LIVE UPDATES
Bota

Qyteti i lashtë Hasankeyf në Turqi duhet të përmbytet për t’i bërë vend digës

21 Gusht 2019, 05:40 Nga DOSJA
Qyteti i lashtë Hasankeyf në Turqi duhet të përmbytet

TURQI- Një vendbanim i ri me shtëpi të ulëta – diçka të tillë e sheh rrallë në juglindjen e varfër të Turqisë. Këtu do të zhvendosen banorët e qytetit me histori të pasur, Hasankeyf. Edhe Çetin Yildirimer në të ardhmen me nënën e tij do të banojë në këtë vendbanim të ri. Por ai nuk gëzohet për këtë, sepse nuk është zgjedhja e tij. Shtëpia e tij poshtë në luginën e Hasankeyf do të zhduket, pasi nga lumi Tigris këtu do të ndërtohet një digë gjigande. Ndaj njerëzit duhet të shpërngulen në Hasankeyfin e ri në një rrafshnaltë:„Çfarë sjell një qytet i tillë i ri, kur për të asgjësohen historia dhe kultura? Këtu ne jemi pronarë shtëpie, por mund të thuash, që ne njëkohësisht i kemi humbur të drejtat tona.”

Hasankeyf ndodhet në mes të njërit prej vendbanimeve më të vjetra të njerëzimit. Lugina është e banuar që nga shekulli i tretë. Asirianët, romakët dhe Seldçukët kanë lënë gjurmët e tyre këtu. Disa xhami dhe varre të rëndësishme historike janë transportuar në një park arkeologjik. 

3000 banorët e Hasankeyfit jetojnë nga turizmi. Yildirimer është shoqërues turistësh dhe ai u shet atyre broshura me ngjyra. Se me çfarë do të jetojë ai pas përmbytjes së qytetit, këtë as vet nuk e di. Në Hasankeyfin e ri nuk ka punë:„Që para se të bartemi këtu kemi shpenzuar rreth 5000 Euro për rikuperimin e mangësive që kishte kjo shtëpi. Nga ana tjetër që tani janë duke ardhur gjithnjë e më pak turistë. Dikur këtu kishte 20 shitësh broshurash turisitke. Tani kanë mbetur vetëm gjashtë.”

Në mbarë botën mbrojtësit e mjedisit dhe arkeologët janë angazhuar për ruajtjen e Hasankeyfit. Kredidhënësit europianë u tërhoqën prej projektit energjetik të digës. Por as kjo nuk ndihmoi. Policia u është kundërvënë ashpër protestave në vend, siç ndodhi edhe në fund të korrikut.

Banorët e dinë, se qyteti i tyre Hasankeyfi nuk mund të shpëtohet më. Por si do t’i bëhet më tej? Politikanët u premtojnë atyre një të ardhme të ndritur pranë digës: Abdullah Talhan, kryetari bashkie në Hasankeyf:„Kjo do të jetë diga më e madhe në Europë,  170 km e gjatë. Në brigjet e saj do të krijohen zona të reja, ku mund të peshkohet apo të organizohen ture me anije.”

Turistët në fakt nuk do të kenë dëshirë që të kthehen sërish në Hasankeyf për të peshkuar në digë. Ja si shprehet një turist: „Kjo është një trashëgimi e kulturës botërore. Asnjë lloj energjie nuk ka vlerë për ta shkatërruar këtë trashëgimi.”

Kurse banorëve do t’u duhet ta nisin nga zeroja në Hasankeyfin e Ri pa e ditur se çfarë i pret e si u vjen e ardhmja. Çetin Yildirimer do të preferonte të vazhdonte t’u tregonte turistëve shpellat gëlqerore të kësaj zone. Më të vjetrat prej tyre janë rreth 3000 vjeçare. Dikur ato shërbenin si varreza, më vonë u kthyen në vendbanime. Deri në vitet 1970. Më vonë vetëm pak prej këtyre shpellave do të mbulohen prej ujit të digës. Shoqëruesi i ri i turistëve nuk arrin ta kuptojë, se si protesta kundër këtij projekti nuk ishte edhe më e madhe me jehonë mbarëbotërore: “E gjitha kjo nuk është se u përket vetëm njerëzve në Hasankeyf apo në Turqi. Ky vend i përket të gjithë njerëzve! Këtu është djepi i njerëzimit.” 

Sidoqoftë këtej e tutje edhe për Yildirimer në vend të shpellave gëlqerore do të ketë një vendbanim të ri. Nga lugina poshtë ai ka sjellë dy fidanë pemësh dhe i ka mbjellë ato para shtëpisë së re. Nga vendbanimi i tij i mëparshëm për pak muaj nuk do të mbetet më asgjë më tepër se kaq. Hasankeyfi i lashtë do të mbulohet përgjithmonë nga uji.

(Marrë nga DW)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota hasankeyf qyteti i lashte turk hasankeyf qyteti i lashte turk

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj