LIVE UPDATES
Politike

Programi i LSI-së për arsimin/ Kryemadhi nga Elbasani: Nuk ka pasuri e armë më të fortë sesa dija, synimi jonë 5% e PBB p

10 Shkurt 2021, 08:21 Nga DOSJA
Programi i LSI-së për arsimin/ Kryemadhi nga Elbasani: Nuk ka pasuri e

ELBASAN– Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka prezantuar ditën e sotme programin e partisë për arsimin. Nga Elbasani, Kryemadhi tha se pas nevojës për punësim, gjëja e dytë për të cilën shqetësohen më shumë qytetarët është edukimi i fëmijëve.

Gjatë fjalës së Kryemadhi theksoi se për të rinjtë në Elbasan, arsimi është kthyer në një sfidë, ndërsa shtoi se nuk mund të jetë më pjesë e kompromisit.

DEKLARATA E KRYEMADHIT:

Profesor Edmond Hoxha unë të falenderoj shumë, sepse sot kemi shumë profesorë në panel. Dua të falenderoj të gjithë grupin e punës, të gjithë pedagogët që kanë punuar për programin e arsimit, por mbi të gjitha edhe studentët.Unë ndihem kaq mirë që analiza profesionale e themelit të programit tonë politik, për Shqipërinë e pas 25 Prillit, po mbahet sot në Elbasan, në një qytet që kaq shumë e do arsimin dhe kulturën.E kam ndjerë këtë në çdo komunikim timin me qytetarët në Elbasan, të çdo moshe, nga qendra e qytetit deri në skajin më të largët.Por jo vetëm në Elbasan, pas nevojës për punësim, gjëja e dytë për të cilën shqetësohen më shumë qytetarët tanë është edukimi i fëmijëve. Shqiptarët e dinë se nuk ka pasuri më të madhe se dija, nuk ka armë më të fortë se aftësia për t’u përballur me sfidat e të ardhmes, ndaj edhe arsimi i fëmijëve tanë nuk është më pjesë e kompromisit, por përkundrazi është sfidë e familjeve tona dhe sfidë e LSI-së si forcë politike.

Për ne si LSI, e cila është partia e të rinjve dhe të rejave, vendi mund të shërohet vetëm nga të rinjtë. Sot sfidat e vendit janë nga më të mëdhatë që kemi kaluar: kriza e punësimit, ndalimi i shpopullimit, kthimi i besimit tek të rinjtë, të cilët kërkojnë zgjidhje afatgjata, vizionare, por edhe të menjëhershme.LSI e gjen zgjidhjen tek arsimi cilësor për të rinjtë dhe të rejat, si dhe dhe punësimi dinjitoz për një të ardhme dinjitoze për ta.

Arsimi është në themel të programit dhe vizionit të LSI-së, pasi kushdo që mendon për të ardhmen, duhet të mendojë edhe për arsimin e të rinjve tanë. Një arsim cilësor, jo me fjalë, por ku në thelb të programit tonë ne kemi 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Një arsim cilësor, ku ne kemi vendosur taksën e të ardhmes, ku taksohen me 1% të fitimit të tyre të gjitha kompanitë e mëdha, duke qenë edhe vetë ato përfituese me burime njerëzore, të cilët do të jenë të aftë për tregun e punës dhe në konkurrencë. Për një arsim cilësor, jo me fjalë, por me rritje dyfish të pagave për mësuesit, që për ne është shumë e rëndësishme që mësuesit të jenë edukatorë të brezit të ri dhe jo mercenarë politik.

Për arsim cilësor, ku Ligji për Arsimin e Lartë do të shqyrtohet në bashkëpunim të ngushtë me vetë stafin akademik dhe studentët. Do të jenë ata që do ta hartojnë, do të jenë ata që do të krijojnë mundësinë për të pasur një universitet jo vetëm autonom, por edhe të pavarur politikisht, si dhe të ketë mundësinë e një pavarësie ekonomike, për të krijuar një universitet cilësor dhe konkurrent.

Një arsim cilësor, me kurrikula të lidhura me ekonominë e vendit. Një arsim cilësor, që shpenzimet e studentëve, të cilat ne synojmë t’i përgjysmojmë, të jenë të përballueshme jo vetëm për studentët shqiptar, por edhe për familjet e tyre.

Arsim cilësor për LSI do të thotë punësim që në bankat e shkollës. Programi “Mëso dhe fito” i cili është një nga programet më të përkrahura sot nga rinia shqiptare. Do të thotë punë të garantuar, paga dinjitoze, taksa të ulëta. Arsimi cilësor përmirëson pjesëmarrjen në politikë dhe krijon hapësira politike për të rinjtë tanë, gjë që është e domosdoshme për t’i dhënë fund njëherë e përgjithmonë tranzicionit politik në Shqipëri, pas 30 viteve.

Arsimi cilësor sjell ekonomi të hapur, konkurrencë të ndershme, mundësi punësimi për të gjithë. Arsim cilësor do të thotë zhvillim bashkëkohor të bujqësisë, të industri agro përpunimit. Do të thotë shërbim shëndetësor të zhvilluar dhe jo emigrim të mjekëve e infermierëve në Gjermani.

Pra arsim cilësor do të thotë familje e re e lumtur, për të cilën ne e kemi të domosdoshme sot. Arsim cilësor do të thotë fuqizim i gruas në shoqërinë tonë. Arsim cilësor do të thotë një Shqipëri dinjitoze, me integritet dhe një Shqipëri europiane për të cilën ne aspirojmë. Për ne arsimi cilësor do të thotë të kesh besim tek të rinjtë dhe të rejat.

Unë jam shumë krenare që të gjithë kontribuuesit e këtij programi për arsimin dhe të gjithë ju profesorë dhe profesionistë këtu në tryezë, si dhe gjithë atyre mijëra mësuesve dhe studentëve që janë angazhuar në hartimin e këtij programi, u janë bashkuar angazhimit dhe pasionit tonë për të hartuar një program të tillë, i cili në fund të ditës për ne është një meritë, por mbi të gjithë edhe një mision të cilin ne duhet ta realizojmë, jo vetëm për të rinjtë dhe të rejat tanë, por për të ardhmen e vendit tonë.Vullneti ynë politik në qeverisje do të fokusohet për ta bërë realitet këtë program, i cili është shumë i thjeshtë, shumë real, i prekshëm dhe shumë i mundshëm, në mënyrë të tillë që t’u krijojmë mundësinë të rinjve dhe të rejave tanë, që të kenë një arsim cilësor, një sistem arsimor të detajuar, por të prekshëm dhe të domosdoshëm për të ecur përpara dhe për të qenë të barabartë me të gjithë bashkëmoshatarët e tyre, jo vetëm në Rajon, por edhe më gjerë.

Unë ju uroj suksese dhe ju falenderoj jashtëzakonisht shumë për kontributin. Dua të falenderoj të gjithë pedagogët që na e bënë të mundur, edhe ata që nuk janë sot këtu, por që kanë bërë realizimin e një programi shumë të thjeshtë, shumë të prekshëm dhe të domosdoshëm, për të qenë i pranueshëm jo vetëm nga studentët, por edhe nga stafi i gjerë akademik.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj