LIVE UPDATES
Aktualitet

PROFIL- Kush është Lulzim Basha, iku nga PD pas 17 vitesh, karriera dhe akuzat plot bujë

21 Mars 2022, 18:04 Nga DOSJA
PROFIL- Kush është Lulzim Basha, iku nga PD pas 17 vitesh, karriera

TIRANË“Gati të bëj një hap pas,”-kështu dha dorëheqjen Lulzim Basha nga posti i kryetarit të Partisë Demokratike. Pas 17 vitesh në politikë dhe pa u bërë kurrë kryeministër, Basha ka vendosur që të tërhiqet, por ku, si, ende nuk dihet! Lulzim Basha, ka lindur më 12 qershor 1974, e pas studimeve në Holandë, u rikthye në Shqipëri për t’u bërë një ndër politikanët më të spikatur në vend.

JETA PARA POLITIKËS

Basha ka studiuar në Holandë, e menjëherë, në vitin 2000, u rikthye në Shqprëi duke iu bashkuar Departamentit të Drejtësisë të administratës së OKB-së të Kosovës, UNMIK-ut , fillimisht si këshilltar ligjor dhe më pas si Zëvendës Shef i Kabinetit të Drejtorit të Departamentit të Drejtësisë të UNMIK-ut që nga tetori 2001. Nga nëntori 2002 deri në janar 2005 Basha shërbeu si këshilltar special për Tranzicionin në të njëjtin departament. Më pas, pas një takimi me kryedemokratin (asokohe) Sali Berisha, Basha u bashkua me Partinë Demokratike të Shqipërisë në janar 2005 dhe u bë anëtar i kryesisë së partisë në maj të atij viti. Që atëherë ai ka mbajtur disa poste ministrore në qeveritë e udhëhequra nga Partia Demokratike.

Kabineti Berisha (2005–2011)

Ai shërbeu si zëdhënës i partisë gjatë zgjedhjeve parlamentare të vitit 2005, ku u zgjodh deputet i njësisë zgjedhore nr. 33 në Tiranë. Më pas ai u emërua në qeverinë Berisha si Ministër i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, ku shërbeu për një periudhë 2-vjeçare. Pas zgjedhjeve të vitit 2009 , Basha u emërua Ministri i Punëve të Brendshme në qeverinë e re “Berisha”. Deri në vitin 2010 ishte në cabinet më pas vendosi që të niste një sfidë të re në jetën politike.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës (2011–2015)

Në vitin 2011 Basha ishte kandidati i partisë qeverisëse për postin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Ai mundi liderin e opozitës socialiste, Edi Rama, me një diferencë shumë të ngushtë (vetëm 81 vota pas rinumërimit), zgjedhje dhe votime që u konstestuan shumë ashpër. Megjithatë ia doli, hoqi nga Bashkia Ramën pas 11 vitesh. Megjithatë nuk kandidoi për një mandat të dytë në zgjedhjet vendore 2015, të cilat u fituan nga kandidati i Partisë Socialiste Erion Veliaj, i cili doli kundër mjekut, Halim Kosova.
Ai kishte marrë një detyrë tjetër në vitin 2013! Pas humbjes së koalicionit të udhëhequr nga Partia Demokratike në zgjedhjet parlamentare të 2013 dhe dorëheqjes së Sali Berishës si kryetar partie, Basha u zgjodh kryetar më 23 korrik 2013, për të ikur vetëm sot.

Basha si kryetar i PD-së

Pas marrjes së drejtimit të Partisë Demokratike, Basha largoi nga selia blu shumë figura të spikatura si Jozefina Topalli; Arben Imami; Bujar Nishani; Majlinda Bregu dhe të tjerë personazhe që në kohën e Berishës kishin post në kabinet. Megjithatë humbi 5 zgjedhje! Por këto të fundit edhe pse mund të konsideroheshin më të parëndësishme, e “dogjën”! Votimet në 6 bashki bënë që Basha të merrte kundërshtinë më të madhe të njohur ndonjëherë në selinë blu, të gjithë kundër kryetarit. Demokratët dhe deputetët duket se u bindën se Basha nuk ishte më lideri i tyre dhe nuk i frymëzonte më votuesit për të shkuar në kutitë e votimit.

AKUZAT

Edhe pse figurë e re në politikë, Basha është përballur me shumë akuza. Akuzat për vrasje dhe për krime lufte ndaj ish-zyrtarëve më të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës shkaktuan debat politik edhe në Shqipëri. Një ditë pas prangosjes së ish-presidenti Hashim Thaçi, dy ish-kryeparlamentarësve Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi dhe deputetit Rexhep Selimi, kryeministri Edi Rama ka drejtuar gishtin nga politika shqiptare. Duke u kërkuar llogari, Rama ka përmendur faktin se disa prej votave nga delegacioni shqiptar në Këshillin e Europës, ishin pro raportit të Dick Marty-t. Në mënyrë të përsëritur, disa ditë rresht, Rama ka kërkuar nga kundërshtarët e tij politikë që të japin sqarime lidhur me votën pro, duke u ndalur tek kryedemokrati Lulzim Basha, të cilin e akuzon se ka ndihmuar në përpilimin e raportit, duke “shërbyer” si përkthyes apo shoqërues i personazheve që vinin në Shqipëri për të investiguar lidhur me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë”. Po ashtu, Basha akuzohej se kishte marrë për favor të serbëve edhe kasetën e masakrës së Krushtës. Akuza që i ka mohuar të gjitha.

Gjatë kohës që ishte ministër Basha u akuzua edhe për korrupsion në rrugën e Kombit, e cila kushtoi 1.3 mld dollar nga buxheti i shtetit. Megjithatë çështja u pushua për mungesë provash.

Si ministër i Brendshëm, kryedemokrati është akuzuar dhe si personi që ka dhënë urdhër për të qëlluar ndaj protestuesëve më 21 janar, ku u vranë 4 tubues të opozitës asokohe, Partisë Socialiste. Edhe kjo çështje u mbyll, gjithashtu për mungesë provash.
Nick Muzin- Hetimi i Prokurorisë shqiptare në lidhje me burimin e parave të përdorura nga Partia Demokratike për të pretenduara për lobim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nisi pas publikimit të një artikulli në mars të 2018 nga revista “Mother Jones”, një revistë amerikane e njohur për qëndrimet e majta të saj. Revista e cilëson një histori të komplikuar, që nis në 2017 me kompaninë skoceze “Biniatta Trade”, e krijuar nga “Asverro Corporation & Liminez Commerce” me bazë në parajsën fiskale, Belize. Në fund të marsit 2017, shkruante Mother Jones, Nick Muzin rregulloi një vizitë të Lulzim Bashës në Uashington, ku në axhendë ishte edhe takimi me tre kongresmenët republikaanë, Ed Royce, Dana Rohrbacher, cilësuar gjithashtu edhe si kongresmeni i parapëlqyer i Vladimir Putin dhe Pete Sessions. Basha mori pjesë gjithashtu në Kongresin e Komitetit Kombëtar të Republikanëve, ku foli edhe Donald Trump. Çështja u vendos në qendër të diskursit politik në mars 2018, aq sa për akuzat ndaj Partisë Demokratike nga ana e mazhorancës ndërhyu edhe Ambasada Ruse në Tiranë. Por Lulzim Basha i cilësoi akuzat trillim dhe akuzoi mazhorancën e qeverinë se kishte paguar me para të drogës dhe krimin artikullin e publikuar nga “MotherJones”. Megjithatë së fundmi, për të njëjtën çështje po akuzohet dhe nga Sali Berisha

Numri një në ikje i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është marrë në pyetje si person në dijeni edhe për çështjen e “Toyota Yaris”. Kjo çështje është bërë si fillim publike nga Lulzim Basha, i cili akuzoi kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla nga Foltorja e Kuvendit si të përfshirë në marrjen e miliona eurove. Basha tha se në vendin tonë do të vinin 5 milionë euro, por në fakt në Portin e Durrësit u numëruan vetëm 3 milionë e 470 mijë euro.

Megjithatë nuk përfundon këtu, pasi Basha akuzohet se ka përvetësuar dhe 4 vila, e po ashtu aksione në portin e Durrësit, të cilat nuk ia kanë kuryer as eksponentë të PD, si për shembull Grida Duma. As këto nuk janë provuar kurrë.

Mes akuzave, arritjeve, risisë që solli, Basha nuk ia doli dot! Sa kohë kishte nën kontroll PD nuk e mundi sot Edi Ramën. Sot, nuk mundi sot as personin që e futi në politikë, Sali Berishën!

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

kryesore politike dorehiqet lulzim basha lulzim basha dorehiqet lulzim basha lulzim basha

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë