LIVE UPDATES
Bota

Pse Veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

14 Dhjetor 2021, 21:42 Nga DOSJA
Pse Veriu i Kosovës është strehë e grupeve kriminale?

Tetë vjet prejse Kosova dhe Serbia janë pajtuar për integrimin e institucioneve serbe të drejtësisë dhe sigurisë nga veriu i Kosovës në sistemin qendror, në “listën e zezë” të Shteteve të Bashkuara gjenden emra pikërisht nga kjo pjesë e Kosovës. Të qenët e një personi në “listën e zezë” nënkupton aplikimin e sanksioneve amerikane kundër tij. Sanksionet bllokojnë pronën e individëve, ndërsa shtetasve amerikanë ua ndalojnë bashkëpunimin me ta. Njerëz nga veriu i Kosovës janë futur në listën e zezë të SHBA-së, sepse, siç është thënë, ata kanë marrë pjesë në rrjete korruptive, të lidhura me krimin e organizuar transnacional. Veriu i Kosovës përbëhet nga katër komuna me shumicë serbe, të lidhura territorialisht: Mitrovica e Veriut, Zveçani, Leposaviqi dhe Zubin Potoku.

Ato kanë filluar të funksionojnë në sistemin e Kosovës në vitin 2013, pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Vesellinoviq dhe njerëzit rreth tij

Ehat Miftaraj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, beson se institucionet e Kosovës nuk e kanë kryer punën e tyre siç duhet, gjë të cilën, siç thotë, e ka konfirmuar edhe lista e zezë e Departamentit amerikan të Thesarit, e publikuar më 8 dhjetor. Duke folur për Radion Evropa e Lirë, Miftaraj thotë se grupi kriminal, i cili është përfshirë në listën e zezë të SHBA-së, është i njohur në mbarë Kosovën. Sipas tij, ai “bën biznes shumë lehtë”, sepse “e ka mbrojtjen e politikanëve dhe institucioneve të drejtësisë”.

“Mesazhi që SHBA-ja ka dashur t’u dërgojë institucioneve të Kosovës, është se ato nuk po e bëjnë punën e tyre, nuk i kanë hetuar apo ndjekur penalisht [anëtarët e grupit kriminal]”, thotë Miftaraj.

Ai shton se vendet që nuk janë në gjendje të luftojnë korrupsionin, janë nën kontrollin e grupeve kriminale. SHBA-ja e ka identifikuar biznesmenin Zvonko Vesellinoviq si udhëheqës të grupit kriminal nga veriu i Kosovës, ndërsa ka sanksionuar edhe dhjetëra emra të tjerë të lidhur me të. Në vitin 2011, misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, e ka identifikuar Vesellinoviqin si një prej organizatorëve të trazirave në veri.

Bashkëpunimi i grupeve kriminale dhe politike

Verolub Petroniq, ekspert i sigurisë nga Mitrovica e Veriut, i cili është edhe kryetar i organizatës “Human Center Mitrovica”, thotë për Radion Evropa e Lirë se grupet kriminale nga veriu i Kosovës janë forcuar shumë. Prej kohësh, thotë ai, ato i “kanë kaluar kufijtë”. Bashkëpunimi i tyre me grupet e interesit politik është gjerësisht i njohur, thotë Petroniq.

“Biznesi që lidhet me krimin, është rritur aq shumë në aspektin e parave, saqë tani edhe Serbia, edhe Ballkani janë të vegjël për të”, thotë Petroniq.

Në deklaratën e Departamentit amerikan të Thesarit, të lëshuar më 8 dhjetor, thuhet se grupi i krimit të organizuar ka bërë komplot me politikanë të ndryshëm për favore të ndërsjella, përfshirë dhënien e ryshfetit zyrtarëve kosovarë të sigurisë, për të lejuar operacione të kontrabandës midis Serbisë dhe Kosovës në fillim të vitit 2019 dhe dhënien e ryshfetit zyrtarëve kufitarë të Kosovës për t’iu lejuar kontrabandistëve kalim të sigurt në fund të vitit 2017.

Petroniq beson se grupet kriminale serbe dhe shqiptare bashkëpunojnë dhe shton se institucionet e drejtësisë në Kosovë është dashur të reagojnë dhe të zbatojnë ligjin në veri të Kosovës. Një nga mënyrat për të “dekriminalizuar veriun”, thotë Petroniq, është përmes Listës Serbe – partisë udhëheqëse të serbëve të Kosovës, e cila është formuar me mbështetjen e Beogradit dhe të presidentit aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Petroniq thekson se për diçka të tillë, është i nevojshëm vullneti politik.

Përgjigjja nga Lista Serbe

Duke qenë se nënkryetari i Listës Serbe, Millan Radoiçiq, është në listën e zezë të SHBA-së, partia e tij ka thënë më 9 dhjetor se “akuzat e pabaza kundër serbëve nga veriu, janë një fushatë e koordinuar”, që, sipas tij, synon “dobësimin e unitetit dhe të mbrojtjes së popullit tonë në këto hapësira”. Radoiçiq është bërë nënkryetar i Listës Serbe në vitin 2018, pak muaj pas vrasjes së politikanit opozitar nga Mitrovica e Veriut, Oliver Ivanoviq. Millan Radoiçiq dhe Zvonko Vesellinoviq janë përmendur në dokumentet e institucioneve të drejtësisë në Kosovë, në lidhje me vrasjen e Ivanoviqit. Në aktakuzë, ata përmenden si “udhëheqës të një grupi kriminal”, i cili vazhdimisht ka bërë përpjekje ta vendosë Mitrovicën e Veriut nën kontrollin e tij.

Megjithatë, akuza kundër tyre nuk është ngritur kurrë, sepse ata nuk kanë qenë në dispozicion të gjyqësorit. Për Radoiçiqin është lëshuar një urdhër arresti, por ai është tërhequr në mars të këtij viti, pa ndonjë shpjegim. Vesellinoviq dhe Radoiçiq janë të njohur edhe për organet e drejtësisë në Serbi qysh në vitin 2011, kur kundër tyre është ngritur aktakuzë për përvetësimin e 32 kamionëve nga kompania Hypo Alpe Adria Leasing.

Aktakuza është ngritur në Gjykatën Speciale në Beograd, në kohën kur ka filluar dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë. Të dy janë liruar nga akuzat në vitin 2016. Bojana Pavlloviq, nga Rrjeti për Hulumtimin e Krimit dhe Korrupsionit në Serbi – KRIK, thotë se Kosova nuk ka arritur ta shtrijë kontrollin në veri dhe se Serbia, për ta mbajtur kontrollin e saj në atë pjesë, ka bashkëpunuar me “njerëz me biografi të dyshimta”.

Ajo thotë se këta persona kanë ndikim të madh në Listën Serbe, e cila është e afërt me Partinë Përparimtare Serbe të Aleksandar Vuçiqit. Pavlloviq thotë se ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar me Millan Radoiçiqin dhe se KRIK ka publikuar edhe fotografi, në të cilat Radoiçiq duket në shoqërinë e politikanit kosovar, Behxhet Pacolli.

“Paratë kryejnë punë, disa gjëra në këtë kuptim bëhen me dyer të mbyllura, jashtë institucioneve”, thotë Pavlloviq për Radion Evropa e Lirë.

Sipas saj, institucionet e Kosovës nuk kanë vullnet për të zgjidhur çështjen e krimit.

Veriu i Kosovës si burim i paqëndrueshmërisë

Në listën e zezë të SHBA-së është edhe ish-shefi i operacioneve të Policisë së Kosovës në veri, Zhelko Bojiq, për shkak të lidhjeve të tij me Zvonko Vesellinoviqin. Bojiq ka kohë që është në arrati, pasi Prokuroria e Kosovës e ka lidhur me vrasjen e Oliver Ivanoviqit. Besa Ramaj, eksperte e sigurisë, thotë se veriu i Kosovës, në periudhën e pasluftës, ka qenë gjithmonë burim i paqëndrueshmërisë. Ajo beson se e gjithë kjo lidhet me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve. Sipas saj, marrëveshja përfundimtare mes dy palëve është e domosdoshme për stabilitetin e rajonit.
Ramaj i sheh sanksionet e SHBA-së si një hap pozitiv, që do të thotë se nuk do të tolerohet më destabilizimi i situatës.

“Qeveria e Serbisë ka ende ndikim të madh atje [në veri] dhe e përdor këtë si avantazh për ta çuar përpara agjendën e saj. Më vjen keq për qytetarët që jetojnë në atë pjesë. Ne kemi nevojë për një fushatë më agresive për rrugën evropiane të Kosovës dhe Serbisë, në mënyrë që dialogu të shkojë kah fundi dhe të arrihet njohja reciproke”, thotë Ramaj.

Zyrtarët e Kosovës i kanë mirëpritur sanksionet e SHBA-së kundër grupit të serbëve nga veriu i Kosovës, ndërsa presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se autoritetet kompetente të vendit të tij do të hetojnë nëse ka “akuza të rënda”. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka paralajmëruar më 10 dhjetor mobilizim në luftën kundër grupeve kriminale, “pavarësisht etnisë”.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

rajoni rajoni grupet kriminale ne kosove kosove grupet kriminale ne kosove kosove

Sondazh

Poll
Bota 14 Dhjetor 2021, 20:30

Përfundon numërimi, LDK fiton Dragashin

KOSOVË – Nga rinumërimi i votave me anë të postës në komunën e Dragashit në Kosovë është shpallur fituese Lidhja Demokratike e Kosovës. Votat e diasp...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj