Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Politike
Djegia e mandateve/ Rama: Vendim politik vetëvrasës, dora e shtrirë për dialog
5 Mars 2019, 09:16Nga DOSJA
Tiranë- Kryeministri Edi Rama në fjalën e sotme në parlament, tha se djegia e mandateve nga opozita është një vendim politik vetëvrasës. Gjatë kohës që Rama fliste, opozita po protestonte në rrugë, (Lexo ketu),ndërkohë që, kryeministri tha se gjithçka që po ndodh është një rrugë pa krye, por shtoi se mazhoranca është e gatshme t’i ofrojë opozitës, dialog.
Ajo që ndodh sot është vijimi i një rruge pa krye, ku e vetmja gjë e re është një vendim politik vetëvrasës. Faktikiksiht jemi në sezonin e ri të një seriali të njohur. Nuk është e vështirë t’i bëjmë një thirrjë të shpejtë kujtesës për situatën ekzakësisht dy vite më parë në këtë peridhë kur në bulevard u ngrit një çadër. Nga nga ajo çadër nisi një rrugëtim për të krijuar një Republikë të Re me kishtin kushtin e panegociueshëm për një qeveri pa Ramën kryeministër dhe për të garantuar zgjedhje sipas dëshirës së atyre. Sot ata janë larguar përfundimisht nga ky parlament. Ne vumë interesin e vendit mbi interesin e ngushtë politik. Faktikisht bëmë një hap madh duke i vënë në dizpozicion opozitës të gjitha ato që kërkuan.
Kryeministri tha më tej se mandati i deputetit nuk është letër bixhozi siç e bëjnë deputetët e opozitës.
Sot ne jemi në kushte kur ata janë larguar dhe një pjesë tjetër e opozitës po zënë vendet e tyre në pralament. Është e drejta e tyre. Këtij Kuvendi do t’i japim zgjidhje të halleve. Mandati ynë nuk është letër bixhozi siç luajnë ata. Pas tyre qëndrojnë grupe interesash që janë mundur në betejën për të bërë shtet. Nëse ka një zonë që nuk preket është zona e politikës ku ne jemi shumicë.
Ai theksoi se PS e ka dorën e shtrirë për të dialoguar me opozitën por mandatet që iu kanë dhënë qytetarët nuk i negociojnë me asgjë.
“Kemi shumë gjëra për të bërë. Kemi bërë shumë në të gjithë sektorët ne nuk duam të shkojmë drejt tumnajës së tyre. Nuk është bërë njëherë një debat këtu për atë që i interson njerëzve. Ata atje i propozojnë shqiptarëve rikthimin e taksës së sheshtë. Ata kishin një pushtet që e morën se PS luftoi në vetëvetë. Ata nuk kanë asnjë shanz asnjëherë të bëhen shumicë. Aq më tepër sot kur jemi shumë të bashkuar. Është koha që mbase shqiptarët shohin që shqiptarët shohin se ata nuk janë e vetjma zgjidhje dhe zgjedhje. Ne nga ana jonë duhett ë bëjmë çdo ditë me reflektimin tonë. Padyshim duam ta përserit atë që kanë thënë disa kolegë , ne kemi dorën e shtrirë, ne jemi gati të dialogojmë për gjithçka. Nuk jemi gati të negocijomë për rregullat kryesore të sitemit. Mandatin që na i kanë dhënë qytetarët ne nuk e negociojmë me asgjë. Nuk kanë shans të ruajnë as bashkitë që kanë. Ne do të marrin të gjitha bashkitë e vendit.”-tha Rama.
Më tej, Rama foli edhe për mundësitë që mazhoranca i ka ofruar gjithmonë opozitës për dialog, dhe nuk janë pranuar, qoftë edhe për ndryshimin e Kodit Zgjedhor.(Lexo ketu)
Shefi i qeverisë nuk la pa përmendur edhe imazhin që sipas tij, protesta e opozitës ka prishur për vendin në sytë e ndërkombëtarëve, ku solli në vëmendje rastin e tenorit, Saimir Pirgu.(Lexo ketu)
(j.v/f.g/Dosja.al)
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANË– Kandidati për deputet, i cili sot pritet që të bëjë betimin në Kuvend, Ylli Shehu i është përgjigjur akuzave të Monika Kryemadhit për tradhëti. (Le...
Tiranë- Ditën e sotme pritet që të nisë para Parlamentit protesta e rradhës e opozitës. Sot që prej orës 10:00 do të nisë edhe seanca plenare, ku pritet që 4 ka...
TIRANË- Zv.kryeministri Erion Braçe gjatë një prononcimi për mediet, tha se seanca e sotme plenare është në një situartë normale, për aq kohë sa nuk...
TIRANË– Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ftuar në emisionin “360 Gradë”, foli për djegien e mandateve, ku u shpreh se vendimi erdhi, pasi opo...
Tiranë- Ministri i Mjedisit dhe Turizimit Blendi Klosi mbrëmjen e djeshme në “Ora News” deklaroi se marrja e mandateve nga kandidatët për deputetë është 100% l...
TIRANË- Gazetari Basir Çollaku i ftuar në studion e “Opinion” ka treguar lidhur me udhëtimin që ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri pretendohet ...
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka mbeldhur sot Asamblenë e Partisë Socialiste, tek Katedralja Ortodokse në Tiranë. Sipas burimeve mësohet se në këtë mbledhj...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme se Opozita është e gatshme që ta zgjidhë krizën politike, kushtetuese ...
Tiranë- Kryetari i Partsië Demokratike, njëherësh lideri i Opozitës së Bashkuar Lulzim Basha, është shprehur mbrëmjen e sotme se vendimi për djegien e mandateve...
TIRANË- Situata e krijuar në skenën politike shqiptare pas djegies së mandateve të opozitës, ka shkaktuar një sërë reagimesh e kundër-reagimesh.Mbrëmjen e ...