Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
ARMENI- 250 vetë janë arrestuar në kryeqytetin armen, Erivan, pas protestave të fundit kundër kryeministrit, Nikol Pashinjan. Në manifestime morën pjesë, sipas agjencisë gjermane të lajmeve, dpa, më shumë se 20 mijë vetë. Policia ndërhyri me shumë ashpërsi kundër demonstruesve, mes të cilëve ndodheshin edhe deputetë, tha duke treguar gjendjen për mediat kombëtare zëvendëskryetari i Parlamentit, Ishchan Sagateljan, i cili është pjesë e opozitës. Të arrestuarit akuzohen për rezistencë kundër dhunës së shtetit.
Ditën e dielë (01.05), opozita ngriti një kamp me çadra në sheshin qendror para Operës dhe Baletit në Erivan. Kampi do të prishet kur Pashinjan të ketë dhënë dorëheqjen. Demonstruesit patën bllokuar po ashtu shumë rrugë të kryeqytetit.
Prej ditësh zhvillohen demostrata kundër qeverisë në ish-republikën shumë të varfër sovjetike. Opozita akuzon Pashinjanin se kërkon t’ia japë komplet Azerbaixhanit rajonin e kontestueshëm të Nagorni Karabakut, ku shumica e popullsisë është armene.
Në muajin mars, kryeministri pati thënë në Parlament, se komuniteti ndërkombëtar i ka drejtuar një apel Armenisë, ku i kërkon „të ulë kërkesat në lidhje me Nagorni- Karabakun”.
Mijëra të vrarë në vjeshtë të 2020
Republikat kaukaziane të Armenisë dhe Azerbaixhanit, popullsia e të cilit është kryesisht myslimane, ndodhen prej dekadash në konflikt për të marrë kontrollin e Nagorni – Karabakut. Në vjeshtë të 2020, të dy vendet filluan luftën që i kushtoi jetën më shumë se 6500 vetëve. Luftimet përfunduan me një marrëveshje armëpushimi të vendosur me ndërmjetësimin rus. Një pjesë e madhe e territoreve të kontrolluara më parë nga Erivani, i kaluan nën kontroll qeverisë në Baku. Kjo shkaktoi një krizë të rëndë politike në Armeni. Pashinjani arriti të fitonte zgjedhjet e reja verën e kaluar. Por shumë armenë vazhdojnë të ndihen të marrë nëpër këmbë për shkak të dhënies së territoreve Azerbaixhanit.
Rusia ndërmjetëson në konflikt
Armenia kërkon të arrijë me ndërmjetësimin ndërkombëtar, mes të tjerëve edhe nga Rusia, një marrëveshje paqësore me vendin fqinj të armiqësuar. Armëpushimi midis azerbaixhanasve dhe armenëve ruhet nga ushtarë rus të vendosur në rajonin e Nagornit. Megjithatë pas dhënies fund të luftimeve, ka vazhduar të ketë herë pas here konflikte të armatosura në kufi./DW/
Aksidenti i rëndë në Tiranë, si mund të shmangen ngjarje të tilla?
BRITANIA E MADHE– Studimi i parë i madh i Brexit për qytetarët e Mbretërisë së Bashkuar që jetojnë në BE ka zbuluar ndikimin e tij të thellë në jetën e ty...
BRITANI E MADHE– Një studim i ri i shkencëtarëve nga Universiteti i Kembrixhit dhe Kolegji Imperial në Londër, ka zbuluar se njerëzit që kalojnë infeksion...
GREQI– Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Greqisë, Alexandros Papaioannou në një konferencë të rregullt me korrespondentët diplomatikë tha se ditët e ...
UKRAINË– 70 ditë luftë! “Nëse nuk i kundërshtojmë diktatorët, ata do të vazhdojnë të vijnë”, tha presidenti amerikan Joe Biden cili i kthehet sulmit ...
GJERMANI- Avionët luftarakë gjermanë kapën një avion zbulues rus mbi Detin Baltik teksa po i afrohej hapësirës ajrore gjermane, raportuan mediat lokale të martë...
UKRAINË– Nuk ka fund tmerri i luftës në Ukrainë me pamjet që dalin në dritë ku sipas një videoje që po qarkullon në internet, janë gjetur trupa, të c...
KINË- Një video e publikuar e cila po bën xhiro në rrjet tregon policinë në Shangai, Kinë, duke u futur në një apartament banimi për të nxjerrë dy gra që s...
BRUKSEL– Çmimet e energjisë elektrike po rriten në Evropë pas vendimit të Bashkimit Evropian për të hequr gradualisht importin e naftës nga Rusia, ...
SLLOVAKI- Italia mund të ketë paguar tashmë në rubla pasi Sllovakia po përjeton vëllime më të larta tranziti të gazit, tha ministri sllovak i ekonomisë Richard ...
RUSI- Në Moskë po qarkullojnë zëra se një numër ish-gjeneralësh dhe zyrtarësh të KGB-së po përgatiten të largojnë presidentin rus Vladimir Putin dhe planifikojn...