LIVE UPDATES
Bota

Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

4 Janar 2022, 07:46 Nga DOSJA
Pse asnjë grua nuk merr pjesë në Formula 1

GJERMANI “Ja u jap me shkrim, që do të mbërrija deri tek garat kualifikuese, nëse do të më linin!” Sophia Flörsch e thotë këtë aq e vetësigurt dhe e vendosur saqë nuk të lë asnjë dyshim për këtë gjë. Pilote e makinave të garës, ajo i ka shpëtuar një përplasjeje horror gjatë Grand Prix për Formel 3 në Macau të Kinës, dhe tani i ka hipur sërish Cockpit-it. Ajo do që t‘u japë makinave. Me çdo kusht. Edhe për Formel 1. Sikur ta linin.

Megjithëse në Cockpit mund të ulet çdo profesionist garash pavarësisht nga gjinia, sporti i motorëve dominohet nga burrat. Në këtë botë maçoiste është duke u shtuar numri i inxhiniereve, i piloteve të provave dhe i moderatoreve, por në pistën e garës raportet janë të qarta: Gratë nuk luajnë asnjë rol. Vetëm 1,5 përqind e gjithë sportistëve të licencuar në sportin e motorëve janë gra. Dhe kjo është sistematike, kështu ka qenë për dekada të tëra, me sa duket kështu është dashur që të jetë. Ashtu siç kanë qenë vajzat e veshura me pak rroba të Grid Girls, të cilat duke filluar nga 2018-ta nuk e prezantojnë më startimin e garës. Si reaksion i debatit MeToo. Ndalimi i tyre hasi në kritika të ashpra në botën e sportit të garave me automjete, sepse iu dha fund një tradite patriarkaliste që ishte ngulitur shumë.

Brezi “i thinjoshëve ” nuk i do pilotet

Gratë mund të përdoren si zbukurim për garat, por në pistën e garave nuk kanë çfarë të kërkojnë? “Është më shumë brezi i vjetër që nuk do që një grua të ketë sukses tek Formula 1”, i thotë Sophia Flörsch Deutsche Welle-s. “Është brezi tani i thinjur në kokë. Ata vijnë nga një kohë tjetër. Ekziston imazhi i një piloti të fortë, mbuluar me djersë, që lufton deri në fund, i cili duhet të jetë burrë. Tek mendja e tyre kjo gjë nuk ndryshon dot.”

Flörsch sapo ka përfunduar me ekipin e saj “Abt Sportsline”, sezonin debutant të Kampionatit të makinave gjermane (DTM). Më parë ajo pati ngarë makinën në kampionatin europian dhe në Formula 3 të FIA-s. Ajo bën pjesë tek talentet që e kanë në gjak të dalin përpara. Të paktën mes piloteve të garave nuk ekziston asnjë që të mos besojë se ajo si grua mund t’ia dalë mbanë, tregon Flörsch. Por për këtë gjë duhen shanse të barabarta: “Gratë duhet të kenë të njëjtën përkrahje si burrat. Nëse dalin sponsorizues, firma, ekipe që besojnë tek gratë, atëherë ne mund të shkruajmë histori,” thotë 21 vjeçarja.

Qark vicioz

Por sidomos sponsorizuesit e kanë të vështirë të mbështesin një grua. Sepse deri tani asnjë grua nuk ka qenë në gjendje të tregonte se mund të fitojë? Kjo nuk ka të bëjë me mungesën e aftësive, me kondicionin e keq fizik ose me mungesën e gatishmërisë për të rrezikuar. Tek të gjitha këto pika pilotet nuk u lenë mangut kolegëve burra. Më shumë kjo ka të bëjë me faktin që deri tani nuk ka pasur sponsirizues që të kenë guximin të besojnë tek një grua dhe ta pajisin me buxhetin që ajo dhe ekipi i saj kanë nevojë për të pasur një sezon të suksesshëm.

Paratë kanë shumë të bëjnë, pavarësisht nëse flasim për Formula 1 apo për talentet e reja. Kështu për shembull për futjen në Formula 3, Sophia Flörsch mblodhi vitin e kaluar 700 mijë euro. Kjo është gjysma e asaj që ekipi i saj Campos Racing kishte në dispozicion. Shumë pak. “Kështu që unë nuk kam pasur kurrë mundësi të kisha suksese të mëdha. Dhe meqenëse nuk kam pasur asnjëherë suksese të mëdha, e kam të vështirë që të gjej sponsorizues.” Dhe për më tepër kur je grua. „Ky rreth visioz të nervozon.”

Nëse tek talentet e reja do të futeshin më shumë vajza dhe nëse ato do të financoheshin njësoj si djemtë e talentuar, atëherë do ishte vetëm çështje kohe ardhja e ditës kur një grua të arrinte tek Formula 1. Për herë të fundit një grua është ulur në Cockpit për Grand Prix para 45 vjetësh. Ajo ishte pilotja italiane Lella Lombardi.

Edhe tek seritë W-asgjë nuk ka ndryshuar – një seri garash vetëm prë gratë, që ka filluar dy vjet më parë. Ajo duhet të krijojë mundësinë që pilotet të praktikohen më shumë pa kosto të larta, si tek Formula 1, ku jepen miliona. Kjo ndarje gjinore në një lloj sporti ku të dyja gjinitë mund të përfaqësoheshin kundrejt njëra tjetrës, ngjalli shumë kritika. Dhe faktikisht tek seritë W nuk ka pasur asnjë fituese që të arrijë tek Formula 1.

Është FIA, shoqata botërore e sportit të motorrëve ajo që duhet t‘u hapë rrugën piloteve. Projekti pilot “FIA Girls On Track” (Vajzat në pistë) është pikërisht duke u përpjekur për këtë që prej dy vitesh. “Ne duam të frymëzojmë brezin e ardhshëm të vajzave të reja”, thotë ambasadorja e “Girls On Track”, Susie Wolff, e cila ka qenë pilote prove e Formula 1-Rennstalls Williams. “Ne duam të krijojmë mundësinë që vajzat të përkrahen nëpërmjet idhujve dhe kujdestarisë.”

Aty janë ftuar vajza dhe të reja deri në moshën 18 vjeçare. “Para se të fillonte pandemia, ne kemi organizuar aktivitete live, që kanë sjellë në pistën e garave vajza shkolle duke u treguar atyre sektorë të ndryshëm të sportit si teknikë, media, fintes. Për shkak të pandemisë këto aktivitete tani bëhen virtualisht. Kjo ka të mirën se arrin publik global më të madh se sa tek aktivitetet e vogla lokale në nivel komune”, tregon Susie Wolff në një intervistë dhënë për FIA. Ulja në kart dhe rrotullimi i shpejtë si dhe trajnimi i lirë me ekipet më të mira të sportit të motorrëve, do të jetë sërish e mundur tek “Girls On Track” duke nxitur më shumë të reja për tu futur në sportin e motorëve.

Sporti i motorëve ka nevojë për idhuj femra

Edhe Sophia Flörsch ka filluar në moshë të re. Kur ka qenë katër vjeç, ajo është ulur për herë të parë në një kart. Që nga ajo kohë ajo nuk i është ndarë sportit të motorëve. “E kam mbushur me benzinë “, thotë pilotja duke qeshur. Ajo e përkrah nismën e FIA-s. “Për sa kohë që vetëm burrat dalin në pistë, vajzat e reja e kanë të vështirë që t’i marrin ata si shembull dhe të thonë: „Mama, edhe unë dua të merrem me këtë sport`.” Prandaj nevojiten pilote garash. Flörsch është e bindur se “Sapo të dalë një grua e sukeseshme tek Formula 1, ajo do të ndiqet nga të tjera.” Ajo vetë ëndërron ende për të marrë pjesë në Formula 1. Megjithëse e di që kjo nuk varet vetëm nga aftësitë e saj.

Marrë nga DW

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

bota sport aksident ne formula 2 formula 1 një ish-pilot i formula 1 aksident ne formula 2 formula 1 një ish-pilot i formula 1

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj