Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
All - General - 1
Politike
‘2 vetë donin të çonin vendin në përplasje’, Meta: Ishin çmendur, çfarë të bënte presidenti? (VD)
9 Shtator 2019, 09:16Nga DOSJA
All - Paragraf - 1
TIRANE– Presidenti i vendit Ilir Meta ka deklaruar se nuk i mblidhte dot palët në dialog pasi kreu i PD-së, Lulzim Basha i kishte vënë kusht që me kryeministrin Edi Rama nuk ulej në tryezë. Ai ka theksuar se kreu i PD-së për çështjen e dialogut nuk ulej në tryezë as me vetë kreun e shtetit.
“Kam bërë aktin më të mirë. Tryezën e dialogut nuk e mblidhja dot. Nuk jam i pari Ramiz Alia shtyu me dy muaj zgjedhjet. Kushti i Bashës për mua ishte i papranueshëm pasi nuk ulej në tryezë me Ramën. Për këtë nuk donte të ulej në tryezë as me kreun e shtetit. Gjuha e përdorur nga Basha po ndikonte tek protestuesit.” u shpreh Meta.
Ai theksoi më tej se kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD-së Lulzim Basha ishin ‘çmendur’ pasi mund ta çonin vendin në përplasje me qëndrimet e tyre.
“Kryeministrit nuk i kam kërkuar dorëheqjen, sic ka bërë kreu i PD-së, por i kam kërkuar vetëm të jemi fleksibël për një datë të re sa më shpejt, para 17 – 18 tetorit. Është e qartë se standardi i zgjedhjeve është i panegocieshëm. Duhet ta dini që kam bërë edhe kërkesë me shkrim, se kryeministri nuk pranonte për të biseduar për 30 qershori. Për të respektuar dekretin, u detyrova ta bëj edhe me shkrim dhe përgjigjen e dini: Takohemi pas 30 qershorit. Kur dy veta ‘çmenden’ ç’duhet të bëjë Presidenti? Dekretin ka presidenti për t’iu dhënë mundësi palëve të reflektojnë në interes të integrimit të qytetarëve dhe të mbarë vendit”, tha Presidenti.
Për thirrjen e sotme në Komisionin Hetimor Presidenti deklaroi se nuk do të bëjë show mediatik, dhe se është i vendosur për vendimet që ka marrë. Kreu i shtetit, tha se vendimi për anulimin e zgjedhjeve, dhe shoqërimi me dekret, është bërë pasi ka pasur informacione sekrete dhe të kualifikuara, se në protestën e 8 qershorit, disa persona do të digjnin godinën e Parlamentit. Po kështu një arsye tjetër sipas tij është edhe pamundësia që qytetarët kishin për të zgjedhur në këto zgjedhje, pasi kishin vetëm një kandidat.
J.V/Dosja.al
Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:
TIRANE- Bashkim Fino, deputet i Partisë Socialiste, e pyeti presidentin e Republikës, Ilir Meta, se nëse qeveria socialiste do të votonte për shkarkimin e tij, ...
Tiranë- Debat në Komisionin e Hetimor, ku po dëshmon presidenti Ilir Meta. Një përplasje ka ndodhur mes Ulsi Manjës dhe deputetit Adriatik Alimadhi. Ky i fundit...
TIRANE– Presidenti i Republikës, Ilir Meta, është përballur edhe me thumba në seancën dëgjimore në Komisionin Hetimor të ngritur për shkarkimin e tij.Halit Valt...
TIRANE– Gjatë raportimit në Komisionin Hetimor për shkarkimin e tij, presidenti Ilir Meta ka nxjerrë para socialistëve një foto të 30 viteve më parë. Në foto, s...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar se për shfuqizimin e datës së 30 qershorit gjithë përgjegjësinë e mban mbi vete pasi vendimi i tij është i bazuar në K...
TIRANE– Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, njëherazi një nga figurat kryesore të LSI gjatë kohës që drejtohet nga Ilir Meta, del kundër vendimit të presid...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta e ka përshkruar në këmbë rrugën nga Presidenca deri tek Kuvendi, ku edhe do të mblidhej Komisioni Hetimor. I veshur me kostum ...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta ka deklaruar pas Komisionit Hetimor se më datë 8 shtator ishte planifikuar të digjej Kuvendit, ditën kur po zhvillohej mitingu i ...
Tiranë– Nis mbledhja e Komisionit Hetimor. Presidenti Ilir Meta dëshmon para Komisionit Hetimor për vendimin për zhdekretimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Sip...
Tiranë- Presidenti Ilir Meta niset është duke shkruar në këmbë në Komisionin Hetimor. Për mediet ai është shprehur se është shumë i bindur për vendimet që ka ma...