LIVE UPDATES
Aktualitet

Provimi i matematikës “ndezi zjarr” maturantët! Eksperti Sejdiu i vë vulën: Pyetjet ishin të thjeshta, vështirësia vi

12 Qershor 2021, 20:13 Nga DOSJA
Provimi i matematikës “ndezi zjarr” maturantët! Eksperti

TIRANË– Ish-drejtori i Arsimit parauniveristar, Fatmir Vejsiu ka komentuar tezën e provimit të matematikës për Maturën 2021. Me anë të një postimi në rrjetin e tij social, eksperti i Arsimit, Vejsiu shkruan se modeli ishte ndryshe nga ai që publikoi Ministria, ndërsa shton se disa nga pyetjet ishin të sakta dhe jo të vështira, por ishin të formuluara keq.

“Kur e pashë, më rezultoi se rreth 70% të pikëve ishin të mundëshme për këdo që kish bërë matematikë me mësues matematike. Kishte edhe ushtrime të vështira (në fakt shumë pak). Kishte edhe ushtrime, vështirësia e të cilave vinte nga formulimi i keq. Përgjithësisht testi ishte i pakëndëshëm për mua, por QSHA, nuk pyet për askënd. I pëlqen mendja e vet,”-shkruan ai ndër të tjera.

POSTIMI I PLOTË: 

Matura 2021 dhe Matematika. Shkruajta para dy ditëve, që testi i matematikës duhet të ishte ndryshe nga ai model i shëmtuar që shpërndau QSHA. Në atë postim nuk u mora me formulimin e pyetjeve, por veç me përmbajtjen. Doja ta shikoja testin e datës 11 qershor dhe munda ta gjej të fotografuar, nuk e di se nga kush. Nuk dua të merem me këtë problem, kur doli dhe kush e nxori testin para orës 12.30, apo para se të fillonte provime (para orës 10.00) Impresionin e parë e mora nga media, ku shumë maturantë deklaronin se testi ishte i vështirë. Kur e pashë, më rezultoi se rreth 70% të pikëve ishin të mundëshme për këdo që kish bërë matematikë me mësues matematike. Kishte edhe ushtrime të vështira (në fakt shumë pak). Kishte edhe ushtrime, vështirësia e të cilave vinte nga formulimi i keq. Ajo që vura re ishte se kishte vend edhe për nxënës të formuar matematikisht. Të marësh 10.00 në matematikë nuk është e lehtë, por fatkeqsisht, nxënësit tanë kërkojnë maksimumin edhe kur nuk e meritojnë atë. Hartuesi/hartuesit e testit kanë gjynahet e tyre, tek të cilat do qëndroj pak në këtë postim (ka edhe më shumë se sa kaq ). Ushtrimi 4, konsiderohet ushtrim i mirë në matematikë. Për mua nuk ka rëndësi se ai paska qenë përkthyer. Rëndësi ka që ai është brenda programit të gjimnazit. Nga fakti që numri “a”është i thjeshtë dhe “b” numër çift, maturanti duhet të gjente një nga altenativat e dhëna, pra ky ushtrim vlerësohet me një ose zero pikë. Një pikë merr edhe ai që arsyeton matematikisht edhe ai që ka zgjedhur alternativën e saktë rastësisht apo të marë nga ndonjë shok i mjedisit ku ka zhvilluar provimin apo më keq akoma, nga jashtë. Nëse maturantët do protestojnë për këtë ushtrim, jam i sigurtë që QSHA do t’i kundërvihet me përqindjen e nxënësve që i janë përgjigjur saktë kësaj pyetje (ashtu si bënë me TURIN, vitin e kaluar) Pa dashur ta matematizoj këtë postim, unë do e kërkoja me zgjidhje këtë ushtrim dhe do e vlerësoja me të paktën 3 pikë. Ushtrimi 6 është shembulli i formulimit më kot që mund të shikosh në një test kombëtar, siç është matura shtetërore. Paskan dhënë një numër P të rrumbullakosur në numrin e plotë më të afërt në vlerën 5 (matematikisht shprehet 4.5 ≤ P< 5.5). Një numër tjetër Q, i dhënë saktësisht me një shifër dhjetore qënka 5.0, atëhere pohimi P ≠ Q është i vërtetë, apo ndonjëherë i vërtetetë, apo asnjëherë i vërtetë. Hartuesi dashka që maturanti të përgjigjet se pohimi është ndonjë herë i vërtë, sepse numri 5 i rrumbullakosur në 5 (?!) është i barabartë me numrin 5.0 që nuk është numër dhjetor ?! Për mua ky ushtrim nuk duhet të merret në konsideratë për askënd. Ushtrimi 25 është ushtrim që bën diferencën midis nxënësve. Për përmbajtjen dhe kërkesat nuk mund të bësh asnjë vërejtje. Vërejtje është se nuk mjafton vetëm një ushtrim i tillë! Është për te qeshur me interpretimin matematik që i bën hartuesi projekteve për ndërtimin e pistave të biçikletave në ushtrimin 27. Formula që lidh lartësinë e rrugës në metra në funksin të kohës në sekonda jepet me anë të funksionit h=t^3-10t^2+29t-20 si funksion është i njohur nga maturantët, por përmbajja e tij është pa sens. Bëhet fjalë për një pistë biçikletash në sistem malor Po të zëvendëjmë t = 0, i bie që çiklisti niset nga 20 m nën tokë dhe më e keqia, që pas 20 sekondave çiklisti do jetë në lartësinë 4560 m, gati sa tri herë më lart se maja e malit të Dajtit dhe po e zgjati udhëtimin edhe për pak sekonda, me siguri do kalojë edhe majën Everest të Himalajave.  Përgjithësisht testi ishte i pakëndëshëm për mua, por QSHA, nuk pyet për askënd. I pëlqen mendja e vet. U mesuam me rishikimin e skemave te vleresimit, por nuk po shikojme venien para pergjegjesisë të atyre që shkaktojnë keto situata 

Përveç protestës së sotme, maturantët kanë nisur edhe një peticion online për të rivlerësuar provimin duke pretenduar se pyetjet ishin të ngatërruara dhe formati nuk i ishte përmbajtur atij të paralajmëruar nga Ministria e Arsimit. Ndërsa Ministria shtoi se mund të rishikohet shpërndarja e pikëve.

(k.m/dosja.al)

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

aktualitet aktualitet fatmir vejsiu matura 2021 provimi i matematikes 2021 fatmir vejsiu matura 2021 provimi i matematikes 2021

Sondazh

Poll
Aktualitet 12 Qershor 2021, 19:37

Kultivimi i kanabisit në ambiente të mbyllura është një fenomen i cili po lulëzon në vendin tonë. Sipas ekspertëve, është një nevojë e re që krijohet në pamundë...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj