Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Sport
Pritet verdikti i qeverisë! Bisedë midis dy kryeministrave, Djokovic nis stërvitjet
11 Janar 2022, 09:33Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
AUSTRALI – Është e vështirë që një vendim për rastin Djokovic të merret brenda ditës. Serbi fitoi ankesën kundër qeverisë australiane për refuzimin e vizës së tij, por është në pritje të vendimit përfundimtar të Ministrisë së Emigracionit, e cila ende mund ta dëbojë atë nga vendi. Megjithatë, nuk ka gjasa që ky vendim të vijë sot, ndërkohë, që tenisti serb u stërvit në “Rod Laver Arena”.
“Siç u shpjegua dje në gjykatë, – shkruhet në një shënim të qeverisë australine, – ministri Hawke po shqyrton anulimin e vizës së Djokoviçit, sipas nenit 133C (3) të Aktit të Migracionit. Në përputhje me këtë proces, ministri po e vlerëson me kujdes çështjen. Procedimi është duke u zhvilluar, për arsye ligjore nuk do të ketë komente të mëtejshme”.
Për këtë çështje është regjistruar edhe një telefonatë mes kryeministrit australian Scott Morrison dhe kryeministres serbe Ana Brnabic. Kryeministri Morrison u ka kërkuar dy qeverive që të punojnë ngushtë së bashku. Morrison shpjegoi politikën kufitare jodiskriminuese të Australisë dhe rolin e saj në mbrojtjen e vendit gjatë pandemisë COVID-19.
Udhëheqësit ranë dakord të qëndrojnë në kontakt për këtë çështje dhe të forcojnë më tej marrëdhëniet dypalëshe. Nga ana e tij, kryeministrja serbe ka kërkuar nga Morrison që të sigurohet që Novak Djokoviç të trajtohet me dinjitet, duke pasur parasysh se tenisti nuk është lejuar të stërvitet ditët e kaluara dhe turneu i Melburnit fillon këtë fundjavë. Në të njëjtën kohë ajo ka kërkuar që të gjitha informacionet të shkëmbehen drejtpërdrejt mes dy qeverive.
Për këtë foli edhe kryeministri i shtetit të Victorias, Daniel Andrews, për të cilin vendimi kryesor për dhënien e vizës i takon ekskluzivisht qeverisë australiane dhe nuk përfshin shtetin e Victorias. “Ky turne është shumë më i madh se kushdo tjetër: është një Grand Slam, është gjëja më e rëndësishme në tenis në tremujorin e parë të çdo viti”.
B.T (Dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
AUSTRALI – Nuk ka kaluar shumë pas vendimit dhe Novak Djokovic u rikthye në fusha të “Australian Open”, ku ka triumfuar nëntë herë.Serbi, i lirë për të lë...
ANGLI-Manchester United ështe kualifikuar me vështirësi në raundin e 1/16-tat e FA Cup. Kundër Aston Villa-s “Djajtë e Kuq” fitojnë me shifrat 1-0. ...
ITALI-Telenovela Inter-Brozovic është gati të mbyllet shpejt. Marrëveshja për rinovimin është arritur dhe takimi final do të bëhet pas finales së Superkupës së ...
ANGLI-Steven Gerrard nuk ka qenë dhe nuk do të jetë kurrë njeriu që do të respektohet në mesin e tifozëve të Manchester United. Në takimin për FA Cup, trajneri ...
ITALI-Pas humbjes 6-2 në Dacia Arena, Udinese ka paraqitur një ankesë në apel tek gjyqtari sportiv i Serisë A, pasi ndeshjen me Atalantën e konsideron të parreg...
MADRID-Toni Kroos ka pasur një nga karrierat më të mira te Real Madrid, duke fituar katër Champions League dhe duke u bërë legjendë në klub. Ish-mesfushori i Ba...
AUSTRALI– Ndoshta Djokovic mund ta priste fitoren në apel, por në vend të pamjeve të debatit ligjor, personat që u lidhen me gjyqin panë… një video porno....
GREQI-Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll humbi ndaj Greqisë me shifrat 26-25. Përveç rezultatit dhe ndeshjes ajo që bëri shumë zhurmë ishte televizioni ...