Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
TIRANË- Në Shqipëri, pandemia e Covid-19 po shkakton shumë vështirësi edhe për punëtorët e bizneseve Call Centers. Sipas një sondazhi me ta, ndonëse bizneset online lulëzuan gjatë pandemisë, një mori vende pune në këtë sektor janë shkurtuar, pagat janë ulur, ndërsa rreziku i infektimit në mjedise të përbashkëta mbetet i lartë. Pandemia Covid-19 futi në vështirësi edhe bizneset call centers, të cilat ishin një ndër punëdhënësit më të mëdhenj në Shqipëri, sidomos për të rinjtë universitarë.
Sipas një sondazhi online të Sindikatës Solidariteti me punonjësit e kësaj fushe, kompanitë call centers u kanë pezulluar punonjësve një pjesë të kontratave të punës, u kanë dhënë pushime të detyruara pa pagesë dhe u kanë pakësuar orët e punës pa shpjegim. Sipas sondazhit me punonjës të call centers në Tiranë, Durrës dhe Shkodër, kopmanitë i kanë detyruar ata të nënshkruajnë një kontratë 4-orëshe, ose në të kundërt do të mbeteshin pa punë, ose vetëm me 2 javë në muaj.
Një pjesë e mirë e kompanive i lejuan punonjësit të punonin online nga shtëpia, dhe në fillim kjo u pa si një veprim i mirë, por kjo nxori në shesh një seri problemesh të tjera. “Nga puna online në shtëpi doli mospagimi nga kompania i internetit në banesë, i shtesave në konsumin e energjisë elektrike, të cilat rëndojnë më shumë mbi pagën e pakësuar të punonjësve të call centerave” – thotë drejtuesi i Sindikatës Solidariteti, Tonin Preçi.
Pjesa më e madhe e punonjësve të këtij sektori në Shqipëri janë studentë dhe të rinj të sapodiplomuar, që e shohin këtë si një punësim të përkohshëm. Por mungesa e punës në specialitetet e tyre bën që ata të mbeten në call centers për shumë vjet. Disa vite më parë Tonin Preçi përfundoi studimet universitare në Itali një fushë pa asnjë lidhje me teknologjinë, dhe së bashku me bashkëshorten u kthyen në atdhe.
Tani është drejtuesi i Sindikatës Solidariteti në Shqipëri, ku anëtarët vijnë kryesisht nga kompanitë call centers, por tani ai është i papunë për shkak të këtyre përpjekjeve sindikale. “Një nga problemet më të mëdha janë pagesat e ndryshme që kompania jep punonjësve të vet në qytete të ndryshme për të njëjtën punë. Një punonjës në Durrës dhe në Shkodër paguhet nga e njëjta firmë dhe për të njëjtën punë më pak se një koleg i tij në kryeqytet” – thotë zoti Preçi.
Anketimi zbuloi se punonjësit online nga shtëpia hasin vështirësi me përshtatjen e teknologjisë së kompanisë me kushtet e banesës, por pronari u shkurton orët e punës për mosparaqitje online dhe një pjesë tjetër të orëve të punës nuk ua paguajnë, aq më pak nuk bëhet fjalë për shpërblime mbi orët e orët e punës shtesë jashtë orarit. Një pjesë e kompanive kërkuan kthimin e punonjësve në salla të përbashkëta si më parë, por aty ka rreziqe të infektimit nga COVID, se një pjesë e masave nuk janë marrë, duke nisur nga largimi i tryezave dhe dezinfektime etj.
Në fakt, një pjesë të madhe të problemeve me kontratat, pagesat dhe mostrajtimin dinjitoz në punë punonjësit shqiptarë i vuajnë prej vitesh edhe para pandemisë, sepse prej vitesh këtu mungojnë sindikatat, ndërsa papunësia e lartë i bën ato të përkulshme përballë presioneve dhe kërcënimeve të pronarëve.
(Marrë nga Zëri i Amerikës)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
GREQI-Policia greke në Kretë ka arrestuar një 19-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për përdhunimin e një të miture. Denocimi në polici është bërë nga fam...
TIRANË- Policia Rrugore ka vijuar kontrollet me radar dhe drager gjatë natës në rrugët kryesore të kryeqytetit. Në një njoftim për mediat, Policia bën me d...
TIRANË- Prej disa javësh në Shqipëri nuk lejohen me dasmat, festat, ditëlindjet dhe çdo aktivitet tjetër që mund të bëhet në darkë dhe me muzikë. Lo...
TIRANË- Eksperti i Shëndetit Publik, Erion Dasho ka theksuar se mbajtja e maskave nga ana e qytetarëve ka një rol periferik në parandalimin e COVID-19. Nëp...
SHQIPËRI- Reshjet e shiut nuk janë larguar nga vendi. Sipas Meteoalb, gjatë pasdites në zonat e ulta dhe malore do të ketë mot të kthjellët. Ndërsa, në ver...
TIRANË-Dosja.al ju sjell një përmbledhje të portaleve në vend dhe lajmet e tyre kryesore. Dosja.al ka në faqe të parë detajet për vetëvrasjen e milionerit ...
TIRANË– Biznesmeni Ylli Ndroqi, të cilit SPAK i sekuestroi 26 pasuri, i ka treguar ‘muskujt’ strukturave shtetërore. Përmes një postimi në rrjetet sociale,...
SHQIPËRI– Nuk janë të paktë njerëzit që vendosin të kenë me vete gjithë jetën një apo më shumë tatuazhe që kanë një domethënie ose jo, që i kujtojnë ...
ITALI– Një shqiptar është konfliktuar me grushte me një tjetër emigrant në Itali. Siç shihet edhe në videon e publikuar nga Balkanweb, ngjarja ka n...