LIVE UPDATES
Aktualitet

Qeveria rishqyrton kufijtë e Zonave të Mbrojtura, kundërshton organizata mjedisore

29 Janar 2022, 21:15 Nga DOSJA
Qeveria rishqyrton kufijtë e Zonave të Mbrojtura, kundërshton

TIRANË– 16 nga organizatat kryesore mjedisore në Shqipëri dhe përfaqësues të institucioneve shkencore dhe akademike reaguan të shtunën përmes një deklarate të përbashkët ndaj dy vendimeve të fundit të qeverisë shqiptare lidhur me kufijtë e Zonave të Mbrojtura. Vendimet ende nuk janë shpallur në fletoren zyrtare, por u njoftuan të mërkurën nga ministrja e turizmit dhe mjedisit, Mirela Kumbaro, menjëherë pas mbledhjes miratuese të qeverisë.

Sipas deklarimeve të zonjës Kumbaro rishikimi dhe rivlerësimi i zonave ekzistuese të mbrojtura të të gjitha kategorive që nga monumentet e natyrës, parqet kombëtare apo rezervatet natyrore , pasqyronte gjithçka ka ndodhur në territor në 30 vitet e fundit. Ministrja e turizmit dhe mjedisit Mirela Kumbaro pohoi se me vendimet e reja, Shqipëria nga 18% të territorit me Zona të Mbrojtura, do të kishte rreth 21 %, duke përmendur jo vetëm përditësim të zonave që ishin më parë, por edhe shpallje të reja, siç është Lugina e Vjosës, dhe Lugina e Shalës si Park Natyror si dhe Parku Kombëtar “Alpet e Shqipërisë”.

Por organizatat mjedisore pohojnë se vendimet e qeverisë reduktojnë me 11% sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura Ligatinore, heqin prej tyre habitate të vyera dhe i hapin rrugë zhvillimeve të paqëndrueshme në brendësi apo në afërsi të tyre si urbanizime, aeroporte, bujqësi intensive, sipërfaqe habitatesh të mbuluara nga parqe industriale me panele fotovoltaike dhe turbina ere, etj.”

Organizatat mjedisore pohojnë se “vendimet synojnë të ligjërojnë shkatërrimin e zonave të mbrojtura bregdetare dhe ligatinore të Shqipërisë duke prekur Liqenin e Shkodrës, ekosistemin Bunë-Velipojë, ligatinat Kune-Vain,_Tale dhe Patok, Parqet Kombëtare të Divjakë-Karavastasë dhe të Butrintit, si dhe zonat Vjosë-Nartë e Pishë-Poro”.

Organizatat mjedisore paralajmëruan se do t`i kundërshtojnë në gjykatë vendimet. Rrjeti i Zonave të Mbrojtura të Shqipërisë përbënte më parë rreth 18% të territorit, parqe kombëtare, rezervate natyrore dhe monumente natyrore, ndërsa me dy vendimet e reja të qeverisë kjo sipërfaqe shkon në 21 %. Zëri i Amerikës i pa të dy vendimet ku pasqyrohen ndryshime kufijsh për 44 ekosisteme natyrore. Në disa prej tyre, vihet re rritje e sipërfaqeve natyrore që merren në mbrojtje, por në disa të tjera që përfshijnë zona bregdetare apo ligatinore këto sipërfaqe ulen me daljen jashtë të statusit të mbrojtjes të disa mijëra hektarëve.

Kështu sipas vendimeve të qeverisë ekosistemi “Kune – Vain – Tale Patok – Fushëkuqe – Ishëm” është më i prekuri ku i hiqen rreth 85. 600 hektarë nga statusi i mbrojtjes. Ekosistemi natyror ligatinor i Parkut Kombëtar të Butrintit do të ketë rreth 802 hektarë më pak, ekosistemi “Korab – Koritnik” do të ketë 1670 hektarë më pak, ekosistemi natyror/ligatinor “Liqeni i Shkodrës” do të ketë 2486 hektarë më pak, Parku Kombëtar Dajt 823 hektarë më pak dhe Parku Kombëtar “Lurë – Mali i Dejës” 954 hektarë më pak .

Sipas dy vendimeve të fundit të qeverisë disa prej ekosistemeve natyrore u është shtuar sipërfaqja, por ju është zvogëluar shkalla ligjore e mbrojtjes, nga ajo e nivelit të dytë apo të tretë, në të katërt. Lugina e Vjosës dhe Lugina e Shalës janë dy zonat e reja që i shtohen, sipas vendimeve të qeverisë, listës së zonave të mbrojtura si parqe natyrore me mbrojtjen e kategorisë së katërt. Prej vitesh, sidomos për Lumin Vjosa, janë bërë përpjekje nga organizatat mjedisore që të shpallet Park Kombëtar ku shkalla e dytë e mbrojtjes që gëzon ky status do të garantonte frenimin e zbatimit të disa projekteve për ndërtimin e hidrocentraleve të mëdhenj dhe të vegjël.

Marrë nga VOA

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

aktualitet aktualitet organizatat mjedisore zonat e mbrojtura organizatat mjedisore zonat e mbrojtura

Sondazh

Poll
Aktualitet 29 Janar 2022, 18:06

Foto/ Vritet kaprolli në Bulqizë

BULQIZË– Një kaproll ka pasur fatin e keq sot dhe është pikasur nga një prej gjuetarëve të paligjshëm. Denoncimi është bërë nga JOQ Albania, e cila k...

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj