Sulmoi me sende të forta efektivin e policisë në Shkodër, identifikohet autori (EMRI)
25 Mars, 17:45
Godit...
Aktualitet
Pronë në Dhërmi, apartamente në Tiranë! Sekuestohet pasuria e një personi
24 Janar 2022, 13:12Nga DOSJA
TIRANË– Pasuria e një personi është sekuestruar me urdhër të Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje. Në njoftimin e shpërndarë, thuhet se janë sekuestruar disa prona të personit me inicialet E.S, i cili është në hetim për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke. Këtij personi iu është sekuestruar një kompleks turistik që ndodhet në Dhërmi dhe dy apartamente në Tiranë, në zonën e Selitës.
NJOFTIMI:E
Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë në bazë të ligjit 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, ka regjistruar dhe po kryen hetime për procedimin pasuror penal nr.01, datë 14.01.2022, që bën fjalë për pasuritë në zotërim të shtetasit E.S., i hetuar për kryerjen e veprës penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” në Republikën Çeke. Në funksion të këtij procedimi pasuror, mbi bazën e kërkesës së prokurorit, Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë, me vendimin nr.3 (75), datë 22.01.2022, ka vendosur: Sekuestrimin e pasurive të paluajtshme, të përshkruara më poshtë:
Objekt 2-kt, i ndodhur në Dhërmi, në kompleksin turistik “***”, me nr.G**;
Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë;
Pasuria Nr.104/**+*-**, e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40m2, zona kadastrale 3***, Selitë, Tiranë.
Në zbatim të vendimit gjyqësor dhe nenit 14 e vijues të ligjit nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, i ndryshuar, është nxjerrë nga prokurori urdhri i ekzekutimit, i cili u është dërguar për ekzekutim/zbatim shërbimeve e policisë gjyqësore të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara pranë Ministrisë së Financave, Tiranë, Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe Bashkisë Lushnjë.
(a.b)/dosja.al
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
TIRANË – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka vendosur sot për përbërjen e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 6 marsit duke nd...
SHKOZET/DURRËS – Në një kohë kur debati mes kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe kreut të FSHF-së, Armando Duka janë në kulmin e tyre, të tje...
LEZHË– Ky është Florian Përvathi, i riu që ekzekutoi ditën e sotme me armë zjarri në fshatin Manati të Lezhës. Pas krimit i riu u vetëdorëzua në poli...
TIRANË – Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar audiopërgjimin e Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, me të cilën thotë se vërtetohet presi...
TIRANË – Në një audio të publikuar nga FSHF, të takimit informal që Veliaj ka mbajtur dje me disa prej anëtarëve të kësaj shoqate, kryebashkiaku i Ti...
TIRANË– Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ka mbledhur ditën e djeshme rreth 40 përfaqësues të shoqatave të futbollit të kryeqytetit, por audioja ...
TIRANË – Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka reaguar pas audios skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëta...
TIRANË – Të tjera detaje skandaloze kanë dalë nga audio skandaloze ku kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj kërcënon hapur anëtarët e shoqatës së fu...
TIRANË – Pas publikimit të audio-përgjimit skandaloz të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj në një takim të fshehtë të zhvilluar dje, ka reaguar ...