Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital
3 Qersho...
Aktualitet
Qëllohet me armë zjarri 23-vjeçarja në Durrës, policia: Jemi në kërkim të autorit
3 Janar 2022, 09:26Nga DOSJA
DURRËS– Policia ka dhënë njoftimin zyrtar për plagosjen e ndodhur brenda hotelit në Durrës. Mësohet se autori i ngjarjes është Fatbardh Doda. 32-vjeçari i sapo kthyer nga Spanja, në gjendje të dehur qëlloi ndaj të dashurës së tij, Edis Koroveshin, duke e lënë të plagosur në shpatull. E reja ndodhet në spital në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale për të bërë të mundur kapjen e autorit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Në autostradën Durrës-Tiranë, rreth orës 09:20, në ambientet e një hoteli, në rrethana ende të paqarta, shtetasi F.D, 32 vjeç, banues në Sukth, dyshohet se ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasen E.K, 23 vjeçe, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë pas marrjes së njoftimit menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën me qëllim kapjen e autorit. Në bashkëpunim me DVP Tiranë dhe Fier janë ngritur pika kontrolli në rrugët nacionale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
LEZHË – Fenomeni i rrëshqitjes së gurëve nga Mali në Torovicë është kthyer në shqetësim prej të paktën 5 vitesh dhe në lidhje me këtë situatë ka reag...
DURRËS– Mëngjesi i sotëm ka nisur me aksident. Në Durrës rreth orës 08:30, në lagjen Nr.13, dy persona kanë mbetur të lënduar pas përplasjes së autom...
TIRANË– Punonjësit e policisë së shtetit të cilët janë transferur në institucionet e administratës shtetërore mund të bëjnë kërkesë për tu rikthyer n...
TIRANË – Shqipëria njohu një rritje prej 13 përqind të vrasjeve gjatë vitit që sapo lamë pas, ndërsa thuajse një e treta e tyre ishin kundër grave dh...
TIRANË– Dy persona janë arrestuar nga policia pasi kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj grave. Në njoftimin e policisë së Tiranës, bëhet ...
TIRANË– Gazetari Artan Hoxha i ka kushtuar një shkrim sasisë së kokainës së gjetur në fund të vitit 2021 në Portin e Durrësit. Hoxha shkruan me ironi...