LIVE UPDATES
Bota

Qasja ndryshe e Turqisë kundër koronavirusit, vendi që po mahnit botën në luftën me Covid-19

19 Prill 2020, 09:00 Nga DOSJA
Qasja ndryshe e Turqisë kundër koronavirusit, vendi që po mahnit

TURQI– Koronavirusi ka ‘gjunjëzuar’ shtete të fuqishme ku numri i viktimave rritet ditë pas dite. Mes vendeve ku Covid-19 është përhapur gjendet edhe Tuqia. Deri më tani pavarësisht politikave të Presidentit Erdogan dhe optimizmit të tij se mund t’ia dalin në këtë luftë, virusi ka arritur të prekë deri më tani 4,000  persona në ditë.

Por pavarësisht numrit të lartë të të sëmurëve është parë që shkalla e vdekshmërisë është e ulët, gjë që lë shumë  vend për dyshime, enigmë sesi është e mundur të ndodh kjo.

Sipas ministrit turk të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, ka deklaruar se shkalla e ulët e vdekshmërisë në Turqi, pak më shumë se 2%,  vjen për shkak të kujdesit shëndetësor në vend dhe protokollit që është ndryshe nga vendet e tjera.

Ndër të tjera Koca ka thënë se ndryshe nga vendet e tjera, qasja e Turqisë për të luftuar koronavirusin është rreth gjurmimit të kontakteve në vend të testimit të përgjithshëm ose testimit pas shfaqjes së simptomave. Si edhe strukturat brenda spitaleve e kanë vonuar intubimin duke përdorur oksigjen me frekuencë të lartë për një periudhë më të gjatë kohore dhe sipas ministrit, rezultatet e mira kanë ndihmuar që pacienti të përmirësohet shpejt, pa pasur nevojë për  intubim.

Mes shumë ilaçeve alternative në kurimin e Covid-19 edhe në Turqi është përdorur hidroksiklorokina, ilaç për malarian, dhe favipiravirin, një antiviral japonez, para se të aplikohej nga vendet e tjera.

Megjithëse  ekspertët e shëndetësisë e kanë kundërshtuar përdorimin e ilaçit të malaries, për shkak të efekteve anësore, Dr. Nuri Aydin, presidenti i Shkollës së Mjekësisë në Universitetin e Stambollit, tha se:  Ne po mundohemi të shpëtojmë jetë. Përdorimi i ilaçit të malaries zvogëlon kohën që pacientët qëndrojnë në terapi intensive. Ende nuk ka ende prova të mjaftueshme për të botuar hulumtimet e tyre, por koha do të tregojë që rezultatet janë të vërteta.

Kujtojmë që Turqia nuk kishte asnjë të prekur nga Covid-19 deri në mes të marsit, duke i lënë asaj kohë të përgatitej, por faktor tjetër që  kandikuar është edhe sistemi mjekësor me kapacitete të mjaftueshme.

Gjithashtu Tuqia në përgjigje të menjëhershme për Covid-19 zhvilloi programe për prodhimin dhe shpërndarjen e mjeteve të higjienës personale.

Masat që mori Turqia: 

– Gjatë javës, qëndrimi në shtëpi është i detyruar vetëm për personat nën moshën 20-vjeçare dhe për ata mbi 65 vjeç. Të tjerët, janë teorikisht të lirë për të dalë, megjithëse disa biznese janë të mbyllur.
– Restorantet janë hapur, vetëm për shërbimeve delivery ose për t’i marrë porositë vetë.
– Maskat janë të detyrueshme në mjedise publike, si tregjet.
– Maskat shpërndahen falas në farmaci dhe për ata që nuk mund të dalin, u dërgohen në shtëpi.
– Nëpër shtëpitë e njerëzve në nevojë ose atyre që nuk mund të dalin, shkojnë vullnetarë dhe policë.
– Të moshuarit mund të telefonojnë ekipin e kujdesit nëse u nevojitet gjë.

Bilanci i koronavirusit në botë sa vjen dhe shtohet. 2.32 milion njerëz në mbarë botën janë infektuar nga COVID-19, ndërsa deri më tani pandemia ka shkaktuar të paktën 160 mijë viktima.  Deri më tani vendi më i prekur në botë nga pandemia është Amerika, e cila shënon të paktën 734.846 raste të infektuarish dhe ka humbur deri më tani 38,779 jetë. Pas saj renditet Spanja me 191.726 ‘pozitivë’ dhe mbi 20 mijë viktima. Italia mban ende vendin e tretë me 175,925 raste dhe 23,227 të vdekur.

Burimi: CNN

A.C/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota koronavirusi ne turqi koronavirusi ne turqi

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj