LIVE UPDATES
Bota

Protesta me kamionë, Ontario shpall gjendjen e jashtëzakonshme

11 Shkurt 2022, 21:27 Nga DOSJA
Protesta me kamionë, Ontario shpall gjendjen e jashtëzakonshme

KANADA- Në Ontario është shpallur gjendje e jashtëzakonshme pas protestave të shoferëve të kamionëve, që kanë paralizuar kryeqytetin, Otavën. Protestuesit kanë bllokuar rrugën kryesore tregtare me Shtetet e Bashkuara.

Kryeministri i provincës kanadeze Ontario, Doug Ford, u zotua se do të bëjë gjithçka për t’i dhënë fund protestave. Shoferët e kamionëve po kërkojnë që të hiqen të gjitha kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë COVID-19. Gjatë një konference për media, Ford tha më 11 shkurt se ka vënë në fuqi në mënyrë urgjente ligje që synojnë të ndalin ndërprerjen e qarkullimit të lirë të njerëzve dhe mallrave. Në propozimin e ekzekutivit janë përfshirë edhe gjoba deri në 100,000 dollarë kanadezë (80,000 dollarë amerikanë) dhe deri në një vit burgim për ata që e bllokojnë qarkullimin.

Ford e pranoi se kanadezët kanë të drejtë të protestojnë në mënyrë paqësore kur nuk pajtohen me Qeverinë, por tha se “kjo më nuk është një protestë”. Shoferët e kamionëve e kanë marrë “peng” qytetin e Otavës – ku jetojnë një milion banorë – dhe “kanë shënjestruar rrugët tona për transportin e ushqimit, karburanteve dhe mallrave përgjatë kufijve tanë”, teksa “kanë tentuar që ta shtyjnë agjendën e tyre politike përmes pengimit, frikësimit dhe kaosit”, tha ai.

Ministria e Shëndetësisë së Kanadasë, ndërkaq ka thënë se nuk do të ketë ndryshime në masat e reja për COVID-19 sa i përket masave në kufij. Qendra e Otavës është e bllokuar nga shoferët e kamionëve që dy javë, ndërkaq një urë që lidh Ontarion me qytetin amerikan, Detroid është mbyllur që pesë ditë për shkak të protestave. Ura, që quhet Ura Ambasador, është pikë kyçe që lidh SHBA-në dhe Kanadanë, përmes së cilës kalojnë një e katërta e të gjitha mallrave ndërmjet dy shteteve.

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau është nën presion të madh për ta vënë situatën nën kontroll, teksa SHBA-ja i ka bërë thirrje Kanadasë që të përdorë fuqitë federale për t’i dhënë fund bllokadave. Protestat nisën në Otavë, teksa protestuesit kundërshtuan paraqitjen e dëshmisë së vaksinimit kundër koronavirusit për shoferët e kamionëve që kalojnë kufirin, në të kundërtën ata duhet të izolohen.

Marrë nga REL

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota bota doug ford justin trudeau protesta ne ontario doug ford justin trudeau protesta ne ontario

Sondazh

Poll
Bota 11 Shkurt 2022, 18:19

Tërmet në Greqi, epiqendra pranë bregdetit turk

GREQI- Një tërmet me magnitudë 3.9 të shkallës Rihter goditi ishullin grek Kos. Protothema shkruan se epiqendra u raportua në 30 km në lindje të Kos, pranë breg...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj