Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
VD-Projektligji për Bashkëqeverisjes, Bushka: Nuk shkel autonominë, nuk ka përplasje
15 Dhjetor 2021, 10:45Nga DOSJA
TIRANË– Kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka u shpreh ditën e sotme se projektligji për Bashkëqeverisjes nuk ka asnjë përplasje dhe nuk shkel autonominë, siç pretenton presidenti i vendit, Ilir Meta. Bushka tha se nuk ka kundërshti e as mbivendosje me parashikimet e kodit dhe për rrjedhojë nuk cënohen as parimet e dispozitat kushtetuese të përmendura nga Presidenti Meta. Në fund të fjalës së saj, kryetarja e komisionit u shpreh se nisma të tilla janë pozitive dhe duhet të jemi të kujdesshëm mos të bien ndesh me ato që janë në fuqi dhe ligji e bën këtë.
“Nuk kuptohet se ku është përplasja. Ligji nuk merr përsipër të zëvendësojë parashikimet e kodit të procedurave. Askund nuk tentohet të rregullohen norma apo të krijohen norma të ndryshme. Mekanizmat e parashikuar janë komplementare dhe alternative jo zëvendësuese të statutit të sanksionuar nga kodi. Ne i kemi ezauruar këto diskutime dhe vë re që flasim në parim dhe jo konkretisht se ku është problemi. Nuk ka kundërshti e as mbivendosje me parashikimet e kodit dhe për rrjedhojë nuk cenohen as parimet e dispozitat kushtetuese të përmendura nga Presidenti. Sa i përket çështjes se ligji për bashkëqeverisjen bie ndesh me ligjin për ndërmjetësimin në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, e para ndërmjetësimi sipas ligjit për bashkëqeverisjen është vullnetar, kërkon pëlqimin e dy palëve pjesëmarrësve. Ligji për bashkëqeverisjen e ka të parashikuar që nuk ka ndalim për ndërmjetësim, por është thelbi në këtë parashikim pëlqimi i palëve. Po të ishte detyrueshmëri, mund të vlenin argumentet, pro në këtë rast bie. Ndërmjetësimi nuk mund të kryhet për çështje që për nga përmbajtja janë të panegociueshme dhe ligji ka ndalime. Për zbatueshmërinë është e qartë që sa kohë palët kanë rënë dakord me vullnet, efektshmëria duhet të jetë e tillë që t’i shërbejë palët dhe do të jetë titull ekzekutiv. Për qarkullimin e dokumenteve. Nuk mendoj që jemi në mbivendosje të kompetencave. Agjencia nuk shqyrton një çështje që është në gjykim nga gjykata, nuk ka asnjë dispozitë të ligjit që të bie ndesh me këtë, ky do ishte problemi. Nuk ndërhyhet në autonominë vendore. Kjo çështje ka rëndësi për përmirësimin e dhënies së shërbimit nga administrata dhe fuqizimin e qytetarit. Nisma të tilla janë pozitive dhe duhet të jemi të kujdesshëm mos të bien ndesh me ato që janë në fuqi dhe ligji e bën këtë, nuk ka përplasje”, tha Bushka.
TIRANË – Kryetari i Partisë Demokratike ka zhvilluar një komunikim me gazetarët nga selia e PD. Në nisje të këtij komunikimi, kryetari i Partisë Demo...
TIRANË – Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi akuzoi drejtuesit e PD-së se kanë shpërthyer derën e Lidhjes Demokratike të Gruas dhe kanë nd...
BRUKSEL – Situata në Partinë Demokratike është duke u ndjekur me interes në Bruksel. Ana Pisonero zëdhënëse e Komisionit Europian e pyetur për atë që ësht...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha nuk u përmend më as emrin ish-aleatëve të Lëvozjes Socialiste për Integrim. Nga selia blu përballë gazetarëve, tek...
TIRANË – Gjatë konferencës së tij me gazetarët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pyetur se përse, me gjithë skandalet që po ndodhin...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u shpreh ditën e sotme se korrupsioni nuk ndodhet brenda opozitës mirëpo te mazhoranca, pasi kry...
TIRANË– Kryedemokrati Lulzim Basha ka akuzuar paraardhësin e tij Sali Berisha për korrupsion. Nga selia blu përballë gazetarëve, Basha u shpreh se dh...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ripërsëriti nga konferenca me gazetarët se duhet vettingu në politikë. Basha u shpreh se lufta ku...