LIVE UPDATES
Politike

Protesta e opozitës/ Kryemadhi përdor shprehjen e Ramës: Nuk ke parë gjë akoma

16 Shkurt 2019, 17:47 Nga DOSJA
Protesta e opozitës/ Kryemadhi përdor shprehjen e Ramës: Nuk ke

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në një deklaratë për shtyp në selinë e partisë së saj ka komentuar protestën e sotme.  (Lexo këtu)

Në fjalën e saj, Kryemadhi i dha një tjetër mesazh kryeministrit të vendit Edi Rama duke përdorur vetë fjalët e tij.

Sot i treguan se mund të përdorë çdo lloj arme, por nuk i tut dot shqiptarët. Mësime të tjera e presin. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë po sikur gjithë arsenalit e e ish-BSH të përdorë ai nuk e mund dot popullin e tij. Ditë më të tmerrshme, më me makth do ketë për Edi Ramën”,- tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi komentoi edhe takimin e Ramës me qytetarët në Vlorë.

“Frikacaku Edi Rama sot me 2 mijë karriget e tij në Vlorë, kërkonte të bënte anti mitingun. Por ishte përgjigja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”,”-tha më tej Kryemadhi.

Deklarata për media e Kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi

Më lejoni që në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim, të falënderoj sot të gjithë ata protestues të cilët shprehën qytetari, por mbi të gjitha shprehën devotshmëri dhe dashuri ndaj vendit të tyre. Sot protesta ishte vetëm fillimi. Vetëm fillimi i atij reagimi qytetar, ku për hir të së vërtetës na bën të ndihemi krenarë për qytetarinë, atdhedashurinë dhe për dashurinë që kanë shqiptarët për vendin e tyre. Sot protesta, e cila kishte më shumë djem dhe vajza, burra dhe gra, se asnjëherë tjetër nga çdo protestë, apo çdo manifestim i madh që është bërë në Shqipëri, ishte një protestë që rrëzoi Edi Ramën. E rrëzoi Edi Ramën dhe për t’i treguar bandave dhe krimit të organizuar që e menaxhojnë atë që ai nuk është më kryeministri i shqiptarëve.

Frikacaku Edi Rama sot me 2 mijë karriget e tij në Vlorë, kërkonte të bënte anti mitingun. Por ishte përgjigja më e mirë që i dhanë shqiptarët sot nga Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”. Nga ai bulevard ku me qindra e mijëra shqiptarë kanë dhënë gjakun për vendin e tyre, që kjo Shqipëri të jetë e lirë. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan edhe njëherë që ti ke ikur zotëri. Por ke ikur si një frikacak dhe nuk gjen vend ku të fshihesh. Sot Edi Ramës shqiptarët i treguan që mund të përdori çdo lloj arme, por ata nuk i tut dot. Sot Edi Rama e tregoi edhe njëherë se është frikacak, por mbi të gjitha tregoi se është edhe vetëm. Sot Edi Rama mori një mësim shumë të mirë. Por mësime të tjera e presin akoma më shumë. Nuk ka parë gjë akoma. Jo gaz lotsjellës, jo plumba plastikë të përdori ndaj qytetarëve, por sikur edhe të gjithë arsenalin bërthamor të Bashkimit Sovjetik dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ta mbledhë kundër popullit të tij, ai nuk mund ta mundi dot.

Nuk është Edi Rama nga ata burra që të mundë popullin e tij, populli i tij janë shqiptarët që duan vendin e tyre dhe sot shqiptarët treguan që janë kundër politikës së Edi Ramës, janë kundër ngritjes së çmimit të energjisë elektrike, janë kundër taksës dhe çmimeve të larta, janë kundër shfrytëzimit që u bëhet në mënyrën më makabre shqiptarëve, janë kundër taksidarëve të Edi Ramës që falimentojnë bizneset e shqiptarëve, janë kundër shëndetësisë më të shtrenjtë që Edi Rama e promovon si shëndetësia falas, janë kundër çdo lloj grabitje që Edi Rama i bënë çdo ditë jetës shqiptare.

Sot filloi rrënimi, filloi rrënimi i botës së krimit që përfaqësohet nga Edi Rama. Ditë të tjera do të vijnë edhe më të ethshme, edhe me më makth për Edi Ramën, por do të vijnë ditë më të bukura për shqiptarë, ku zemrat e tyre do të vlojnë nga dëshira dhe nga dashuria për vendin e tyre.

Me lejoni edhe një herë që me dorë në zemër dhe duke u falënderuar për pjesëmarrjen dhe angazhimin paqësore, qytetarë dhe model të të gjithë protestuesve, të cilët nuk u bënë pre e provokimeve të njerëzve të Edi Ramës, por nuk u bënë pre e as të gardistëve, por edhe të policisë së Edi Ramës.

Sot shqiptarët përballuan me një devotshmëri të paparë mbi 20 herë sulmin me gaz lotsjellës. Gra dhe vajza ku në sytë e tyre lotonin dhe në gojët e tyre kalonte gazi helmues i Edi Ramës, nuk mund të helmojë dot shpirtin dhe të ardhmen e shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë shqiptarët kanë një të ardhme, kanë një të ardhme të ndritur sepse Edi Rama ka ikur, ka ikur prandaj ta çojmë deri në fund këtë rrugë që kemi nisur.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike lsi monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt lsi monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj