LIVE UPDATES
Bota

Pronari i një spitali/ Pranga bashkëpunëtorit të Gruevskit, planifikonte arratisjen

15 Dhjetor 2021, 17:27 Nga DOSJA
Pronari i një spitali/ Pranga bashkëpunëtorit të Gruevskit,

MAQEDONI E VERIUT- Jordan Orce Kamçev, drejtor i spitalit privat “ Acibadem Sistina” dhe i shumë bizneseve tjera si dhe një nga emrat më të përfolur në Maqedoninë e Veriut është lënë në paraburgim pavarësisht  milionave që i ofron si garancë në gjykatë.

Sipas Romania.net, prokurorja e rastit “Perandoria“,  Vilma Ruskoska tha se ka informata të rëndësishme që flasin për arratisjen e Orce Kamçevit nga shteti, ndaj propozoi që ai të qëndrojë në paraburgim deri sa të ketë një vendim të plotë të gjykatës për rastet ku ai akuzohet. Jordan (Orce) Kamçev është njëri prej të dyshuarve në rastin “Perandoria”, por edhe për rastin “Parcela në Vodno”, ndërsa në opinion njihet si njeriu më i afërt i ish-Drejtorit për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov.

Në rastin “Parcela në Vodno” i dyshuari i parë është ish-kryeministri Nikolla Gruevski, për të cilin hetimi ka treguar se me para të partisë ka blerë pronë në vlerë prej 1,3 milionë euro. Biznesmeni i afërt me Gruevskin, pronar i shumë kompanive gjigande në Maqedoni, është i dyshuar edhe në procesin gjyqësor “Perandoria”, ku hetohet për krim financiar, konkretisht për pastrim parash përmes kompanive në Maqedoni dhe kompanive offshore të regjistruara në vende të huaja. Jordan Kamçev është drejtor i kompanisë “ Orka Holding”, të themeluar që nga viti 1990 nga babai i Jordan Kamçevit, Ilija Kamçev. “Orka Holding” është aksionere e kompanive më të mëdha në Maqedoni, si spitali “Acibadem Sistina”, kompania e ndërtimit “Beton Shtip”, “Stopanska Banka”, kombinatin bujqësor “Pelagonija”, “OK Hotel”, restorantin elitar “Sushiko”, pronar i gazetës së përditshme “Nova Makedonija”, etj.

Kamçev dhe njerëzit e tij të afërt, Nikolla Gruevski dhe Sasho Mijallkov akuzohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizim, mashtrim dhe larje parash dhe vepra tjera penale. Në rrjedhën e procedurës parahetimore, me ndërmarrjen e veprimeve të ndryshme hetuese janë siguruar dëshmi të mjaftueshme nga të cilat ka dalë dyshim se në periudhën prej vitit 2002 deri më 2013 të dyshuarit i kanë bërë veprat penale për të cilat akuzohen personalisht dhe përmes personave juridik.

Më 9 nëntor të vitit 2018, Prokuroria bastisi “Orka Holding-un”, kompaninë e Kamçevit nën pronësi të së cilës është edhe spitali privat “Acibadem Sistina”. Në vitin 2009, kompania ofshor Hospital management group LLC nga Qipro  themelon Spitalin klinik “Sistina”. Pastaj, kjo kompani ia shet pronën një tjetër kompanie ofshor nga Panamaja. “Orka Holding” blen depozitën nga kompania e Panamasë, ndërsa kjo ia shet “Sistinës”, me çka Kamçev faktikisht inkorporon pjesë të depozitës nga Hospital management nga Qipro, në Maqedoni.

Përveç Kamçevit dhe Mijalkovit në rastin “Perandoria” të dyshuar janë dhe Ratka Kunoska Kamçeva, nëna e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutive e Bordit të Drejtorëve të “Orka Holding” Kristina Kamçeva Stojçeski, motra e Kamçevit dhe anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të “Zhito Pollog Tetovë “, Liljana Gajdoska, juriste në firmat e Kamçevit, anëtare jo ekzekutiv i Bordit të Drejtorëve të KB “Pellagonia”, Todor Mirçevski, drejtor i “Eksiko”, Vlladisllav Stajkoviq  pronari NVSP, drejtor e deritanishëm i “Mobiko” dhe ish-drejtor i “Finzi”, Vançe Mijallcçev– Drejtor ekzekutiv i “Beton Shtip” Jovançe Taskovski, broker dhe Dejan Janev ng O.T.E. “Invest”

Ndërkaq sipas prezantimit të spitalit “Acibadem Sistina” në “uebfaqen” e tyre shkruhet se partnerë kryesorë në biznesin e tyre janë edhe Fondi për Investime i Qeverisë Malajziane dhe kompania japoneze Mitsui&Co. Ndërkaq as partnerët e Kamçevit nuk po dalin mjaft të larë para procedurave ligjore. Kompania Japonete Mitsui and Co. disa herë me radhë ka qenë e akuzuar për aferakoruptive disa herënga Republika e Kinës por edhe e vetështetit nga ku është themeluar dhe ngritur si kompani, pra nga Japonia. Ndërkaq spitali privat “Acibadem Sisitina” është një nga spitalet më të frekuentuar nga qytetarët e Kosovës.

(m.k/dosja/al)

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota jordan kamçev maqedonia e veriut nikolla gruevski jordan kamçev maqedonia e veriut nikolla gruevski

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj