LIVE UPDATES
Bota

Prioriteti i vitit 2021/ Si po ecën vaksinimi kundër pandemisë që gjunjëzojë gjithë botën

8 Shkurt 2021, 13:33 Nga DOSJA
Prioriteti i vitit 2021/ Si po ecën vaksinimi kundër pandemisë

Prioriteti i vitit 2021 është vaksinimi masiv i popullsisë kundër Covid-19, virusit që ia doli të gjunjëzojë botën. Ekspertët kanë paralajmëruar që e vetmja mënyë për të mposhtur virusin është vaksinimi dhe ruajtja e masave të distancimit social.

Vaksina e parë e krijuar dhe e aprovuar për përdorim emergjent është ajo Pfizer/BioNTech, një bashkëpunim midis një gjiganti farmaceutik amerikan dhe një kompanie gjermane të bioteknologjisë. Vaksina e dytë është ajo amerikane e kompanisë Moderna dhe e treta, vaksina e universitetit të Oksfordit dhe AstraZenecas.

Por, në total janë shtatë vaksina në dispozicion për përdorim publik. Në rang botëror më shumë se 131 milion doza janë administruar në 73 vende. Vendi i parë që ka aplikuar për përdorim vaksinën është Britania e Madhe.

Dozat janë shpërndarë më 8 dhjetor, ku personi i parë në Britani që ka marrë një vaksinë është 91-vjeçarja Margareta Keenan. Deri më tani, në Britaninë e Madhe mbi 11 milion njerëz kanë marrë dozën e parë dhe më shumë se 500,000 prej tyre kanë marrë një dozë të dytë.

Qeveria në Britani synon të ofrojë vaksina për 15 milion njerëz, kryesisht për ata të moshës 70 vjeç e lart, punonjës të kujdesit shëndetësor, deri nga mesi i shkurtit dhe miliona njerëz të moshës 50 vjeç e lart dhe grupe të tjera prioritare deri në pranverë.

Britania e Madhe ka porositur 407 milion doza të shtatë vaksinave më efektive, tre prej të cilave deri më tani, janë aprovuar për përdorim. Midis tyre janë 100 milion doza të vaksinës së Oksfordit të mjaftueshme për të vaksinuar 50 milion njerëz dhe 40 milionë të Pfizer dhe BioNtech.

Shtetet e Bashkuara kanë nisur vaksinimin më 14 dhjetor. Federata e Ushqimeve dhe Barnave ka aprovuar për përdorim emergjent dy vaksina, Pfizer/ BioNtech dhe Moderna.

Deri më tani në Amerikë është vaksinuar 8.5 % e popullsisë. Autoritetet shtetërore kanë shpërndarë mbi 57 milionë doza dhe janë përdorur mbi 39 milionë prej tyre. Plani i qeverisë është që çdo ditë të vaksinohen mesatarisht 1.34 milionë persona, kryesisht staf mjekësor dhe personat mbi 70 vjeç. Në SH.B.A, niveli i fundit i vaksinimit është 1,455,815 doza në ditë, mesatarisht. Me këtë ritëm, do të duhen rreth 10 muaj për të mbuluar 75% të popullsisë me një vaksinë me dy doza.

Evropa është mbrapa në procesin e vaksinimit. Dozat e para të vaksinës janë shpërndarë më 27 dhjetor. Deri më tani janë aplikuar vetëm 16,731,158 doza nga Pfizer/BioNtech.

Por, Evropa po ecën me ritme jo të shpejta, pasi po përballet dhe me vonesa në porosi nga AstraZeneca. Disa vende të Evropës ende nuk kanë marrë sasinë e parë të vaksinave, AstraZeneca.

Spanja është vendi i fundit që ka konfirmuar që ka marrë dozat e para të saj për përdorim, dhe do të fillojë shpërndarjen ditën e sotme. Disa vende të tjera si Franca, Itali, Austria, Hungaria, Republika Cceke kanë marrë dërgesat e para dy ditë më parë.

Ndërkohë, në Gjermani janë vaksinuar, 2.1 milionë njerëz, në Itali 2,546,913 dhe në Francë 2,109,641. Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka premtuar se do vaksinohen 70 % e evropianëve të rrezikuar deri në pranverë.

Federata Evropiane e Ushqimeve dhe Baenave ka aprovuar për përdorim emergjent 3 vaksina, Pfizer/BioNtech, Moderna dhe AstraZencea.

Ndërkohë, nga vendet qe po ecën me ritme te shpejta vaksinimi veçohet Serbia, duke u cilësuar si vendi i dytë në Evropë, pas Britanisë së Madher. Vendi i vogël ballkanik ka vaksinuar më shumë se 450,000 të popullsisë së tij prej shtatë milionësh në pothuajse dy javë, një normë që tejkalon të gjitha shtetet e tjera në Evropë përveç Britanisë.

Ndryshim përbën fati që shumica e vaksinave është nga gjigandi farmaceutik kinez Sinopharm. Në kohën, që Bashkimit Evropian është bllokuar nga vonesat dhe polemikat, Serbia, e cila shtrihet jashtë kufijve të bllokut ka dalë përpara duke siguruar marrëveshje me prodhuesit kinezë dhe rusë. Popullsia në Serbi mund të zgjedh ënëse do të marrë dozat e vaksinës Pfizer / BioNtech, Sputnik V dhe Sinopharm.

Po ashtu, në rang botëror Izraeli kryeson të gjitha vendet me 61.3 doza për 100 njerëz. Izraeli ka filluar vaksinimin më 19 dhjetor, ku më shumë se një e katërta e popullsisë prej nëntë milion Izraelit kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës Pfizer. FIllmisht vendi ka vaksinuar persona e moshuar dhe ata me rrezik të lartë, por tashmë dhe njerëzit e moshës 40 vjeç e lart mund të marrin mbrojtjen nga vaksina. Gjithashtu, qeveria po aplikon vaksinën te personat 16 deri në 18 vjeç në mënyrë që të marrin provimet. Izraeli shpreson të fillojë rihapjen e ekonomisë së tij në shkurt. Që prej fillimit të pandemisë vendi ka regjistruar më shumë se 596,000 raste infektimi dhe 4,392 vdekje me Covid-19.

Sa vaksina janë zhvilluar deri më tani?

Vaksinat COVID-19 kanë arritur tek konsumatorët në një kohë rekord. Megjithëse procese të tilla mund të zgjasin 10 deri në 15 vite, vaksinat janë aprovuar për një kohë më të shkurtër. E para vaksinë është ajo Pfizer/BioNtech, një bashkëpunim midis një gjiganti farmaceutik amerikan dhe një kompanie gjermane të bioteknologjisë. Vaksina ofron mbrotje 95 % dhe mund të ruhet dhe të transportohet në një temperaturë prej -75 gradë celsius, i cili është një problem i madh logjistik duke qenë se do të jetë e nevojshme të ruhen dhe shpërndahen miliona doza të vaksinave tek njerëzit në të gjithë botën. Për sa i përket kostos ajo kushton rreth 20 dollarë për dozë.

Vaksina e dytë e aprovuar është ajo e kompanisë amerikane Moderna, e cila është 95 % efektive dhe mund të ruhet në temperaturën -20 gradë celsius. Moderna kushton rreth 33 dollarë për dozë.

Së fundmi është aprovuar dhe vaksina e Universitetit të Oksfordit dhe AstraZenecas. Sipas një studimi ajo është 76% efektive kundër Covid-19 deri në tre muaj pas një doze. Vaksina e AstraZeneca është më e lehtë për t’u transportuar, ajo mund të ruhet deri në 6 muaj në një frigorifer me temperaturë standarte. Vaksina e AstraZeneca kushton rreth 4 dollarë për dozë.

Ndërkohë, vaksina e komapanisë amerikane Johnson & Johnson ka paraqitur një kërkesë në FDA për autorizimin e përdorimit emergjent të vaksinës së saj. Një komitet i FDA-së do të mblidhet më 26 shkurt për të diskutuar aplikimin dhe me miratimi mund të pasojë menjëherë më pas.

Novavax gjithashtu ka filluar një shikim të vaksinës së saj me rregullatorët në SHBA., Britaninë e Madhe, Bashkimi Evropian dhe Kanada. Miratimi në SHBA mund të mbërrijë në prill.

Vaksina të tjera që ende nuk kanë marrë aprovim nga Federata e Ushqimeve dhe Barnave Amerikane, por po përdore nga disa vende, është ajo ruse Sputnik V dhe ajo kineze Sinopharma.

(k.a/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota klea vaksina anit-covid vaksinimi neper bote klea vaksina anit-covid vaksinimi neper bote

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj