LIVE UPDATES
Sport

Qeveria shqiptare, asnjë lek për futbollin! FSHF reagon ndaj përgjigjes së MASR-së

16 Prill 2021, 17:08 Nga DOSJA
Qeveria shqiptare, asnjë lek për futbollin! FSHF reagon ndaj

TIRANE – Federata Shqiptare e Futbollit, me shqetësim informon anëtarët e saj dhe opinionin publik lidhur me konstatimin e një shkelje flagrante ligjore nga ana e Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë mbi ndarjen arbitrare të fondit “Grand/transfertë e brendshme” për federatat olimpike, KOKSH dhe OKAD 2021.

Pasi ka ardhur në dijeni të urdhrit të Ministrit të Arsimit Nr. 33 datë 24.02.2021 për ndarjen e fondit për federatat olimpike, KOKSH dhe OKAD 2021 nga ku ka rezultuar se FSHF nuk ka përfituar prej këtij fondi asnjë të ardhur ndonëse aplikimi është konfirmuar prej MASR me numër 325987, FSHF ka kërkuar nga MASR informacion lidhur me renditjen përfundimtare të federatave dhe pikëve të përfituara prej tyre në përputhje me pikën 8 dhe 9 të udhëzimit Nr.4 datë 25.02.2020 dhe më konkretisht pozicionimin e FSHF ne këtë renditje.

Kësaj kërkese për informacion MASR i është përgjigjur se FSHF nuk u përfshi në këtë proces, pasi: – ka buxhet të madh vjetor, ndërkohë që buxheti i federatave të tjera është mjaft i ulët… – ka përfituar nga Reforma në Sport lehtësira fiskale… Veç sa më sipër, investimet në infrastrukturën sportive në Shqipëri kanë qenë, kryesisht, të orientuara në infrastrukturën futbollistike etj., etj., etj.

Për hir të transparencës shpjegojmë këto fonde janë fondet publike që alokohen nga buxheti i shtetit për federatat shqiptare sportive dhe detyra e MASR është t’jua ndajë ato federatave sipas udhëzimit Nr. 4 datë 25.02.2020 i cili përcakton kritere si masiviteti, gjithëpërfshirja, popullariteti, organizimi i aktiviteteve kombëtare, ngritja e kapaciteteve, etj.

Nuk ekziston pra në asnjë germë të ligjit, kriteri i pasjes së një buxheti të madh vjetor për përfitimin e fondit, por mjafton përmbushja e aplikimit. Në bazë të këtij aplikimi, MASR është e detyruar me ligj të nxjerrë renditjen përfundimtare të federatave dhe pikëve të përfituara prej tyre. MASR, jo vetëm nuk i është përgjigjur kërkesës së FSHF-së për informacion, por ka tejkaluar kompetencat ligjore duke marrë përsipër të japë opinione subjektive mbi përfshirjen ose jo në proces të FSHF-së.

Ky qëndrim i paligjshëm përmban në vetvete edhe disa të pavërteta. Nëse FSHF nuk u përfshi në proces, për ç’arsye u kërkua plotësimi i të dhënave nga MASR dhe për ç’arsye u konfirmua me shkrim aplikimi i saj?! Përtej politikës së ditës këtu flitet për një detyrim ligjor për ndarjen e asaj pak gjëje që i takon sipas buxhetit të shtetit federatave. Ky set ligjesh dhe udhëzimesh nuk është për përmbushjen e programeve të tjera të investimeve që shteti mund të ketë në sport. Ky set ligjesh nuk është për të bërë demagogji apo fushatë se cila qeveri investon më shumë në sport.

Ky set ligjesh është i dedikuar posaçërisht për financimin e kontratave, shpenzimet operative të aktiviteteve kombëtare dhe ndërkombëtare, trajtimi ushqimor të sportistëve të nivelit të lartë, trajtimin mjekësor dhe shpenzimet e riaftësimit të sportistëve etj.

FSHF ka bërë një aplikim të bazuar në legjislacionin shqiptar dhe ka ushtruar një të drejtë që ia jep ligji ndaj kërkon që kjo e drejtë, sado e vogël qoftë t’i njihet nga Ministria përgjegjëse. MASR ka shpërdoruar detyrën duke mos e marrë në shqyrtim aplikimin dhe duke vendosur në mënyrë të njëanshme t’i ndajë pjesën takuese të sportit më popullor dhe më masiv në vend siç është futbolli, federatave të tjera të cilat as nuk kanë arritur të përfundojnë aktivitetet kombëtare në vitin që lamë pas.

Nga pikëpamja e (a)logjikës së përgjigjes, rezulton se duhet të jesh inekzistent për të përfituar fonde nga buxheti i shtetit. Po ashtu, listimi i “arritjeve” dhe investimeve në infrastrukturën sportive mbetet demagogji e plotë dhe nxjerr hapur konceptin e kësaj Ministrie që kërkon lëvdata për bërjen e detyrës. Në të njëjtën linjë, citimi i ligjeve që trumbetohen me të madhe si reforma a thua se janë akte të posaçme për futbollin nuk është gjë tjetër veç përbuzje për sportin.

Është e pamundur të mos përmendësh gjithashtu rastet analoge nga Evropa ku pavarësisht se federatat kanë një buxhet dhjetëra apo qindra herë më të madh se i FSHF, sërish qeveritë i mbështesin me grante miliona eurosh.

Për hir të së vërtetës, me një buxhet vjetor 12-fish më i vogël se sa buxheti i Kosovës për sportin asgjë më shumë se kjo përgjigje nuk mund të realizohet në sportin shqiptar, – mbyllet reagimi i FSHF-së i shpërndarë nga zyra e shtypit të saj për mediat.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport federata shqiptare e futbollit fondi grand fshf ministrisë së arsimit sportit dhe rinisë federata shqiptare e futbollit fondi grand fshf ministrisë së arsimit sportit dhe rinisë

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj