LIVE UPDATES
Bota

Putin vs Navalny: Beteja mbi të ardhmen e Rusisë do të intensifikohet vitin e ardhshëm

23 Dhjetor 2020, 22:04 Nga DOSJA
Putin vs Navalny: Beteja mbi të ardhmen e Rusisë do të

RUSI- Tridhjetë vjetori i shembjes së Bashkimit Sovjetik, do të jetë një element qendror për politikën ruse në vitin 2021. Në gushtin 1991, zyrtarët më fanatikë të Partisë Komuniste udhëhoqën një grusht shteti kundër Mikhail Gorbachev, udhëheqësit të fundit reformator të Bashkimit Sovjetik.

Ata nxorën tanket në rrugë në një përpjekje për të përmbysur rrymën e historisë që ishte duke lëvizur në drejtim të kundërt,pa e ditur se me atë veprim ata e përshpejtuan shpërbërjen e perandorisë. Moskovitët dolën në rrugë për të mbrojtur parlamentin e tyre kombëtar nën flamurin trengjyrësh të Rusisë.

Katër muaj më vonë Bashkimi Sovjetik u shpërbë. Megjithëse shumica e ish-republikave sovjetike po shohin përpara tek e ardhmja, vetë Rusia i është rikthyer vazhdimisht të kaluarës së saj perandorake

Vladimir Putin, që e nisi presidencën e tij në vitin 2000 me rivendosjen e himnit sovjetik, ka rivendosur gradualisht në vend shumë nga praktikat e vjetra sovjetike, përfshirë censurimin, shtypjen, përplasjen me Perëndimin dhe agresionin ndaj fqinjëve.

Gatishmëria e tij për t`a hedhur poshtë rendin e pasluftës, dhe aftësia e tij për të përdorur forcën i kanë dhënë atij një avantazh taktik mbi Perëndimin. Por 30 vjet pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, një rrymë tjetër e shpejtë dhe e fuqishme historike po lëviz kundër relikeve të rendit sovjetik

Kjo rrymë vetëm sa do të përshpejtohet në vitin 2021, duke nxjerre më në pah kostot dhe dështimet e politikës së zotit Putin. Pasi e bazoi legjitimitetin e tij tek ideja e ringjalljes së Perandorisë, ai është armiqësuar me shumicën e ish-republikave sovjetike, të cilat e shohin tani më shumësi një kërcënim sesa si një magnet.

Aneksimi prej tij i Krimesë dhe lufta në Donbas, i kanë kushtuar Rusisë prishjen e marrëdhënieve të saj me Ukrainën. Dhe lufta 6-javore midis Armenisë dhe Azerbajxhanit, e cila përfundoi me një marrëveshje paqeje të ndërmjetësuar nga Rusia më 10 nëntor, tregoi rolin në rritje të Turqisë në rajon.

Ndoshta,trashëgimia Sovjetike nuk po sfidohet askund më qartë sa në rrugët e Bjellorusisë, një nga rajonet me një nga regjimet më autoritare dhe në dukje më të bindura të ish-perandorisë sovjetike, që tani po përfshihet nga një kryengritje kombëtare.

26 vitet e fundit ajo është qeverisur nga Alexander Lukashenko, një ish-drejtor ferme që e  përdori trashëgiminë sovjetike si themelin e regjimit të tij. Ai hoqi qafe flamurin kuqezi të përdorur për herë të parë në vitin 1918, gjatë një periudhe jetëshkurtër të pavarësisë së Bjellorusisë, i rivendosur më pas në vitin 1991, duke e ndërruar atë me një version të modifikuar të flamurit të Bjellorusisë Sovjetike.

Me ndihmën e subvencioneve ruse ai i mbajti fabrikat në duart e shtetit, e shtypi popullin e tij, dhe manipuloi rregullisht zgjedhjet në emër të stabilitetit. Në gushtin e këtij vitit, qindra mijëra bjellorusë dolën në rrugë për të protestuar kundër vjedhjes së zgjedhjeve të radhës.

Lukashenko reagoi dhunshëm, duke e kthyer një protestë në një kryengritje kombëtare.

Ky rizgjim kombëtar në Bjellorusi, u perceptua me të drejtë si një kërcënim edhe për regjimin e Putinit. Pasi ai nxori në pah jo vetëm brishtësinë e diktaturës, por sfidoi edhe themelin e saj të përbashkët ideologjik me regjimin në  Moskë.

Protestat në Bjellorusi ishin në të njëjtën linjë me ato të protestuesve në Khabarovsk, në Lindjen e Largët Ruse, të cilët dolën në rrugë thuajse në të njëjtën kohë, pasi qeveria në Moskë arrestoi guvernatorin e tyre popullor. Dhe ndërsa Kremlini mbështeste Lukashenkon, kundërshtarët e tij në Rusi brohorisnin pro protestuesve bjellorusë dhe shfaqnin në rrugë dhe internet flamurin e tyre.

Ashtu si Lukashenko, edhe Putin e ka ndërtuar ideologjinë e tij gati tërësisht rreth përvjetorëve dhe simboleve sovjetike. Ai e ka shndërruar në aktivitetin e tij më kryesor paradën ushtarake që kremton fitoren e Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

Këtë vit, organizoi një pseudo-referendum mbi ndryshimet kushtetuese që ndryshojnë sërish kufizimin e mandatit presidencial të Putinit, duke i mundësuar atij në teori të qëndrojë në pushtet deri në vitin 2036.

Megjithatë, popullariteti i tij po bie në mënyrë të vazhdueshme, së bashku edhe me të ardhurat e rusëve të zakonshëm. Dhe një ekonomi në stanjacion, nuk do t`a ndryshojë këtë tendencë. Helmimi me Novichok, një agjent nervor ushtarak i Alexei Navalny, udhëheqësit kryesor të opozitës ruse, duket si një akt që dëshmon dëshpërimin e regjimit.

Mbijetesa e zotit Navalny, dhe pohimi se pas sulmit ndaj tij qëndron Putin, e ka dëmtuar më tej pozitën e presidentit rus. Edhe pse kontrollon gjykatat, shërbimet e sigurisë dhe komisionet zgjedhore, zgjedhjet parlamentare ruse të vitit 2021, ka të ngjarë të kthehen në një fushëbetejë të ashpër.

Taktika e Navalny për të konsoliduar votat e protestës kundër partisë Rusia e Bashkuar, mjetit përmes të cilit Putin ushtron pushtetin e tij, mund të shkatërrojë imazhin e plotfuqisë së Kremlinit.

Për më tepër, vizioni i Navalny për Rusinë si një shtet modern kombëtar, mund të jetë më tërheqës sesa nacionalizmi perandorak i stilit sovjetik i Putinit. Një luftë serioze për parlamentin, që 30 vjet më parë shpalli pavarësinë e Rusisë nga Bashkimi Sovjetik, mund ta bëjë të rëndësishëm këtë përvjetor në vitin 2021.

MARRË NGA ABC News

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota aleksei navalny bashkimi sovjetik vladimir putin aleksei navalny bashkimi sovjetik vladimir putin

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj