LIVE UPDATES
Aktualitet

Protestat/ Ballanca: I pajustifikuar numri i arrestimeve, gjendje e rëndë në Komisariate

11 Mars 2022, 14:23 Nga DOSJA
Protestat/ Ballanca: I pajustifikuar numri i arrestimeve, gjendje e

“Ligji shqiptar nuk e ka atë që quhet protestë spontane dhe kjo duhet vënë në vëmendje. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërime dhe arrestime është se kanë qenë pjesëmarrës në një “protestë të paligjshme”, sepse kështu është quajtur “protesta spontane.”

Një numër shumë i madh dhe i pazakontë qytetarësh janë arrestuar dhe shoqëruar nga Policia e Shtetit në radhët e protestuesve të ditëve të fundit. Avokatja e Popullit Erinda Ballanca ka bërë të ditur sot në SYRI TV se gjendja në komisariate paraqitet shumë e rëndë dhe se se këta persona janë trajtuar jashtë çdo standardi ligjor. Ballanca tha “mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore me një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona të shoqëruar, pra pesëfishi i atyre që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit”.

“Avokati i Popullit i ka ndjekur çështjet e protestave gjatë një periudhe shumë të gjatë kohe. Kishim pak kohë që nuk kishim pasur protesta të fuqishme, por po rezulton që po rikthehemi tek ajo që është stina e protestave. Për shkak të protestave të mëparshme ne kemi nxjerrë një sërë rekomandimesh, ku jemi munduar të sjellim një qasje të re apo mënyrën sesi Policia e Shtetit duhet t’i trajtojë tubimet dhe protestat, gjithnjë në përputhje me ligjin. Dhe në kuptim të ligjit, çdokush që dëshiron të protestojë, duhet të çojë një komunikim në Polici për t’i komunikuar protestën. Ligji shqiptar nuk parashikon atë që quhet “Protestë spontane” dhe në fakt rekomandimi ynë është që ligji duhet të amendohet në këtë drejtim për të ardhur në përputhje me parimet e përgjithshme, qoftë të OSBE/ODIHR për tubimet, ashtu edhe me parimet e Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u tubuar dhe shprehur bindjen në mënyrë të organizuar është një e drejtë themelore e të drejtave të njeriut dhe ligji shqiptar, por edhe praktikat e Policisë, duhet ta garantojnë të drejtën e tubimit paqësor sa më të lehtë dhe të drejtë. Arsyeja pse Policia ka kryer shoqërimet dhe më pas edhe arrestimet (që kryhen nga Prokuroria, ta ndajmë çështjen), arsyeja pse kryhen shoqërime ka qënë pjesëmarrja në një protestë “të paligjshme” – kështu është titulluar apo kështu quajtur protesta spontane, dhe kundërshtim i forcave të rendit dhe zënie të rrugëve. Është e ndaluar në fakt që të zihen rrugët dhe qytetarët duhet të jenë koshientë për këtë dhe e vlerëson Prokuroria nëse kjo ka sjellë vërtet cenim të interesave publike. Ne nuk vunë re që cenimi i qëllimshëm ka sjellë cenim të lirisë së qytetarëve të tjerë për të lëvizur dhe në këtë kuptim e shikojmë numrin e madh të të arrestuarëve , si shumë të madh, jo të justifikuar. Kemi verifikuar dhe shkuar në komisarite pas protestës dhe kemi parë një numër shumë të madh të shoqëruarish dhe të arrestuarish dhe janë mbi kapacitet zyrtare të Policisë së Tiranës, që e cenon standartin sesi ata duhet të trajtohen në komisiariate. Mbrëmë kemi bërë dy vizita nëpër komisariate dhe gjendja ka qenë goxha e rëndë. Në Tiranë, në drejtorinë qendrore për një kapacitet për dhjetë veta, janë gjetur 49 persona, pra pesëfishi që duhet të qëndronin dhe kjo është tej çdo mundësie për t’i trajtuar ata sipas ligjit. Dua të theksoj se këta 49 persona nuk kanë qenë vetëm prej protestës, po ka dhe të tjerë për shkaqe të tjera përtej protestës. Ne vumë re që një pjesë e madhe e ndalimeve janë bërë duke kërkuar personat që zënë rrugët dhe janë arrestuar më tej. Ankesat që kemi pasur në një pjesë të qytetarëve ka qenë se nuk kanë pasur komunikim me familjarët e tyre. Problem tjetër jo i vogël ka qenë marrja e konsulencës juridike. Pra nëse nuk kanë konsulencë juridike, avokat, është detyrim i shtetit t’ua vërë në dispozicion.

SYRI TV: A e dini që në protestë ka pasur dhunë policore ndaj grave e vajzave, aktivistëve dhe tentativa ndaj gazetarët?

Erinda Ballanca: Avokati i Popullit ka bërë disa rekomandime për këtë çështje dhe ne prisnim që ç’ka ndodhur më parë të ishin bërë mësim për Policinë sesi ta ushtrojnë kompetencën e tyre. Duhet të kuptojmë që Policia mund t’i shoqërojë qytetarët deri në dhjetë orë për një problematikë të caktuar, kur ka një indicje. Në pamje të parë rezulton se ky lloj kushti është plotësuar në rastin konkret, sepse ka pretendime se kanë marrë pjesë në protestë të paligjshme. Por AP nuk mendon se ky është një interpretim korrekt i ligjit. Ndryshe është çështja për persona që kryejnë veprime të dhunshme apo konfrontohen me Policinë. Duhet të jemi të qartë nga ana tjetër se çdo lloj veprimi policëve kundër mediave është tërësisht i paligjshëm dhe i patolerueshëm. Por edhe media duhet të raportojë në përputhje me ligjin. Nëse ka një qëndrim nga ana e Policisë se protesta duhet të shpërndahet, gazetarët duhet të jenë aty për ta dokumentuar jo për t’u bërë pjesë e protestës. Mendoj se Policia duhet të marrë masa për të garantuar të drejtën e shoqërimit. Ne do të dalim me një rekomandim dhe na vjen keq që nuk ka pasur reflektim.

Marrë nga SYRI.net

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet erinda ballanca erinda ballanca

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj