LIVE UPDATES
Bota

Publikimi i non-paper/ Ekspertët ndërkombëtar: Është afër Gjermanisë dhe Francës, supozohet se ka dalë nga zyra e Lajç

28 Prill 2021, 09:14 Nga DOSJA
Publikimi i non-paper/ Ekspertët ndërkombëtar: Është

KOSOVË-Përkufizimet themelore të përfshira në një “non-paper” për zgjidhjen e problemeve mes Kosovës dhe Serbisë janë afër pikëpamjeve të të dy vendeve, megjithëse nuk ka asnjë provë që Berlini dhe Parisi e ideuan letrën, thotë akademiku gjerman, Franz-Lothar Altmann, duke komentuar dokumentin jozyrtar, vërtetësia e të cilit nuk është provuar ende.

Në këtë “non-paper” përmendet se Kosova dhe Serbia “do ta respektojnë sovranitetin dhe integritetin e ndërsjellë”, do të ketë “Distrikt Autonom të Kosovës Veriore”, status të veçantë për Kishën Ortodokse Serbe, etj.

Sipas Telegrafit, duke komentuar përmbajtjen e këtij dokumenti jozyrtar, akademiku i pavarur gjerman, Franz-Lothar Altmann tha se në atë “non-paper” ka një pasqyrë, e cila, sipas tij, natyrisht quhet ashtu, sepse palët e përfshira nuk duan që t’i rrezikojnë idetë që në fillim, gjë që thotë se ndoshta do të ndodhte nëse Gjermania dhe Franca do ta njihnin autorësinë e letrës.

“Unë nuk jam aq afër politikës së Berlinit zyrtar këto ditë për të konfirmuar nëse përmbajtja e kësaj ‘non-paper’ vërtet pasqyron politikën e Berlinit ndaj Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, unë supozoj se ka bisedime të vazhdueshme midis Parisit dhe Berlinit për këtë çështje, sepse të dy palët duan t’i çojnë gjërat përpara. Dhe unë gjithashtu mendoj se, në parim, zgjidhjet janë propozuar në përputhje me idetë themelore të diskutuara në qarqet politike në Berlin”,– tha Altmann.

Ai shtoi se Gjermania e ka njohur Kosovën dhe vazhdon ta mbështesë planin e Ahtisaarit për zgjidhjen e çështjes së saj si shtet.

“Nga ana tjetër, Berlini e di shumë mirë se njohja e plotë e sovranitetit të Kosovës është një hap shumë i vështirë për Beogradin dhe se krijimi përfundimtar i një Asociacioni pothuajse të pavarur është në njëfarë mase e vështirë të pranohet për Prishtinën. Mjeti i vetëm vërtetë i fuqishëm, ose leva në procesin e ardhshëm të negociatave është vendosja e një qëllimi përfundimtar për të dy palët, për Serbinë dhe Kosovën, dhe ai është anëtarësimi në BE. Marrëveshja përfundimtare është e paimagjinueshme”,- shprehet Altmann.

Sipas tij, kjo “non-paper” është shumë e rëndësishme, sepse edhe një herë tregon qartë se çfarë është në lojë dhe cilat janë pozicionet e vështira themelore që duhet kapërcyer.

Duke folur për të njëjtën temë, udhëheqësi i projektit “Studimet e Shpërbërjes” të Qendrës për Gjeopolitikë dhe Strategji në Universitetin e Cambridgeit, Timothy Less, thotë ai nuk ka asnjë informacion të brendshëm në lidhje me këtë “non-paper”, dhe se ai nuk e di se nga vjen apo edhe nëse ajo është e vërtetë.

“Ajo që di është se Koha Ditore thotë se është një letër francezo-gjermane dhe se ambasadori gjerman thotë se nuk është. Duke gjykuar nga gjuha dhe përmbajtja, ky dokument u krijua me siguri në Evropën Perëndimore dhe sipas supozimeve të mia, ajo erdhi nga zyra e Lajçak, sepse ai po udhëheq procesin e ndërmjetësimit. Kjo do të ishte në përputhje me komentin e ambasadorit gjerman në Prishtinë. Ky ‘non-paper’ duket si një përpjekje për të marrë parasysh kundërshtimet e shqiptarëve të Kosovës ndaj Asociacionit duke e kufizuar atë territorialisht në veri. Për sa i përket Gjermanisë, nuk ka asgjë në letër që bie në kundërshtim me pozicionin e saj, i cili thotë se ‘Serbia duhet ta njohë Kosovën dhe nuk mund të ketë ndryshime kufijsh’, por kjo, sigurisht, nuk konfirmon që gjermanët e kanë shkruar atë”,– shprehet ai.

Less thekson se sasia interesante e “non-paperave” për Ballkanin që qarkullojnë në Bruksel këto ditë është “non-paper” kroate për Bosnjën, “non-paper” sllovene, dhe tani kjo, e cila sugjeron që liderët evropianë e kanë njohur qasjen ekzistuese të BE-së.

Duhet të kujtohet se dialogu politik midis Kosovës dhe Serbisë po planifikohet të vazhdojë nga mesi i majit, me një takim midis kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, nën ndërmjetësimin e Miroslav Lajçak në Bruksel. Pas këtij takimi, bisedime mbi temën e normalizimit të marrëdhënieve midis të dy palëve pritet të mbahen në Paris, në prani të residentit francez, Emanuel Macron.

Një dokument non-paper është publikuar nga mediat kosovare ku thuhet se Bashkimi Evropian do të vazhdojë të lehtësojë procesin që do të çojë tek nënshkrimi i marrëveshjes ligjërisht obliguese mes të dyja palëve, me qëllim të zgjidhjes së të gjitha çështjeve të hapura në mënyrë që të përparohet në rrugëtimin evropian dhe të krijohen mundësi të reja për përmirësimin e jetës së njerëzve.

Sipas këtij dokumenti, Kosova nuk do të duhej të vendoste barriera tregtare ndaj Serbisë, ndërsa Serbia të respektonte status-quon lidhur me praninë ndërkombëtare të Kosovës. Të dyja palët do të duhet të respektojnë moratoriumin në skenën ndërkombëtare.

(d.a/dosja.al)

Lajmi kryesor/ Publikimi i dokumentit ‘non-paper’/ Kosova dhe Serbia duhet të njohin integritetin territorial dhe sovranitetin e njëra-tjetrës

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

diaspora diaspora emanuel macron franz-lothar altmann miroslav lajčák non paper per kosoven timothy less emanuel macron franz-lothar altmann miroslav lajčák non paper per kosoven timothy less

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj