LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL- Kush është Dritan Abazoviç, shqiptari “vagabond” që shkroi historinë në Mal të Zi

28 Prill 2022, 18:44 Nga DOSJA
PROFIL- Kush është Dritan Abazoviç, shqiptari

MAL I ZI- Podgorica do të drejtohet nga një shqiptar për herë të parë në historinë e vendit. Dritan Abazoviç është zgjedhur sot kryeministri i ri i vendit duke lënë gjurmën e tij në histori, ndërsa tashmë i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor drejtohet nga 3 shqiptarë, nga 6 vende gjithsej. Abazoviç me Lëvizjen e tij  Qytetare, URA, i fitoi zgjedhjet lokale në Ulqin, vendlindjen e tij; më pas shënoi një votëbesim historik duke marrë postin e zëvendëskryeministritë dhe ministrit të Brendshëm, për të mos u ndalur me kaq. 

Pasi rrëzoi me një mocion mosbesimi qeverinë që vetë e ndërtoi me Zdravko Krivokapiç, Abazoviç u ngrit vetë në pushtet pasi presidenti malazez, Milo Gjukanoviç ia dha mandatin për formimin e qeverisë së re “vagabondit”, siç e kishte quajtur dikur politikanin nga Ulqini, kur ai ishte prej deputetëve më të zëshëm kundër qeverisë së tij në parlamentin e Malit të Zi.

Politikani të cilit nuk i pëlqen nacionalizmi, nuk njihej shumë deri në zgjedhjet e vitit të shkuar, por në Mal të Zi 36-vjeçari kishte krijuar emër, duke u vendosur në mesin e figurave kryesore politike. Mirëpo përpara se të niste vrapin drejt majës së shtetit, Abazoviç ishte aktivist qytetar e bashkëpunëtor i gjatë i organizatave joqeveritare në fushën e të drejtave të njeriut. Ai angazhohej në projekte që kishin të bënin me promovimin e multikulturalizmit në zonat e ish-Jugosllavisë pas luftërave; kishte banuar për pak kohë në Shtetet e Bashkuara, ndërsa merrte pjesë në programin e Departamentit të Shtetit në Uashington D.C.

Në vitin 2010, ai e kishte botuar librin e tij të parë “Kultura kozmopolitane dhe drejtësia globale”. Nga po ai vit, Abazoviç ishte punuar si mësues në shkollën e mesme në Ulqin, duke dhënë mësim në lëndën sociologji e kulturës, komunikimit dhe historisë së fesë, ndërsa në kohën e lirë kishte themeluar partinë e tij politike social-liberale “Mali i Zi Pozitiv” në vitin 2012. Koha kaloi shpejt dhe në zgjedhjet parlamentare malazeze të vitit 2012, ai ishte bërë deputeti më i ri në Parlament. Në vitin 2014, pas një ndarjeje në parti, Abazoviç u largua duke shërbyer si deputet i pavarur përpara se t’i bashkohej Lëvizjes URA, të sapothemeluar në 2015, të cilën e udhëhoqi me një sukses të jashtëzakonshëm në vitet pasuese.

Në zgjedhjet e 4 dhjetorit 2020 me votat e deputetëve nga Fronti Demokratik pro-serb, Lëvizjes URA dhe Demokratëve, duke e lënë Partinë Demokratike të Socialistëve të Gjukanoviçit në opozitë pas tri dekadash. Mirëpo, po atë vit, kërkoi kërkoi rrëzimin e qeverisë ku bënte pjesë edhe vetë.

Lëvizja Qytetare URA dhe Lidhja e Qytetarëve CIVIS, që kishin garuar në zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi të mbajtura në vitin 2020 në kuadër të listës “E zeza mbi të bardhë”, ndërsa më pas bëri një propozim që bëri bashkë edhe faktorin shqiptar në Mal të Zi. Kjo pasi mori mbështetje edhe nga lideri i Listës Shqiptare, Nik Gjeloshaj dhe ai i Koalicionit Shqiptar “Njëzëri”, Fatmir Xheka. Të njëjtën e ka bërë edhe Ervin Ibrahimoviç, lideri i Partisë Boshnjake.

Megjithatë dhe drejtimi i dikasterit të Ministrisë së Brendshme nga ana e tij nuk kaloi pa debate. Fillimisht me përplasjen e fuqishme që për pak sa nuk shkaktoi luftë civile në Cetinje, ku u prit Patriarku Ortodoks serb Porfirije dhe Mitropoliti i ri i Malit të Zi, Joanikije. Po ashtu, si shqiptar në Mal të Zi, nuk ishn të paktat incidentet kur kombësia e tij përdorej në konotacion negativ. 

“Jemi në vendin tonë. Shqiptarët nuk do të na komandojnë ne çfarë të bëjmë,”- i tha në sy një protestues Abazoviçit. Por edhe vetë, ai nuk i ka ndihmuar ndonjëherë kritikat ndaj tij. Përveç faktit që e cilëson të mbyllur punën e njohjes së Kosovës, një realitet që për të ndryshon, Abazoviç u kthye në personazh kur tha se prindërit e Skënderbeut ishin sllavë ose serbë dhe se ishte kundër një busti në Ulqin. Mirëpo për deklaratën kërkoi falje dhe shtoi se ishte e gjitha një keqkuptim. 

Po ashtu, ardhja e tij në krye të shtetit duket se do të ndryshojë ujrat në rajon. E para, ai nuk ka marrëdhënie të mira me Serbinë, kjo edhe për shkak të kombësisë së tij, por ka treguar një qasje të hapur ndaj “Open Ballkan”, duke e cilësuar si një nismë që nuk duhet nënvlerësuar pasi është e ardhmja e rajonit. 

LAJMI KRYESOR: Qeveria e re merr dritën jeshile, Abazoviç, i pari kryeministër shqiptar në Malin e Zi

(k.m/dosja.al)

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore politike dritan abazovic dritan abazovic

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj