LIVE UPDATES
Bota

“Publiku do gjak dhe artisti jep gjak”/ Sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho ngjitet për herë të parë në skenën e Operas

20 Shtator 2020, 15:33 Nga DOSJA
“Publiku do gjak dhe artisti jep gjak”/ Sopranoja shqiptare,

GREQI– Greqia, megjithë të dhënat e pandemisë në rritje dhe shtrëngimin e përditshëm të masave mbrojtëse ka shtruar tapetin e kuq, me një mikpritje tepër të ngrohtë e të denjë, në vizitën e parë, e siç deklaroi, të shumëpritur në tokën helene. Gazeta e madhe historike “To Vima” i dedikon kopertinën e revistës më të madhe të vendit “BHMAGAZINO”, me titull vetëm emrin të shkruar siç është në gjuhën shqipe, pavarësisht se lexuesi i thjeshtë do duhet të shfletojë në brendësi për të zbuluar shqiptimin e saktë. Përse jo, artistja e madhe shqiptare nuk ka nevojë as këtu për prezantim! Ndërsa, për komunitetin shqipfolës në Greqi, që si dhe emigrantët e tjerë rrallë e më rrallë bëhen pjesë e lajmeve televizive, e diela e 20 shtatorit mbarte një minutazh tregues të kapitullit të ri që e ndjejmë se më në fund është hapur.

Menjëherë pas transmetimit të intervistës së kryeministrit Edi Rama në emisionin e drejtëpërdrejtë “Mega Fundjavë”, pa asnjë koment provokues, por me respekt e shumë dashamirësi, moderatorët u shprehën se do të mbeten në tema nga Shqipëria pasi një artiste e madhe shfaqet për herë të parë në Athinë.

Kryeredaktore e revistës “BHMAGAZINO” në lidhje të shkurtër promovoi kopertinën dhe u referua me superlativa në intervistën e siguruar me divën shqiptare, duke theksuar me keqardhje se ky debut vjen me shumë vonesë. Këto ndoshta detaje për komunitetet diku tjetër, apo edhe shqiptarët brenda territorit, por hapa gjigandë për këtu, që vetëm komuniteti shqiptar në Greqi mundet t’i perceptojë në dimensione të sakta.

Intervista mbresëlënëse dhënë në New York për gazetarin grek, Kosmas Vidhos, pak para se të arrijë në Athinë, përshkruan hap pas hapi se si Ermonela Jaho, nga një nxënëse e vogël me një zë potent në shkollat muzikore të Tiranës arriti të pushtojë skenat më prestigjioze e të jetë sot sopranoja më e vlerësuar në botë (The Economist).

Fragment nga intervista

“Le të jemi të sinqertë, publiku do gjak dhe artisti gjatë interpretimit të një roli është sikur jep gjak. Ndoshta dëgjohet pompoze, por pikërisht nga ky këndvështrim prek rolet, si një akt sakrifice.”- thotë Ermonela Jaho ndërsa gazetari grek komenton se është mëse e vërtet, të gjithë sa kanë ndjekur shfaqje të sopranos, akoma edhe në youtube, mrekullohen nga ajri magjik që përcjell, jo pa arsye konsiderohet singing actresses (aktrim dhe arie) më e madhe e epokës tonë.

Në Athinë Jaho do të interpretojë në skenën e re të Operas dhe Baletit grek të inaguruar kohët e fundit rolin e saj më të madh, “Madame Butterfly” e Puccinit.

“Një jetë si përrallë përshkruan Ermonela Jaho në intervistën e parë. Fëmijë akoma, pas një shfaqje të Verdit në Teatrin e Operas dhe Baletit në Tiranë vendosi të bëhet primadonna si idhulli i saj Maria Kallas. Me mbështetjen e përhershme të prindërve, arriti të studiojë e të realizojë ëndrrën, ndërsa vetëm 19 vjeçe u gjend në Itali, plot enegji, vullnet e energji krijuese, por edhe vetëm, pa para, në një ambjent konkurrues dhe tepër të ashpër. Merr pjesë pa ndalim në konkurse ndërkombëtare, fiton vlerësime e trofe, impresionon vazhdimisht publikun dhe kritikët që ndjekin me adhurim këtë vajzë mikroskopike, të dobët e me një zë lirik kaq delikat, që sapo ngjitet në skenë thjesht e sundon. Bashkëpunimet me yjet më të mëdhenj botëror ndriçojnë më shumë yllin e saj.”- shkruan gazetari Kosmas Vidhos.

Rrëfimi plot sinqeritet çarmatosës, me vetë-sarkazëm, optimizëm dhe vizion me këmbë në tokë, plot këshilla të vyera për brezin e ri – që nuk duhet të frenohet kurrë, pavarësisht refuzimit që sidomos në fushën e artit është fenomen i përditshëm- për punën e studimet që nuk rreshtin, në mos shtohen me suksesin mbarëbotëror, shpalos për lexuesin grekfolës temperamentin e fortë e të admirueshëm të Ermonela Jahos. Emocionuese dhe racionale është edhe në përshkrimin e javëve të karantinës:

“Për ne artistët që gjithë jeta jonë është një udhëtim dhe një shfaqje, që jemi vazhdimisht larg familjes e të vetmuar, të fokusuar në artin tonë, prezenca e publikut është e domosdoshme, kështu që pa dashur të përdor fjalën “depresion”, karantina ishte shumë e vështirë, me shumë trishtim mësova anullimin e shtatë kontratave, përfshi debutin tim në operan “Adriana Lecouvreur”. Kështu që kur erdhi ftesa nga Greqia u përlota nga emocionet. Sado i vështirë të jetë udhëtimi im nga New York, me testimet e shumta dhe rrezikun nga covid-19, mendoj se erdhi momenti të bëj restart, të eci përpara edhe unë e të gjithë ne”.

Në mbyllje të intervistës Ermonela Jaho ndan me lexuesin grek një çast vërtet rrënqethës në karrierën, por edhe jetën e saj personale, ndërsa i përgjigjet pyetjes “Si përfundim, kur ulet sipari a ja vlen sakrifica, mundimi, gjithë ky udhëtim i lodhshëm”?:

“Të gjitha udhëtimet që drejtojnë në dijen e si rrjedhim në zbulimin e vetvetes dhe vetërealizimin ja vlejnë. Kanë një kosto, por edhe një shpërblim po aq të madh, e nuk referohem në famën, paratë apo vetëm duartokritjen. Flas për ato momentet që të ripajtojnë me boshtin e ekzistencës tënde. Po ndaj me ju një ngjarje personale. Pak kohë para se të fillonin provat për “Suor Angelica” të Puccinit në Londër, kisha humbur të dy prindërit e mi, ngjarje që e mbaja sekret. As lot nuk kisha derdhur dot. Më dukej sikur shpirti im ishte bllokuar me hekura. Erdhi dita e premierës dhe çdo gjë vijonte normalisht, deri në skenën që tetua viziton Angelican dhe i deklaron me ashpërsi se ka vdekur fëmija i vogël i saj që rritej diku larg. Atë moment, krejt papritur, kur Angelica (roli im) qante për fëmijën e saj, brenda vetes u transformova unë në një fëmijë të vogël që qante për prindërit e humbur, që mbeti jetim. Fytyra ime u mbush me lotë! Publiku ishte i heshtur, i ngrirë, në sallë mbizotëronte një qetësi absolute. Kurrë nuk do e harroj atë moment, vështirësitë por edhe shpengimin total që ndjeva. Aty kuptova cili është misioni sublim i artistit: Zhbirimi i skutave që na dhembin. Duhet bërë! Vetëm atëherë arti përfiton vlerë!”.

(Premiera e operas “Madame Butterfly” me regji të Hugo de Ana në skenën e Operas dhe Baletit Grek është në 10 tetor, Ermonela Jaho do të interpretojë rolin përkatës në shfaqjet e datave 16, 20 dhe 25 tetor)

Marrë nga DiasporaShqiptare

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

diaspora diaspora ermonela jaho madame butterfly opera dhe baleti grek ermonela jaho madame butterfly opera dhe baleti grek

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj