonomi ekonomi banka e shqipërisë ekonomia ne shqiperi sistemi financiar banka e shqipërisë ekonomia ne shqiperi sistemi financiar

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj