LIVE UPDATES
Aktualitet

Skandali i pagave/ Projekt-rezoluta në Kuvend: Të hetohet rrjedhja e të dhënave

2 Maj 2022, 08:41 Nga DOSJA
Skandali i pagave/ Projekt-rezoluta në Kuvend: Të hetohet rrjedhja e

TIRANË– Në seancën e radhës plenare, pritet që të miratohet projekt-rezoluta që kërkon hetim të plotë të çështjes së skandalit të publikimit të të dhënave personale të Shqiptarëve. Në projekt-rezolutën për punën e komisionerit për të drejtën e informimit dhe mbrojtjes së të dhënave kërkohet që hetimi administrativ të mbyllet brenda vitit 2022. Në dokument analizohet puna e deritanishme e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Besnik Dervishi, për vitin 2021.

Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Zyra e Komisionerit, për vitin 2022 të përmbyll hetimin administrativ, mbi publikimin e databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat si dhe databazës me të dhënat e targave të automjeteve, brenda vitit 2022. Po ashtu, Kuvendi kërkon që zyra e Komisionerit të luajë rol aktiv në përmbylljen e procedurave për modernizimin e kuadrit ligjor, të vijojë monitorimin dhe mbikëqyrjen proaktive të autoriteteve publike për verifikimin e përditësimit të Programit të Transparencës dhe të Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në veprimtarinë e tyre.

Projektrezoluta e plotë

– Duke vlerësuar rolin e institucionit të Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale në zbatimin e drejtë dhe të paanshëm të mbikëqyrjes ligjore për konsolidimin e standardeve në ushtrimin e të drejtave të njeriut;

– Duke vlerësuar kontributin e institucionit në procesin e integrimit evropian të vendit, nëpërmjet zbatimit me sukses të Projektit të Binjakëzimit “Ndërtimi i institucioneve për harmonizimin me acquis të BE për të përmbushur kriteret ekonomike lidhur me mbrojtjen e të dhënave”, si dhe nëmodernizimin e kuadrit ligjor për të drejtën e informimit;

– Duke vlerësuar veprimtarinë e Zyrës së Komisionerit në zhvillimin me përgjegjshmëri të hetimeve administrative ex-officio në lidhje me rastin e cenimit dhe përhapjes së të dhënave personale;

– Duke vlerësuar zgjedhjen e Zyrës së Komisionerit në Komitetin Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC), si një mundësi për të nxitur autoritetet publike shqiptare në konsiderimin e transparencës si faktor pozitiv në komunikimin me publikun si mekanizëm për të luftuar korrupsionin.

Kuvendi i Shqipërisë shqyrtoi veprimtarinë e Komisionerit për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2021 dhe konstaton se:

– Ka realizuar plotësisht Rekomandimet e adresuara në Rezolutën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, si edhe ato të adresuara nga Raporti i Progresit për Shqipërinë të Bashkimit Evropian për vitin 2021;

– Ka dhënë kontribut parësor në hartimin e projektligjit “Për mbrojtjen e të dhënave personale” të përafruar me acquis të BE dhe projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 119, datë 14.09.2014 “Për të drejtën e informimit”;

– Ka konsoliduar procesin e shqyrtimit administrativ të ankesave për dhënien e informacionit/dokumentacionit me karakter publik, aspekt i veprimtarisë së Zyrës së Komisionerit, e vlerësuar edhe nga partnerë ndërkombëtarë (SIGMA/OECD);

– Ka kryer hetime administrative me fokus monitorimin e programit të transparencës të kategorive të ndryshme të autoriteteve publike, si dhe ka dalë me vendimmarrje konkrete për zbatimin e legjislacionit në këtë fushë;

– Ka kontribuuar në shtimin e numrit të autoriteteve publike që kanë instaluar Regjistrin elektronik të kërkesave dhe përgjigjeve për të drejtën e informimit në portalin pyetshtetin.al (REKPDI) dhe Sistemin e Menaxhimit të Aplikimit në portalin unik qeveritar e-Albania (AMS) për trajtimin e kërkesave/ankesave online nëpërmjet tyre;

– Ka kryer një veprimtari të gjerë e komplekse në kuadër të hetimeve administrative për rastet e përhapjes së të dhënave personale, duke nxitur marrjen e masave konkrete e të shpejta për garantimin e plotë të të drejtave të qytetarëve;

– Ka kryer monitorimin dhe mbikëqyrjen e kontrolluesve në sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe marketingut të drejtpërdrejtë, të cilët në veprimtarinë e tyre përpunojnë sasi të mëdha të dhënash personale e sensitive, me fokus verifikimin e masave tekniko-organizative në garantimin e një procesi përpunimi të sigurt;

– Ka miratuar një Rekomandim unifikues për 15 kontrollues publikë në sektorin e shëndetësisë, për marrjen e masave tekniko-organizative me qëllim garantimin e sigurisë së të dhënave gjatë proceseve përpunuese;

– Ka vijuar angazhimin në veprimtari ndërgjegjësuese sipas fushave të përgjegjësisë me autoritete publike, shoqërinë civile, median dhe grupet e interesit, për respektimin e të drejtave të qytetarëve;

– Ka luajtur rol aktiv në marrëdhëniet ndërkombëtare në kuadër të organizmave ku është anëtar, duke synuar zbatimin e praktikave më të mira në të dy fushat e veprimtarisë.

Kuvendi i Shqipërisë kërkon që Zyra e Komisionerit, për vitin 2022 në përmbushje të detyrave të ngarkuara me ligj, të angazhohet veçanërisht dhe në këto drejtime:

1. Të përmbyll hetimin administrativ, mbi publikimin e databazës me të dhënat e pagave të qytetarëve të punësuar në sektorin publik dhe privat si dhe databazës me të dhënat e targave të automjeteve, brenda vitit 2022.

2. Të luajë rol aktiv në përmbylljen e procedurave për modernizimin e kuadrit ligjor.

3. Të vijojë monitorimin dhe mbikëqyrjen proaktive të autoriteteve publike për verifikimin e përditësimit të Programit të Transparencës dhe të Regjistrit të kërkesave dhe përgjigjeve, me qëllim rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në veprimtarinë e tyre.

4. Të mbështesë autoritetet publike në qartësimin e çështjeve mbi interesin publik dhe rastet e kufizimit të dhënies së informacionit, si dhe të nxisë forcimin e rolit të koordinatorit për të drejtën e informimit.

5. Të vijojë shtrirjen e instalimit të sistemeve elektronike AMS dhe REKPDI në sa më shumë autoritete publike.

6. Të monitorojë dhe mbikëqyrë zbatimin e legjislacionit për mbrojtjen e të dhënave personale me fokus masat tekniko-organizative për përpunimin e sigurtë të tyre, veçanërisht, Sistemet e Menaxhimit të Sigurisë së Informacionit (SMSI), duke u shtrirë edhe në sektorë të tjerë si ai i sigurimeve, financiar jobankar, marketing i drejtpërdrejtë, etj.

7. Të angazhohet në monitorimin e vazhdueshëm për zbatimin e masave të lëna në rekomandimet e mëparshme për kontrollues publik e privat.

8. Të angazhohet në krijimin e Rrjetit të nëpunësve për mbrojtjen e të dhënave personale, diktuar nga përmirësimi i legjislacionit kombëtar të kësaj fushe.

9. Të sigurojë pjesëmarrje aktive në cilësinë e anëtarit të Komitetit Ekzekutiv të Konferencës Ndërkombëtare të Komisionerëve të Informimit (ICIC) dhe vijimin e angazhimit aktiv në organizmat e tjera ndërkombëtare ku Zyra e Komisionerit është pjesë.

10. Të angazhohet në bashkëpunimin me qytetarë dhe grupe interesi për njohjen e kuadrit të modernizuar ligjor në të dy fushat e përgjegjësisë dhe rritjen e ndërgjegjësimit për zbatimin e tij.

Në fund të vitit 2021 u bënë publike në Shqipëri databaza me të dhënat e pagave, të cilat përkonin ato të muajit janar 2021 dhe të muajit prill. Po ashtu, në rrjetin ‘WhatsApp’ qarkulloi dhe lista me numrat e telefonave dhe ajo e targave të qytetarëve shqiptarë.

(a.b)/dosja.al

Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?

View Results

kryesore kryesore kuvendi i shqiperise projekt rezoltua skandali me te dhenat personale kuvendi i shqiperise projekt rezoltua skandali me te dhenat personale

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj