Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
RRËSHEN- Ipeshkovi i Rrëshenit Dom Gjergj Meta u ka bërë thirrje autoriteteve që të lirojnë qytetarët e arrestuar në protestë. Me anë të një postimi në Facebook, Gjergj Meta shkruan se arrestimet janë një akt i pajustifikuar, pasi ata po protestojnë për të drejtat e tyre. Ai gjithashtu ka kërkuar që të merren masa në mënyrë që të dialogohet me popullin dhe njerëve tu ofrohen paketa ndihme.
Postimi i Plotë:
JU LUTEM LIRONI TË ARRESTUARIT! Arrestimet e mbrëmshme dhe të sotshme të disa personave, apo shpallja në kërkim e disa të tjerëve, në Rrëshen dhe Bulqizë, për shkak se kanë dalë të protestonin për shtrenjtimin e çmimit të naftës, është një akt policor ekstrem dhe i pajustifikuar. Nuk është vështirë të gjehen nene për të arrestuar dikë. Por kam bindjen, dhe nuk dua të gabohem, se Prokuroria dhe Gjykata do të zhvleftësojë masën e arrestit e do t’i lënë të lirë ata persona, që janë prindër e familjarë e nuk janë kriminela, as trafikantë droge, as zyrtarë të korruptuar, as përfitues të paligjshëm të pasurisë publike.
Dua të besoj se edhe njerëzit e ligjit brenda tyre e dinë se këta protestues kanë të drejtë. Edhe ata vetë janë prindër e familjarë, sidomos policët e thjeshtë, e këta çmime karburanti bien edhe mbi ata e familjet e tyre. Nëse nuk mund t’i bashkohen protestës së paku të jenë të kuptueshëm e nëse një urdhër, sado nga lart të vijë, kur është kundër ndërgjegjes së tyre, është moralisht e lejueshme të mos zbatohet. Unë u bëj thirrje me shumë përulësi dhe përgjegjësi organeve kompetente: ju lutem lërini të lirë protestuesit paqësorë, pasi ata janë në të drejtën e tyre. Lërini të kthehen në familjet e tyre, sepse ndryshe ato varfërohen më tej.
Ndërkohë të merren masa e të dialogohet me popullin, me njerëzit e t’u vihet në ndihmë atyre me paketa ndihme, pasi nuk është vetëm nafta problemi, por edhe shumë produkte të tjera që ndikojnë në cilësinë e jetës së njerëzve. Mirdita, Mati, Bulqiza e Dibra mbeten ende zona të varfëra e në nivelet e mbijetesë. Si ipeshkëv i Rrëshenit, që e njeh mirë situatën në këto zona, jap gatishmërinë e Dioqezës së Rrëshenit në këto momente të vështira për të gjithë, me çfarë të kemi mundësi, por me vullnet e përgjegjësi maksimale për të mirën e familjeve dhe fshatrave në nevojë. + dom Gjergj Meta Ipeshkëv i Rrëshenit.
(I.A/dosja.al)
Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?
BERAT– Protestues të shumtë nuk po shoqërohen më me furgona policie, por me mjetin luksoz “Range Rover” që u dhuruan nga Bashkimi Evropian për të bërë sho...
TIRANË– Qytetarët kanë ndezur zjarr tek kryeministria. Protesta ka përshkallëzuar në Tiranë. Pamjet e siguruara nga Dosja.al shihet edhe zjarri i nde...
ANTALIA– Kryeministri Edi Rama ishte sot i pranishëm në forumin diplomatik të Antalias, që i zhvillon punimet nga data 11 deri më 13 mars dhe do të marrin...
DURRËS- Pamjet e mëposhtme janë nga Porti i Durrësit, ku qytetarët kanë bllokuar portin e qytetit. Për shkak të rritjes së çmimeve, qytetarët janë m...
BERAT- Protesta në Berat ka agravuar në përplasje mes protestuesve dhe policië. Nga pamjet e mëposhtme shihet momenti që policia ka nisur të sulmojë qytetarët, ...
TIRANË– Prej tre ditësh qytetarët thuajse në të gjithë Shqipërinë po protestojnë kundër rritjes së çmimit të karburantit dhe produkteve të shp...
ELBASAN- 15 protestues të ndaluar nga ditët e fundit në vend janë transferuar në paraburgimin e Elbasanit. Mësohet se ky veprim ka ardhur për shkak të tejmbushj...
DURRËS– Fotoja që po shikoni vjen nga Durrësi dhe tregon një efektiv policie, pa uniformë. Edhe pse i veshur civil, efektivi është armatosur dhe ka d...
TIRANË- Një banor i 5 majit i është baskuar protestës së sotme për rritjen e çmimeve të shportës ushqimore si dhe të naftës. Ai është shprehur se lu...
DURRËS– Forcat “Shqiponja” kanë nisur të vrapojnë për të të prangosur qytetarët që po protestuar në Durrës. Në pamje ata duket se u sulen...