Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
DURRES- Një ditë pas atentatit në Shkozet, ku u plagos prokurori Arjan Ndoja bashkë me shoferin e tij Andi Maloku dhe mikun e tij me skedë kriminale, Landi Muharremi, dyshimet e policisë dhe grupit që ka marrë nën hetim çështjen, janë hedhur tek banda e Lul Berishës.
Hetimet për këtë atentat të rëndë po kryesohen nga Prokurori i Krimeve të Rënda, Anton Martini, i cili dje mori në pyetje dhe objektivin e këtij atentati, prokurorin Ndoja. Ky i fundit ka deklaruar se nuk ka qenë shënjestra e atentatit dhe se nuk ka parë atentatorët. Për këtë ngjarje deri më tani është shoqëruar 20 persona në Polici , mes tyre edhe Julian Meçe, anëtari i bandës së Lul Berishës, i cili është lënë i lirë, si edhe kunati i Lul Berishës, Plaurent Dervishaj.
Dervishaj dhe Meçe u morën në pyetje në Policinë e Durrësit, e më pas u liruan, pasi kishin një alibi se në kohën që ka ndodhur ngjarja, ata ishin në një lokal në Durrës. Pasi u bë kqyrja e kamerave të sigurisë, rezultoi se dyshja ishte në kafene, dhe u bë lirimi i tyre. Motivet që çuan policinë tek banda e Lul Berishës, janë tek atentati i 20-qershorit, pasi ka dyshime se porositësi i këtij atentati ka qenë shoqëruesi i prokurorit Ndoja, Landi Muharremi.
Ndërkohë që edhe dinamika e ngjarjes po zbulohet pak e nga pak. Autorët kanë qëlluar me 20 plumba në drejtim të makinës ku ndodhej prokurori, ndërsa 6 prej tyre kanë depërtuar brenda mjetit. Top Channel shkruan se shënjestra e atentatit është Landi Muharremin dhe se pista kryesore është kontrolli i Hipotekës së Durrësit.
Si ndodhi atentati:
Para atentatit Ndoja ka qenë duke drekuar me shoferin dhe ‘të fortin’ e Shijakut, Landi Muharremin, në një restorant në zonën e plazhit dhe më pas janë larguar nëpërmjet unazës së plazhit dhe kanë rënë në pritë në autorët pikërisht në momentin kur do dilnin në autostradë. Atentati ka qenë i porositur dhe autorët dyshohet se janë vrasës me pagesë, nga veriu i vendit ose nga Kosova. Autorët kanë qenë me një makinë dhe ndaj makinës së Prokurorit është qëlluar me një breshëri plumbash në momentin e parakalimit. Kanë qenë manovrat e shoferit Andi Maloku, që i kanë shpëtuar jetën Ndojës dhe Lahos, duke devijuar rrugën, dhe ka përfunduar në kanal.
(J.VF.G/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
Shqipëri- Rikthehen reshjet e shiut në vend. Parashikohet se sot priten reshje mesatare deri lokalisht intensive në qarqet Shkodër dhe Kukës, ndërsa në qarqet e...
Tiranë-Për atentatin me armë që ju bë ditën e djeshme Prokurorit të Durrësit,Arjan Ndojës, ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berusha.Teka ka publikuar mesaz...
Tiranë- Pas atentatit që i ndodhur dje Prokurorit të Durrësit Arjan Ndojës, gazetari Artan Hoxha ka reaguar ndaj kryeministrit Edi Rama.Hoxha ka reaguar ndaj nj...
Shqipëri-Një tërmet i fuqishëm goditi mëngjesin e djeshëm qytetin e Korçës. Lëkundjet e orës 05:25 ishin të forta, me një magnitudë 4.7 të cilat tronditë...
DURRËS– Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një atentati ku shënjestra mendohet të ketë qenë prokurori Arjan Ndoja. Burime për Dosja.al bëjnë m...
DURRËS- Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me atentatin e ndodhur sot në Mbikalimin e Shkozetit, ku iu bë atentat prokurorit të Durrësit Arian Nd...
TIRANË- “A ka Këshilli një plan konkret për mënyrën e menaxhimit e numrit të madh të dosjeve të pashqyrtuara dhe ngarkesën me të cilën përballet Gjykata e ...
DURRËS- Policia e Durrësit e ndihmuar nga struktura të tjera kanë nisur hetimet për zbardhjen e atentatit ndaj prokurorit Arjan Ndoja.Sipas informacioneve ...
TIRANË– Dy persona janë shoqëruar nga policia për t’u marrë në pyetje lidhur me atentatin ndaj prokurorit Arjan Ndoja. Mësohet se personat e shoqëruar mbaj...
TIRANË– Një foto nga spitali i Traumës në Tiranë ku edhe ndodhet ish-efektivi Andi Maloku, vjen në redaksinë e Dosja.al.Pas derës, ndodhet Andi Maloku, sho...