LIVE UPDATES
Politike

‘Protesta’, Kryemadhi: Mësim për politikanët përfshirë dhe mua, populli të vendos dhe të heq nga karrigia (VD)

15 Shkurt 2019, 18:14 Nga DOSJA
‘Protesta’, Kryemadhi: Mësim për politikanët

TIRANË- Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka zhvilluar sot një takim me strukturat e partisë në zonën e Laprakës.

Në fjalën e saj, Kryemadhi përmendi sipas saj të gjitha pengesat që qeveria ka nxjerrë për mosorganimimin e protestës së opozitës ditën e nesërme.

Sipas Kryemadhit, frika ka qënë ajo që ka detyruar kryeministrin Rama që të rrethojë kryeministrinë, të bllokojë autostradën Tiranë-Durrës, dhe të pengojë shoferët të vijnë në Tiranë si në rastin e Dibrës.

E keni parë Ramën si e ka rrethuar atë ndriçimin e vet që e ka si diskotekë. Sikur të kujdesej për shqiptarët sikur kujdeset për neonin te Kryeministria. Frika i ka bërë që të bllokojnë rrugën dhe autobusët dhe të kërcënojnë shoferët. Por nuk kanë bërë llogaritë që e gjithë Tirana do të jetë nesër në shesh, nuk ka nevojë për autobusë dhe makina. Nesër unë dal si qytetare, si nënë, si bashkëshorte. Protesta do të jetë paqësore dhe qytetare. Protesta e nesërme mësim për të gjithë politikanë edhe mua, se populli të vendos në karrige dhe po ai të heq nga karrigia.  Zoti na dhëntë fuqi dhe forcë për tu përballur nesër në atë protestë paqësore dhe qëndrestare, për të treguar edhe një herë që shqiptarët janë shumë më shumë se një grusht njerëzish që kanë grabitur Parlamentin, qeverinë dhe pushtetin e shqiptarëve,” –tha Kryemadhi.

Ditën e nesërme Partia Demokratike dhe aleatët do të protestojnë para kryeministrisë nga ku edhe do të kërkojnë një qeveri teknike për të zhvilluar më pas zgjedhje të parakohëshme qendrore bashkë me ato lokale të vendosura për t’u zhvilluar në qershor.

Fjala e plotë e Monika Kryemadhit: 

Faleminderit të gjithëve që keni ardhur!
Në fakt në periudhë 1 vjeçare ne jemi takuar më shumë se 3-4 herë dhe kjo ka ardhur si rezultat i angazhimit të strukturave të LSI-së, por ajo që të bën më shumë përshtypje dhe që sjell më shumë kënaqësi është pjesëmarrja e të rinjve dhe të rejave, që është një nga forcat më të mëdha që ka LSI-ja.

Sot nuk dua të flas fare për LSI-në, sot dua të flas për hallet dhe problemet që kanë shqiptarët dhe për protestën e 16 shkurtit, protestën e nesërme. Çdo ditë dhe më shumë që ne takohemi me njerëzit, sapo fillojmë të flasim, njerëzit pa dallim bindjesh politike,madje mund të them më shumë socialistë thonë që do të jenë në protestë ditën e shtunë. Jo vetëm shqiptarët, por sidomos qytetarët e Tiranës, do të jenë palca e protestës së ditës së nesërme. Do të jenë ata, sepse janë ata që ndjejnë dhe shikojnë më shumë se kushdo tjetër. Ndjejnë taksat e larta dhe ndjejnë faturën e lartë të energjisë. Ndjejnë ilaçet që janë të pamundura për t’i blerë dhe për t’i paguar për prindërit e tyre. Ndjejnë mungesën e librave të fëmijëve të tyre, të cilëve i’u është premtuar që do ti kenë falas dhe përkundrazi i kanë më të shtrenjta. Ndjejnë mungesën e vendeve të punës dhe humbjen e vendeve të punës. Edhe pse iu premtuan 300 mijë vende pune, shqiptarët janë 400 mijë që janë larguar nga Shqipëria dhe i janë drejtuar Europës për një jetë më të mirë.

Iu është premtuar shëndetësia falas dhe në fakt kanë shëndetësinë më të shtrenjtë në rajon. Iu është premtuar barazi në drejtësi, por përkundrazi kanë standard të dyfishtë dhe të trefishtë. Iu është premtuar barazi në siguri, por përkundrazi, sigurohen kriminelët dhe trafikantët, e dhunohen dhe shtypen njerëzit dhe qytetarët e thjeshtë. Kanë shpresuar për barazi në ekonomi, por përkundrazi shkatërrohet dhe falimentohet biznesi i vogël dhe i mesëm, nga ana tjetër forcohen dhe konsolidohen oligarkët me paratë e të varfërve dhe të qytetarëve.

Pra pakënaqësia e njerëzve nuk ka të bëjë thjeshtë me pakënaqësinë politike, sepse nuk ka socialistë apo demokratë, apo edhe pa parti politike, që të dojë të paguajë energji elektrike më të shtrenjtë se sa e ka paguar, kur i premtohet që do t’i ulet. Nuk besoj se ka qytetar që do të pranojë të paguajë për shërbimin shëndetësor. Nuk besoj se ka pensionist që do të pranonte ti grabitej pensioni i tij. Edhe pse për 30-40 vite punë kanë paguar kontributet, pensionet e tyre janë qesharake. Nuk besoj se ka mjek apo infermier që do të pranonte dhe do t’ia bënte dhuratë qeverisë pagën e 13, por përkundrazi do të kërkonte një pagë më të mirë në mënyrë të tillë që të mos lënë familjet e tyre këtu dhe të shkojnë të punojnë në azile në Gjermani. Nuk besoj se ka mësues që do të dëshironte të nënshtronte nxënësit e tij, por do të dëshironte ti mësonte ata në kushtet më minimale që mund të ketë një europian. Nuk besoj se ka sot një njeri, jo vetëm këtu te ju, por kudo në çdo cep të Shqipërisë, që nuk do të donte që Shqipëria të ishte pjesë e BE-së.

Kemi mbi 20 vjet që aspirojmë të jemi vend i BE-së, e kemi filluar procesin e integrimit përpara Kroacisë dhe Kroacia sot duhet të votojë nëse duhet të jetë apo jo Shqipëria në Bashkimin Evropian. Ne jemi shumë mbrapa, aq sa po na e kalon edhe Maqedonia. Ne dje në Parlament votuam traktatin për ratifikimin e Maqedonisë në NATO. Tërheqtë këmbën zvarrë sepse Maqedonia ka ecur më shpejt se ne. Edhe pse ka pasur probleme me vende të tjera fqinje, ajo kaloi mbi egot dhe interesat e politikanëve duke ecur përpara për ta çuar popullin e saj në Bashkimin Evropian. Ndërsa ne kemi ngelur peng i një njeriu të vetëm, i një njeriu i cili karrigen e tij nuk e lëshon sepse ka frikë. Ka frikë nga drejtësia, ka frikë nga drejtësia popullore, ka frikë nga humbja e pushtetit në Partinë Socialiste, ka frikë nga humbja e pushtetit në qeverinë e tij.

Ne sot kemi nevojë për një vend dhe për një qeveri që kujdeset për qytetarët e saj. A e keni parë se si e kanë rrethuar atë dekorimin e tij me drita sikur të jetë diskotekë. Sikur të kujdesej për qytetarët aq shumë sa është kujdesur për imazhin e hyrjes së Kryeministrisë, ne do të ishim shumë të lumtur. Pra, ai shqiptarët nuk i konsideron as sa një neon tek dera e Kryeministrisë. Më shumë i dhimbset neoni te dera e Kryeministrisë sesa i dhimbsen minatorët, naftëtarët, të rinjtë shqiptarë që po ngrenë plaçkat dhe po ikin nga Shqipëria.

Pra këtë njeri që do vetëm një send, nuk do popullin e tij, nuk do qytetarët e tij, nuk do votuesit e tij, sigurisht që shqiptarët nuk e meritojnë. Ai njeri ka ikur, ka ikur që dje. Por ne duhet t’ia bëjmë të qartë që ikja e tij nuk mund të mbajë peng të ardhmen e fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë.

Shqipëria është familja e shqiptarëve, është shtëpia e shqiptarëve. Ndoshta për Edi Ramën Shqipëria është kolibe qensh, për ne dhe për gjithë shqiptarët Shqipëria është familja jonë. Ne këtu do të jetojmë, këtu do ndërtojmë të ardhmen tonë, sepse vend më të bukur dhe më të bekuar nga Zoti se Shqipëria nuk ka. Por Shqipëria nuk ka pasur klasë politike që ta drejtojë në rrugën e duhur, por gjithmonë ka rënë në duart e gabuara.

Sot ka ardhur momenti që të mos themi më: Rotacioni politik. Por sot ka ardhur momenti që t’i themi çdo politikani duke filluar nga Monika dhe kushdo tjetër: Mos të guxojnë më të bëjnë gabimet që ka bërë Edi Rama. Politika nuk punon për pesë veta, por politika duhet të punojë për qytetarët e saj, për burrat, gratë, djemtë dhe vajzat shqiptare, për fëmijët shqiptarë, në mënyrë që të gjithë të jemi të barabartë. Ne kemi pasur një qeveri, kemi pasur një klasë politike, e cila është marrë me problemet e veta dhe nuk është marrë kurrë me hallet e shqiptarëve.

Protesta e nesërme është protesta për ti dhënë një mësim politikës dhe politikanëve dhe unë brenda atyre, që populli të vendosë në karrige dhe populli të heqë nga karrigia.

Prandaj 16 shkurti ka rëndësi të madhe historike për ta ndarë një herë e përgjithmonë Shqipërinë nga tranzicioni, nga e kaluara dhe për ta futur në rrugën e integrimit europian. Hapja e negociatave ka rëndësinë më të madhe për ne sepse me hapjen e negociatave Shqipëria ndahet përfundimisht nga tranzicioni, ndahet përfundimisht nga e kaluara e vetë e hidhur dhe do të ndajë përfundimisht politikën nga krimi, i cili ka uzurpuar qeverinë, parlamentin dhe do gjë. Prandaj unë ju bëj thirrje, sot është pasditja e fundit, por jam e bindur që asnjëri nga ne nuk do të ndalojë duke njoftuar dhe duke organizuar për ditën e nesërme.

Frika e protestës së nesërme i ka bërë që të bllokojnë rrugë, të bllokojnë autobuza, të kërcënojnë shoferë, etj, por nuk kanë bërë llogarinë më të vogël, që e gjithë Tirana do të jetë atje nesër në Bulevard dhe do të vërshojë. E gjithë Tirana nuk ka nevojë as për autobuza dhe as për furgona dhe as për makina, nesër e gjithë Tirana do të jetë në bulevard, për t’i treguar Edi Ramës dhe krimit të organizuar që janë vetëm. Qytetarët janë me popullin e tyre, qytetarët janë populli dhe nuk janë politikanët ata që do të dalin nesër, nesër e gjithë politika dhe opozita del si qytetare. Unë dal si qytetare, dal si nënë, dal si vajzë, dal si bashkëshorte, ashtu siç do të dalin të gjithë të tjerët, nesër përballë Kryeministrisë janë qytetarët, pa dallim bindjesh politike, pa dallim krahine dhe pa dallim feje, pse e them këtë?

E them këtë sepse sot më shumë se kurrë Shqipëria ka nevojë për bashkimin e madh kombëtar që do ta çojë Shqipërinë drejt Bashkimit Europian, drejt Integrimit për ti dhënë një herë e përgjithmonë fund tranzicionit, për ti dhënë fund një herë e përgjithmonë kapjes së politikës nga krimi dhe trafiqet. Shqiptarët meritojnë më shumë, shqiptarët meritojnë një shans më shumë sepse është populli më i vuajtur në Ballkan, por është edhe populli më i ri në Ballkan, mos të lejojmë këtë kupolë të kalbur nga krimi i organizuar, që ta kthejë në popullin më të vjetër dhe popullin më të varfër.

Ne e kemi zemrën e madhe dhe kjo na bën njerëzit më të pasur në botë, unë ju uroj gjithë të mirat, Zoti ju ruajtë ju dhe familjet tuaja, Zoti na dhëntë fuqi dhe forcë për tu përballur nesër në atë protestë paqësore dhe qëndrestare, për të treguar edhe një herë që shqiptarët janë shumë më shumë se një grusht njerëzish që kanë grabitur Parlamentin, qeverinë dhe pushtetin e shqiptarëve.

(k.m./dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 16 shkurt edi rama laprake monika kryemadhi protesta e opozites 16 shkurt edi rama laprake monika kryemadhi protesta e opozites

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje