LIVE UPDATES
Aktualitet

Punonjësit e policisë,mjetet private me xhama të zinj, parkojnë në mënyrë të jashtëligjshme

29 Mars 2022, 19:22 Nga DOSJA
Punonjësit e policisë,mjetet private me xhama të zinj,

TIRANË- Punonjësit e Policisë së Shtetit përdorin simbole të policisë në makinat private. Parkojnë ku të munden edhe pse në mënyrë të jashtëligjshme, disa edhe me targa të huaja. Në datën 2 mars 2022, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe drejtori i Drejtorisë së Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi për shkelësit e përdoruesit të rrugëve.

Krahas sigurisë rrugore, dy drejtorët u zotuan që do të ndëshkonin cilido person, me çfarëdolloj posti, që përdor targa të huaja, nuk bën kolaudimin e mjetit, nuk paguan taksa apo siguracion. Informacionet e DPSHTRR-së do t’i kalonin policisë me qëllim ndëshkimin e këtyre personave.

Tre ditë më pas, në datën 5 mars 2022, me anë të një postimi në FB, drejtori i Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, bëri këtë deklaratë;

“Mos lozni me rregullat, mos qarkulloni me targa të pavlefshme. Mos i hyni në hak buxhetit të bashkive dhe komunitetit, sepse çdo detyrim i papaguar dhe kundravajtje e tillë, është dëm ndaj shoqërisë, qyteteve, rendit dhe sigurisë publike.

Faleminderit Policisë Rrugore të Tiranës dhe Policisë së Shtetit që po godet çdo ditë këtë fenomen të shëmtuar. Mjete që shkelin afatet e qarkullimit me targa të huaja, mjete jashtë normave, mjete të çregjistruara me vite. Mjete të pazhdoganuara që bredhin serbes rrugëve.”

Krahas postimit, Gonxhe publikoi pamje të aksionit dhe të targave të huaja, të cilat iu hoqën mjeteve në rrugë duke u shprehur se ata që i përdorin më shumë janë ata që duhet të kontrollonin që këto targa të mos qarkullonin. Ai shton se fenomeni ka qenë shumë shqetësues dhe se lista me emra është shumë e gjatë, disa prej të cilëve punonjës aktualisht e disa ish punonjës jo vetëm të policisë, por të gjithë administratës.

Por, a e kanë zbatuar të gjithë punonjësit e policisë këtë marrëveshje Nano-Gonxhe?! Fiks Fare bëri një vëzhgim pranë drejtorisë së Policisë së Tiranë dhe pranë disa komisariateve .

Disa nga pamjet që Fiksi transmetoi ishin pranë Drejtorisë së Policisë Tiranë. Makinat janë private, kryesisht me xhama të zinj. Punonjësit e policisë parkojnë ku të munden, në trotuare. Në zona rezidenti. Në xhama vendosin logo të policisë, numra telefoni dhe gjithçka tjetër që t’i shpëtojnë gjobave.
Kamera e Fiks Fare bëri një vëzhgim edhe në rrugicat pranë Komisariatit të Policisë nr.2 në Tiranë. Në hyrje dallohet qartë tabela ndalim parkimi, por kjo nuk kishte penguar njeri për të parkuar aty automjetet private. Në xhamat e këtyre mjeteve ishin vendosur numra të telefonit të punonjësve të policisë, madje në disa të tjerë simbole të ndryshme policie si kapele, jelekë, stema.

Ndërkohë që grupi i Fiks Fare po xhironte një mjet të parkuar në vend parkimi për rezidentë, ku qartësisht dallohej një kapele policie dhe një dokument identifikimi, afrohet një person i cili kërcënon grupin e xhirimit të Fiks Fare . ” Fshini filmimin se u solla 2-3 çuna, se shihni është pronë private!” kërcënon personi. Pyetjes së gazetarëve se përse përdor stemën e policisë, ai përgjigjet se ashtu i do tr..i dhe se nuk ishte polic.
Menjëherë pas kërcënimit gazetarët e Fiks Fare telefonuan patrullën e policisë.

Personi që kërcënoi grupin e xhirimit u largua menjëherë. pas mbërritjes së patrullës e cila bëri verifikimin e mjetit, makina rezultoi se mjeti ishte në pronësi të një inspektoreje ne Policinë e Burgjeve, pranë IEVP Fushë Krujë.

Grupi i Fiks Fare zhvendoset më në lindje të Tiranës, pranë Komisariatit nr.1. Në rrugën kryesore që të çon te ky komisariat, konstatohet e njëjta situatë: në automjetet me targa private të parkuara aty ku nuk lejohet përdoren stema të ndryshme policie dhe numra celulari. Por, edhe automjete me targa të huaja , një mjet tip “Audi” kishte targa bullgare. Ndërkohë, në xhamin e përparmë kishte një numër celulari që përdorin punonjësit e Policisë së Shtetit.

Vëzhgimit të Fiksit nuk kishte si t’i mungonte edhe rruga e Komisariatit të Policisë Rrugore në Tiranë, punonjësit e së cilit vendosin çdo ditë mijëra gjoba për parkime, xhama të zinj apo përdorimin e targave të huaja nga qytetarët e thjeshtë. Por, automjetet e tyre, si i parkojnë? A përdorin targa të huaja?!

Në rrugën përballë këtij komisariati është plot me makina të parkuara edhe pse tabela tregon që nuk lejohet parkimi. Automjetet e parkuara janë private dhe mbi to ka stema policie, numra celulari, kapele, jelekë apo tabela të policisë. Të gjitha janë mjete të punonjësve të policisë rrugore. Janë pikërisht ata të cilët firmosin çdo ditë mijëra gjoba për qytetarët e thjeshtë!

Madje pikërisht në atë vend kamera e Fiksit kap edhe një punonjës policie i cili zbret nga një automjet tip “Hyundai” me targa italiane CY 520 CË. Ai e parkon pranë një karburanti dhe vesh uniformën për të dalë në terren për të ndëshkuar kundravajtësit.

Por, krahas komisariateve, punonjësit e policisë lëvizin në gjithë Tiranën me automjete me targa të huaja. Fiks Fare konstatoi një automjet tip “Benz”, të bardhë në afërsi të Kuvendit të Shqipërisë. Mjeti ka targa të huaja dhe prej tij zbret një punonjës policie.

“Ka ligj, por ka edhe Maliq” dhe këta ‘Maliqtë’ që mbikëqyrin qytetarët për zbatimin e ligjit, vetë qenkan mbi ligjin.

Marrë nga Top Channel

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet blendi gonxhe gledis nano blendi gonxhe gledis nano

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj