LIVE UPDATES
Bota

Princesha Latifa i kërkon Britanisë të rihapë dhe hetojë rastin e motrës së saj të rrëmbyer

26 Shkurt 2021, 11:48 Nga DOSJA
Princesha Latifa i kërkon Britanisë të rihapë dhe

BRITANI– Princesha Latifa, një prej vajzave të udhëheqësit të Dubait, Mohammed bin Rashid al-Maktoum, i ka shkruar një letër policisë britanike, duke kërkuar që të rinisë hetimet për kidnapimin e motrës së saj të vogël nga një rrugë në Kembrixh më 2000, raporton transmetuesi britanik BBC.

Në një letër të shkruar me dorë, të parë nga BBC, të vitit 2018, Latifa i ka kërkuar policisë që të fokusohet sërish në rastin e motrës së saj Shamsa, tani 39-vjeçare, e cila është rrëmbyer në moshën 18-vjeçare, dhe nuk është parë prej atëherë në publik. Zyra për media e Qeverisë në Dubai nuk është përgjigjur në kërkesat e mediave ndërkombëtare për koment.

Policia në Kembrixh ka konfirmuar se ka pranuar një letër, të shkruar në shkurt të vitit 2018, lidhur me rastin që është pjesë e një “rishikimi të vazhdueshëm”. Latifa, 35-vjeçare, është edhe vetë subjekt i shqetësimit ndërkombëtar. Në një video-mesazh të publikuar nga banjoja, dhe të siguruar nga BBC, ajo ka thënë se është duke u mbajtur e izoluar në një vilë të rrethuar.

Emiratetet e Bashkuara Arabe kanë thënë se për të janë duke u kujdesur, si familja ashtu edhe profesionistët shëndetësorë. Gjykata Supreme në Londër pati vendosur më 2019 se sheiku Mohammed bin Rashid al Maktoum, ka rrëmbyer të dyja vajzat e veta dhe i ka mbajtur kundër dëshirës së tyre.

Javën e kaluar programi Panorama i BBC-së, ka publikuar disa video të Latifas, e cila e ka incizuar veten me një telefon që i është dhënë në fshehtësi, duke treguar se si po mbahet “peng” nga babai i saj pas tentimeve të dështuara për të ikur më 2018. Prej publikimit të ketyre materiave, Kombet e Bashkuara kanë kërkuar dëshmi se Latifa është gjallë.

Më 2018, agjencia e lajmeve Associated Press ka raportuar sesi miqtë i kanë ndihmuar Princeshës Latifa që të ikë me anije nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Pas pak kohësh ajo ështëkapur në Indi.

“Mua nuk më lejohet të drejtoj makinën, nuk më lejohet të udhëtoj apo të largohem nga Dubai”, – pati thënë ajo në një video të incizuar pak para se të ikte.

Tentimet dramatike të ikjes, dhe pasojat e këtij veprimi kanë rezultuar me imazh të kontrolluar të kësaj çështjeje nga babi i Latifas, sheiku Mohammed bin Rashid Al Maktoum.

Ai ka ndërtuar një qytet tejet të suksesshëm mirëpo aktivistët për të drejtat e njerëzve kanë thënë se ai nuk toleron kundërshtarët dhe sistemi gjyqësor mund të diskriminojë gratë. Sheiku Mohammed, që udhëheq Dubain, dhe i cili shërben si kryeministër dhe nën-president i Emirateve të Bashkuara Arabe, besohet se ka shumë fëmijë me disa gra.

Disa prej djemve dhe vajzave të tij janë figura të famshme në mediat lokale, derisa të tjerët shihen rrallë. Princesha Latifa është njohur paraprakisht për pasionin e saj për hedhje me parashutë.

Princesha Shamsa është rritur pjesërisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe ka përfituar edukim perëndimor.

Shamsa nuk kanë qenë sikurse vajzat tjera që quhen ‘princesha’”, bazuar në deklaratat e kushëririt të saj Marcus Essabri, i cili ka jetuar me familjen në Dubai për dy vjet dhe ka qenë i afërt me të.

“Ajo ka qenë plotë jetë dhe aventurë”.

“Ajo ka dëshiruar të bëjë dallimin për gratë, për botën arabe në përgjithësi. Ajo ka synuar që të thyejë kufijtë… prandaj edhe kanë lindur problemet”,– ka thënë Essabri.

Shamsa i ka shkruar Essabrit nga Londra në shtator të vitit 1999, nëntë muaj para ikjes së saj. Babai i saj nuk e ka lejuar që të vazhdojë studimet dhe të shkojë në universitet.

“Nuk më lejojnë të vazhdoj. Ai as nuk më ka pyetur nëse jam e interesuar. Vetëm ka thënë jo”.

Ajo i ka treguar kushëririt të saj se po synon të ikë.

“Një gjë që më frikëson është kur e imagjinoj veten të vjetër dhe të penduar pse nuk kam tentuar kur kam qenë 18-vjeçare. Të tentoj çfarë? Nuk e di. Vetëm të shfrytëzojë rastin”.

Dhe në verën e vitit 2000, ajo ka vepruar. Ajo ka ikur me një makinë të tipit Range Rover nga prona e babait të saj. Sheiku më pas ka angazhuar një ekip agjentësh për ta përndjekur. Më 19 gusht të vitit 2000, një burrë e ka dërguar Shamsan në Kembrixh, duke lënë gjurmë në regjistrim në një hotel.

Pa dijeninë e saj, katër burra të angazhuar nga babai i saj e kanë rrëmbyer në rrugë. Në mëngjesin e së nesërmes ajo është dërguar në veri të Francës, prej nga është dërguar në Dubai me aeroplan privat. Aty kanë përfunduar ëndrrat e saj për liri dhe edukim.

Policia në Kembrixh ka nisur fillimisht hetimet për kidnapim më 2001, pasi Shamsa ka kontaktuar përmes një avokati për imigrim. Mirëpo hetimi është ndërprerë pasi zyrtarëve u është bllokuar shkuarja në Dubai. Në një deklaratë për BBC-në, Policia e Kembrixhit ka thënë se ka pranuar letrën e Latifas, e cila sipas tyre “do të trajtohet në kuadër të hetimeve të vazhdueshme”.

“Ky është një rast shumë serioz dhe shumë kompleks, dhe detajet e këtij rasti do të ishte e pahijshme që të diskutohen publikisht”.

Marrë nga REL.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mohammed bin rashid al maktoum princesha latifa mohammed bin rashid al maktoum princesha latifa

Sondazh

Poll
Bota 26 Shkurt 2021, 11:26

“Vdekja e pyjeve” në Gjermani

Sipas raportit aktual mbi gjendjen e pyjeve në Gjermani, të cilin ministrja federale e Bujqësisë Julia Klöckner e prezantoi në Berlin, gjendja në pyje gjatë vit...

Bota 26 Shkurt 2021, 10:42

KOSOVË-Pak dy ditë më parë, hetuesit e policisë zhvilluan operacionin e koduar me emrin “Subvencioni 2020”, ku cak ishin zyrtarët e Agjencisë për Zhvillimi...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj