LIVE UPDATES
Ekonomi

Qeveria “shkarkon” kryebashkiakët me borxhe, cakton administrator pas shpalljes së falimentit, çfarë parashikohet në ve

30 Tetor 2019, 16:25 Nga DOSJA
Qeveria “shkarkon” kryebashkiakët me borxhe, cakton

TIRANË- Teksa qeveria është përfshirë në një cikël të ri detyrimesh të prapambetura që  rrezikojnë seriozisht shëndetin e arkës së shtetit Ministria e Financave nxori këto ditë një udhëzim të posaçëm në formën e një plani masash për rehabilitimin e borxheve të bashkive që aktualisht sipas dokumentit të financave është 6.2 miliardë lekë. Mbi 1,8 miliardë lekë ose 29 për qind të totalit të detyrimeve I zotëron bashkia e Tiranës.

Sipas këtij plani nëse kryetarët e votuar të njësive te qeverisjes vendore nuk arrijnë të zbatojnë planin e rehabilitimit të propozuar nga Ministria e Financave,  atëherë qeveria qendrore cakton një administrator falimenti që merret me rimëkëmbjen financiare te bashkive

Sipas planit të masave  “Administratori”, është personi i emëruar nga Këshilli i Ministrave për menaxhimin financiar të njësisë së vetëqeverisjes vendore që është në situatën e paaftësisë paguese, e cila krijohet kur njësia e vetëqeverisjes vendore nuk arrin të zbatojë planin e rehabilitimit financiar ose shuma e borxheve afatgjata të NJVQV-së dhe detyrimeve të papaguara ndaj palëve të treta është më e lartë se 130 për qind e shpenzimeve vjetore të miratuara.

Udhëzimi I Ministrisë së financave detyron njësitë e vetëqeverisjes vendore në bashkëpunim me degët përkatëse të thesarit brenda datës 20 të muajit pasardhës, duhet të rakordojnë të dhënat e muajit të mëparshëm mbi të ardhurat sipas llojit dhe detyrimet e prapambetura

Si një masë e nevojshme kontrolli, regjistri i prokurimeve publike në fillim të çdo viti buxhetor si dhe çdo rishikim i tij gjatë vitit, duhet të depozitohet zyrtarisht dhe elektronikisht në degën e thesarit. Në çdo rast, shuma totale e prokurimeve të jetë e barabartë ose më e vogël se fondet e miratuara për vitin buxhetor ose për më shumë se një vit (për kontratat shumëvjeçare të investimeve).

Kur Ministria e Financave dhe Ekonomisë, evidenton që një njësi e vetëqeverisjes vendore ndodhet në një nga rastet e vështirësive financiare njofton menjëherë Kryetarin e njësisë.

Evidentimi i rasteve të ndodhjes së njësisë së vetëqeverisjes vendore në vështirësi financiare mund të bëhet nga auditimi dhe kontrolli i brendshëm, ose/dhe nga auditimi, inspektimi dhe kontrolli i jashtëm i njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Për rastet e konstatuara me probleme financiare dhe vështirësi financiare, duhet të njoftohet menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore, dhe në rastet e vështirësive serioze financiare dhe të paaftësisë paguese njoftohet po ashtu menjëherë Kryetari i njësisë së vetëqeverisjes vendore dhe ky i fundit menjëherë njofton Këshillin e NJVQV-së si dhe Ministrinë e Financave dhe të Ekonomisë.

Ministria e Financave dhe Ekonomisë, brenda muajt pasardhës të çdo katër mujori duhet të përgatis një informacion përmbledhës mbi treguesit e raportit të gjendjes financiare të njësive të vetëqeverisjes vendore. Ky raport do të publikohet në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë.

Zbatimi i planit të masave për menaxhimin e problemeve financiare vendore i raportohet këshillit çdo muaj. Me këto raporte, këshilli duhet të miratojë veprimet e propozuara, të cilat janë nën diskrecionin e tij (p.sh. rritja e nivelit të të ardhurave, rishikimi i buxhetit, shitja/përdorimi i aseteve etj).

Afati për zbatimin e planit të masave për daljen nga gjendja e problemeve financiare të njësisë së vetëqeverisjes vendore është deri në 12 muaj nga momenti i konstatimit të situatës. 79. Procedurat e menaxhimit të problemeve financiare duhet të ndërpriten kur gjendja e detyrimeve të papaguara bie nën nivelin minimal të kërkuar nga ligji. 80. Raporti i fundit për Këshillin e NJVQV-së, mbi zbatimin e planit të masave duhet të përfshijë të dhënat financiare të cilat vërtetojnë rikthimin në gjendjen normale financiare të njësisë.

Borxhi dhe detyrimet e prapambetura do të klasifikohen sipas llojit, karakteristikave dhe madhësisë. Kreditë, obligacionet dhe garancitë vendore të pretenduara do të ndahen nga detyrimet e tjera financiare. Në detyrimet e tjera financiare, faturat e papaguara ndaj të tretëve të cilat përbëjnë pjesën më të madhe të detyrimeve do të grupohen sipas madhësisë, kohës (vonesës) dhe llojit të furnitorit (kompani apo privat).

 Plani i rimëkëmbjes

Përfshirja e planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm të njësisë së vetëqeverisjes vendore Plani i rehabilitimit financiar duhet të zhvillohet brenda kuadrit të Planit Strategjik të Zhvillimit të Njësisë së Vetëqeverisjes Vendore dhe Programit Buxhetor Afatmesëm.

Hapat që do ndiqen në përfshirjen e planit të rehabilitimit në planet vendore të sipërcituara janë të specifikuara në legjislacionin në fuqi. Buxheti i planit të rehabilitimit financiar nga njësia e vetëqeverisjes vendore do të mbështetet në procedurat dhe rregullat që përcaktojnë aktet nënligjore për hartimin e programit buxhetor afatmesëm. Për hartimin e planit të rahabilitimit njësia e vetëqeverisjes vendore duhet që të mbajë parasysh që në mënyrë periodike të maten të ardhurat dhe shpenzimet që njësia e vetëqeverisjes vendore realizon.

Përmes këtij verifikimi njësia mban nën kontroll balancën fiskale mujore dhe gjithashtu ajo përcakton ecurinë e zbatimit të planit të rehabilitimit financiar. Përmes monitorimit dhe përfshirjes së planit të rehabilitimit në programin buxhetor afatmesëm njësia e vetëqeverisjes vendore bashkë me raportin e monitorimit të buxhetit, duhet të monitorojë dhe zbatimin e planit të rehabilitimit financiar. Tabela më poshtë paraqet një model për mënyrën e strukturimit të dhënave fiskale aktuale dhe atyre të planifikuara sipas planit të rehabilitimit financiar të miratuar. 33 Gjendja financiare e njësisë së vetëqeverisjes vendore.

Marrë  nga Monitor.al

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

ekonomi ekonomi borxhi publik ligji i ri ministria e financave borxhi publik ligji i ri ministria e financave

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj