LIVE UPDATES
Bota

Putini kritikon Perëndimin, por thotë se Rusia është e hapur për dialog

18 Nëntor 2021, 20:39 Nga DOSJA
Putini kritikon Perëndimin, por thotë se Rusia është e hapur

RUSI- Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka kritikuar Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Evropian dhe Aleancën Veri-Atlantike mbi situatën në territoret e kontrolluara nga separatistët e mbështetur nga Moska në lindje të Ukrainës, por tha se shteti i tij është i gatshëm për “kontakte dhe dialog”.

Gjatë një fjalimi para zyrtarëve të Ministrisë së Jashtme në Moskë më 18 nëntor, Putin tha se bisedimet e tij me presidentin amerikan, Joe Biden më 16 qershor kishin ofruar “disa mundësi për një dialog dhe për nivelimin dhe korrigjimin gradual të marrëdhënieve”.

“Aktivitetet e përbashkëta (me Uashingtonin) mbi stabilitetin strategjik dhe sigurinë e informacionit kanë nisur”, tha Putin duke shtuar se edhe pse “në disa çështje, interesat tona, parashikimet tona dhe pozicionet tona dallojnë në mënyrë dramatike”.

Putini kritikoi Qeverinë ukrainase për refuzimin e saj që të pranojë bisedime të drejtpërdrejta me separatistët e mbështetur nga Rusia, të cilët që nga prilli i vitit kanë kontrolluar disa pjesë të rajoneve lindore të Ukrainës, Donesk dhe Luhansk, që njihen si Donbas.

Moska ka akuzuar Ukrainën për shkelje të Marrëveshjes së Minskut që kishte për qëllim t’i japë fund luftës që ka vrarë më shumë se 13,200 persona prej se kur filloi në prill të vitit 2014.

“Në fakt, Perëndimi u ka mundësuar autoriteteve të Kievit që të anulojnë Marrëveshjen e Minskut, që çon procesin nga zgjidhja e konfliktit në një qorrsokak. Duhet të kihet parasysh se partnerët perëndimorë po e përkeqësojnë situatën (në Donbas) duke furnizuar Kievin me armë moderne vdekjeprurëse dhe duke mbajtur stërvitje ushtarake, provokuese në Detin e Zi dhe në rajone të tjera pranë kufijve tanë”, tha Putin.

Ai theksoi se Moska do t’i përgjigjet “në mënyrë adekuate” përpjekjeve të NATO-s për të shtrirë infrastrukturën ushtarake në shtetet në afërsi të Rusisë.

Në shtator, Kremlini paralajmëroi se nëse NATO-ja zgjeron infrastrukturën e saj ushtarake në Ukrainë, kjo do të nënkuptonte shkeljen e një vije të kuqe.

“Ne vazhdimisht shprehim shqetësimet tona për këtë, duke folur për vijat e kuqe, por ne e kuptojmë se partnerët tanë – dhe si ta them më butë – kanë një qëndrim shumë sipërfaqësor ndaj të gjitha paralajmërimeve tona dhe flasin për vijat e kuqe”, tha Putin.

Putini gjithashtu u ankua se avionët bombardues të Perëndimit, që kanë kapacitet të bartin “armë mjaft serioze”, po fluturojnë 20 kilometra larg kufirit të Rusisë.

Bashkimi Evropian vazhdon të na vendos sanksione, vazhdon të bëjë veprime jomiqësore dhe akuza të pabaza”, tha Putin duke shtuar se mundësitë për bisedime me Bashkimin Evropian janë “venitur” pikërisht për shkak të kësaj situate.

Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit të gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014 dhe për mbështetjen e separatistëve në Donbas. Rusia u ka ofruar mbështetje ushtarake, politike dhe ekonomike separatistëve. Pavarësisht provave të shumta, Moska mban qëndrimin se nuk është e përfshirë në çështjet e brendshme të Ukrainës.

Marrë nga REL

Cila mendoni se është alternativa më e mirë:

View Results

bota bota joe biden nato vladimir putin joe biden nato vladimir putin

Sondazh

Poll

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

VIDEO-VIRALE/ Po fliste në Rrugën e Salës, demokrati 'kapet mat' nga gruaja

"Injoranca nuk është argument" Nuk i pëlqeu pyetja, Rama prek në faqe gazetaren Ambrozia Meta

Del VIDEOJA, Elia godet Princ Lekën: Familja ime të ka mbajtur me bukë

VIDEO/ Noka i jep Spiropalit pankartën, Ministrja ofrohet ta mbaj para fytyrës

Publikohen pamjet nga brenda bazës ajrore të Kuçovës, Komandanti: E gatshme për stërvitjen e trupave

Tempulli 2/ Me kanabis gati për shitje dhe shuma parash, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Dalin pamjet nga kasollja ku u vra 50-vjeçari në Durrës

Kontrabandonin ilaçe dhe telefona, arrestohen dy persona në Tiranë, sekuestrohen 47 iPhone

I vunë flakën eskavatorit me vlerë 150 mijë euro, arrestohen 2 autorët e ngjarjes

Reshjet e shiut dhe borës në vend, policia: Moderoni shpejtësinë e mos kryeni parakalime të gabuara

Kampioni Alvin Karaqi mes lotësh: Për besë u ndjeva si Gjergj Kastrioti kur mora flamurin

'Dokumentar horror'/ Berisha publikon pamjet: Do ju paraqes terrorin që Bajrajt ushtruan më 14 maj

Krimi në Bulqizë/ Fqinji: Po hante bukë në banesë kur erdhën dy makina!

Dosja "Gjici"/ Zv.kryetari i bashkisë së Kukësit shkon në SPAK

Newsroom 11 |XAMA: LAJMI I FUNDIT FAKE QË PASHË, ISHTE PËR MUA

Newsroom 11 |XAMA: KËSHILLË QYTETARËVE- MOS LEXONI VETËM NJË BURIM

Newsroom 11 | XAMA: GAZETARËT NUK SHKRUAJNË ME EMËR, KJO S'ËSHTË ETIKE

Xama në Newsroom: Lajmet e rreme përhapin panik! Më akuzuan se kisha marrë para për një shkrim

Muka në Newsroom: Në Shqipëri ka portale gjobaxhie, u bëjnë shantazh njerëzve

Xama në Newsroom: Fake News shpërndahet më shumë në Facebook e Tik Tok! Gazetarët të shkruajnë emrin

Newsroom 11 |Kush prodhon lajme të rreme në Shqipëri

Newsroom 10 |SENJA: NE S'REAGOJMË NDAJ GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 |HAZIZAJ: 'ÇOHU ENVER', PJESË E GJUHËS SË URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ KEMI MARRËVESHJE PËR TË MBROJTUR 'VIKTIMAT'

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES KA SHKAKTUAR DHE KRIME

Newsroom 10 |GAZETARI: GJUHA E URREJTJES, PJESË E SHOQËRISË

Newsroom 10 |HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES, E FRIKSHME NË SHQIPËRI

Vidhnin në banesa duke përdorur çelësa të klonuar, vihet në pranga 1 person,nje tjeter në kërkim

Newsroom 10 |GJUHA E URREJTJES PËRDORET NGA POLITIKA, AMA TË KONTROLLOJË GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: STEREOTIPET NXISIN GJUHËN E URREJTJES

Newsroom 10 | HAZIZAJ: GJUHA E URREJTJES LUFTOHET ME EDUKIM

Newsroom 10 | Gjuha e urrejtjes në media, si dhe kush e shpërndan?

Ndryshimet në PS/ Gjiknuri: S'është fundi, por fillimi i diçkaje të re.

Inceneratorët/ S’kam dhënë asnjë kontratë pa garë, ato janë publike!

Ndihet 'i shitur' nga Rama? Gjiknuri: Nuk ndjej braktisje, kam komunikim me të prej 20 vitesh

Klosi: Kemi primare reformimin e partisë, PS synon mandatin e katërt

U shkarkua si Sekretar i Përgjithshëm, Gjiknuri: PS edhe kur fiton, refekton!

Digjet shtëpia në Shkodër, në banesë ndodhej një i moshuar, përfundon në spital

Vazhdon përplasja në PD! Basha kërkon mbledhjen e Komisionit të Etikës për të, Bardhi: Shenjë humbje

Vrasja e Jetmirës/ Autori u dënua me 28 vite burg, nëna e viktimës: Duhet dënim përjetë!