LIVE UPDATES
Aktualitet

Produktet shtrenjtohen! 2021 solli rritje çmimesh, gjeli i detit i papërballueshëm

30 Dhjetor 2021, 19:15 Nga DOSJA
Produktet shtrenjtohen! 2021 solli rritje çmimesh, gjeli i detit i

TIRANË– Festa e Vitit të Ri kërkon shpenzime! Produktet e shportës ushqimore pësuan rritje stratosferike në Shqipëri që në nisje të vitit 2021 duke bërë që qytetarët të shpenzojnë më shumë se vitin e kaluar për të blerë produkte që iu duhen për natën e ndërrimit të viteve e jo vetëm. Periudha e festave kërkon shpenzime të konsiderueshme e sidomos ajo e natës së ndërrimit të viteve.

Por, si nisi rritja e çmimeve këtë vit?

E gjitha nisi në fillim të vitit 2021 me rritjen e çmimeve të cigareve, miellit dhe vajit në pikat e pakicës në vend. Paketat e cigareve u shtrenjtuan me 10 lekë, çmimi i vajit vegjetal për gatim me 20 lekë për litër, çmimi i miellit u rrit me 6 % ose 300 lekë për kuintal.

Fillimisht u raportua se çmimet e vajit dhe miellit u rritën si pasojë e shtrenjtimit të lëndës së parë në tregjet ndërkombëtare mirëpo më pas kjo dukuri u pasua dhe me rritje të tjera.

Instituti i Statistikave raportoi se çmimet e produkteve ushqimore dhe pijeve joalkoolike u rritën me 4.6%, krahasuar me gushtin e vitit të kaluar. Sipas INSTAT, rritja e çmimeve ishte më e lartë tek zarzavatet dhe patatet me 18.3%. Rritja nisi që në muajt e parë të vitit, por është përshpejtuar më tej gjatë verës që lamë pas. Në shumë bare çmimi i kafesë u rrit me 10 lekë,duke variuar në 90 apo 100 lekë, ndërsa ende ka bare që e kanë ruajtur çmimin në 80 lekë.

Frutat dhe perimet gjithashtu kanë pësuar rritje, por çmimet do të kapin “kulmin” në fund të këtij viti, duke marrë shkas edhe nga festat.

Kur flasim për festa, gjeli i detit është pjata tradicionale e Vitit të ri që gjendet në tryezën e familjeve shqiptare. Mirëpo këtë vit, gjeli i detit po shitet me 200 deri 300 lekë më shumë për kilogram duke rrezikuar që të rritet dhe më tej. Një vit më parë çmimi i gjelit të detit ishte 8 mijë lekë, ndërsa sot është 10 mijë lekë duke e bërë ketë shifër të papërballueshme, veçanërisht për pensionistët.

Tregtarët pranojnë se çmimi është rritur, por, sipas tyre, ka ardhur nga rritja e misrit që përdorin për t’i ushqyer. Tregtarët thonë se në këto ditë të fundit para ndërrimit të viteve, çmimi pritet të rritet edhe më shumë, deri në 1200 lekë kilogrami, gjë që ka ulur ndjeshëm edhe kërkesën për blerje. Diçka e tillë ka ndikuar tek qytetarët të cilët mendojnë që të ulin shpenzimet për konsum këtë fundvit duke marrë parasysh shpenzimet.

Rritje ka pasur dhe në produkte të tjera të shportës.

Mielli ka pësuar një rritje prej 20 lekësh, nga 100 lekë është bërë 120 lekë. Kjo ka ndikuar edhe çmimin e bukës që gjithashtu ka lëvizur me 20 lekë duke shkuar nga 70 në 90 lekë.

Vaji ka pësuar një rritje prej 50 lekësh duke shkuar nga 180 në 230 lekë.

Sheqeri është bërë 90 lekë nga 75 që ka qënë fillimisht duke pësuar kështu një rritje prej 15 lekësh.

Mishi ka pësuar një rritje prek 100 lekësh, pra nga 900lekë/kg ka shkuar në 1000 lekë për kg e kjo ka bërë që dhe nënproduktet e tij të pësojnë një rritje prej 50 lekësh pra nga 250 në 300 lekë.

Qumështi ka pasur një rritje prej 20 lekësh duke shkuar në 160 lekë nga 140 që ishte në fillim.

Gjalpi dhe djathi janë rritur me 100 lekë duke kapur vlerën e 800 lekë për kg tek gjalpi dhe 650 lekë/kg nga 550 tek djathi.

Vezët janë rritur me 5 lekë duke shkuar në 23 lekë për kokërr nga 18 që ishte fillimisht.

Makaronat janë rritur me 10 lekë duke shkuar në 90 nga 80 lekë si çmim fillestar, një rritje prej 20 lekësh e ka pësuar edhe kafja, e cila prek vlerën e 130 lekëve tashmë.

Në Divjakë karrora e cila kushton 30-40 lekë, në tregjet në Tiranë shitet me 100 lekë kg. Qepa nga 40-50 lekë atje, në ish tregun Dinamo, tregtohen me 80-90 lekë, duke pësuar rritje deri në 50 lekë. Në Kukës domatet shiten me 100 lekë nga 50 lekë, situatë e njëjtë paraqitet dhe në qytete të tjera.

Çmimi i bukës në vend, ndonëse jo në të gjitha furrat, ka pësuar një rritje me 10 lekë. Rritja erdhi si reaksion zinxhir që nisi nga importi i grurit dhe miellit, te prodhimi e më pas tregtimi. Kjo solli revoltë te qytetarët mirëpo asnjë masë nuk u mor nga qeveria. Autoriteti i Konkurencës ‘justifikoi’ kompanitë që kanë bërë këto rritje të çmimeve duke deklaruar se nuk do të marrin asnjë ndëshkim por do të jenë nën monitorim për 1 vit. Bëhet fjalë për kompanitë e njohura: Agro Blend SHPK, Miell Tirana SHA, Bloja SHA, Atlas SHA dhe Atlas Mills SHPK. Këtë e kundërshtoi dhe Ish-zëvendëskryeministri Erion Braçe duke deklaruar në atë kohë se kompanitë duhet të ishin gjobitur pasi hetimet e kryera një vit më parë kanë konstatuar shkelje.

Çmimi i grurit në tregjet ndërkombëtare u rrit me rreth 130 dollarë për ton brenda një viti. Por, rritja nuk ka ndodhur uniformë në gjithë tregun. Rritja e çmimit të grurit, sipas tregtarëve, ka ardhur për shkak të rënies të prodhimit nga shtetet si: SHBA, Kanada dhe Rusia.

KRAHASIMI: Rritja e çmimeve nga 2020 në 2021 ( sipas INSTAT)

-Ushqimet dhe pijet joalkoolike janë shtrenjtuar me 4.6%
-Vetëm ushqimet janë shtrenjtuar me 4.9%
-Fruta 3.2%
-Zarzavate përfshirë patate shtrenjtuar me 18.3 %
-Çmimi i bukës dhe drithërave është rritur me 2%
-Mishi është shtrenjtuar me 0.7%
-Qumësht,djathë dhe vezë janë shtrenjtuar 2.4 %
-Vajra dhe yndyra me shtrenjtim 7.2 %

VËZHGIM i ndryshimit të çmimeve nga vitet 2015 – 2021 (sipas INSTAT) 

Indeksi i çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2015, arriti 119,3 % kundrejt muajit Dhjetor 2007. Në muajin Dhjetor 2015 ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit ishte 2,0 %.

Çmimet e perimeve dhe zarzavateve, në 2016 u rritën me ritme dyshifrore me rreth 11% secila, por në ndryshim u vu re një rritje e çmimeve të peshkut, me 4.5%, bulmetit dhe vezëve me 3.3%, ushqimet e tjera industriale me mbi 4%. Më 2016, ritmi i rritjes së çmimeve në këto grupe ishte shumë më i ulët.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT më 2017, çmimet e peshkut, vezëve, bulmetit u rritën mbi 3-4%, teksa mesatarja e përgjithshme e ndryshimit të çmimeve në tregje ishte 2%. Shqipëria ka mbajtur vendet e para në rang europian për ritmet e rritjes së çmimeve në vitin 2017, sidomos në grupin e ushqimeve.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2018, arriti 105,9 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2018 është 1,8 %.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2019, arriti 107,1 kundrejt muajit Dhjetor 2015

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në muajin Dhjetor 2020, arriti 108,2 kundrejt muajit Dhjetor 2015. Ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Dhjetor 2020 është 1,1 %, i njëjtë si një vit më parë. Rritja mesatare vjetore e çmimeve në vitin 2020 është 1,6 % nga 1,4 % që ishte në vitin 2019.

Indeksi i Çmimeve të Konsumit në 2021, arriti 102,7 kundrejt dhjetorit të 2020-ës. Ndryshimi vjetor i nivelit të çmimeve të konsumit në muajin që lamë pas është 2,4 %. Ndikimin kryesor e ka rritja e çmimit të “ushqimeve dhe pijeve joalkoolike”(+1,33%), që ndiqet nga “transporti”(+0,36).

Më të prekurit nga ky abuzim janë pensionistët dhe familjet në nevojë. Qytetarët shqiptarë u ngritën në protestë kundër rritjes së çmimeve në fillim të muajit tetor. Përballë kryeministrisë ata kërkuan heqjen e TVSH për miellin vezën, qumështin dhe të gjitha ushqimet e shportës. Kryeministri Edi Rama tha se në sistemin që është zgjedhur në Shqipëri, qeveria nuk vendos çmimet duke vënë gishtin te rusët, që sipas tij janë furnitori kryesor i grurit dhe miellit në Europë e që kanë vendosur një taksë eksporti.

Raportohet se çmimet e energjisë, naftës dhe ushqimeve pritet të ndjekin një trend ngadalësues përgjatë tremujorit të dytë 2022. Nëse çmimet do të ulen apo qëndrojnë në vlera konstante mbetet të shihet në nisje të vitit 2022.

(A.B)/Dosja.al

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet rritja e çmimeve rritja e cmimeve ne shqiperi rritja e çmimeve rritja e cmimeve ne shqiperi


Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj