LIVE UPDATES
Politike

VD-Rama me kritika, edhe për veten:Qani halle! T’i bëni mendjes thirrje, e unë bashkë me ju

9 Prill 2022, 11:54 Nga DOSJA
VD-Rama me kritika, edhe për veten:Qani halle! T’i bëni mendjes

TIRANË– Kryeministri Edi Rama, ashtu siç e kishte paralajmëruar, ka bërë autokritikë për vete dhe të gjithë socialistët në sallën e Pallatit të Kongresve. Në fjalën e tij, Rama tha se deputetët, ministrat dhe vetë ai duhet që të diskutonin me qytetarët për hallet e tyre, e më pas që të mendonin se si t’i zgjidhnin.

“Ky mandat është vendimtar për diçka themelore, për një ndryshim që është pjesa e munguar dhe pengon njerëz që të pranojnë pjesën tjetër, jetësimi i autonomisë spitalore. Duke pasur gjithë këtë infrastrukturë të re dhe sistem shërbimi autonom do të themi se kemi bërë detyrë historike dhe kemi bërë histori për shëndetin e shqiptarëve. Sa mirë do ishte sikur lufta në Ukrainë mos të na kishte hyrë si pukë, por jeta është ajo që ndodh kur merremi me plane të tjera. As e kemi nisur ne, as e ndalojmë dot, duke përballuar pasojat e saj. Duke garantuar siguri, përkujdesje dhe zhvillim për të gjithë shqiptarë. Të bashkuar, jo të ndarë. Garancia jonë për ta duhet të jetë përgjigjia jonë që duhet të shkojë përtej. Lufta do të mbarojë, kjo garanci duhet të qëndrojë aty si kulturë e re qeverisjeje. Është shumë e çalë ende. Duhet të dalim më të fortë edhe nga kjo krizë. Kërkohet fuqizim edhe i ndjenjës individuale, familjare dhe komunitare. Siguria dhe përkujdesja duhet të bëhen kryefjala dhe kallëzuesi.  Duhet t’i bashkojmë dhe ti trajtjmë bashkë. Duhet t’i bëjmë bashkë si pjesë e të njëjtës bashkësi. Jo t’i ndajmë majtas, djatthas. Prej disa vitesh kemi taksat më të ulëta në rajon. Kjo është kohë e jashtëzakonshme. Nuk kërkon vetëm para, por më shumë se kurrë lidership, siguri dhe përkujdesje. Ka rritur ndjenjën e passigurisë të luftës dhe çmimeve. Kjo parti, s’duhet ta harroni asnjëherë, është më e madhja e të gjithë shqiptarëve. Ministrat të zgjidhin halle, deputetët të qajnë halle. T’i bëni mendjes një thirrje gjithë ça jeni këtu bashkë me mua. Është momenti t’ja vini fort gishtin kokës. S’ka asnjë tjetër që e mban këtë detyrim,”-tha Rama ndër të tjera.

PJESË NGA FJALA E RAMËS:

Urgjenca Kombëtare me flotën e saj të kompletuar sipas standardeve më të larta bashkëkohore, me sistemin e saj të digjitalizuar, me qendrën e saj teknologjike të administrimit dhe të regjistrimit të 625 mijë thirrjeve në vit, ku çdokush mund të verifikojë komunikimin mes atij që thërret dhe urgjencës që përgjigjet dhe askush nuk mund të hedhë më akuza në ajër, si edhe organizmit dhe mbikëqyrjes ne kohë reale të 140 mijë misioneve urgjente vjetore në banesë, përbën sot vetëm një prej shembujve më kuptimplotë të një transformimi në shëndetësi që vazhdon çdo ditë, të cilin pandemia e përshpejtoi falë kundërpërgjigjes sonë adekuate ndaj një agresioni te befasishëm. Janë të panumërt shembujt e transformimit të sistemit tonë të kujdesit shëndetësor, të panumërt, por ky mandat është vendimtar për diçka themelore, për një ndryshim që është pjesa e rëndësishme e munguar e së tërës dhe që i pengon shumë njerëz ta pranojnë të gjithë pjesën tjetër. Jetësimi i autonomisë spitalore i cili është kushti i domosdoshëm për të zhbërë korrupsionin ende problematik të bluzave të bardha dhe duke patur gjithë këtë infrastrukturë  të re që do të vazhdojë të ngrihet e të ngrihet dhe një sistem shërbimi autonom që do të thotë duke e kthyer kërkesën për rryshfet në një fenomen komplet margjinal, ne do të themi të gjithë me krenari që kemi bërë një detyrë historike dhe kemi shkruar një tjetër histori për të cilën do të jemi krenar gjthë jetën, për shëndetin e shqiptarëve.

Sa mirë do ishte, miqtë e mi, sikur lufta në Ukrainë mos na kishtë hyrë si një pykë mes nesh dhe planeve dhe projekteve të mandatit të tretë, mirëpo ja që nuk thonë kot, jeta është ajo që ndodh, ndërkohë që jemi duke u marrë me plane të tjera. Ajo lufta atje ka ardhur si një sprovë e re e forcës sonë të karakterit dhe aftësisë sonë për të dalë më të fortë. As e kemi  nisur ne, as nuk e ndalojmë dot ne.  Në vetëm duhet ta përballojmë. duke përballuar pasojat e saj, duke qenë gati për më të keqen dhe duke garantuar 3 gjëra: siguri për të gjithë, përkujdesje ndaj të gjithëve dhe do t’a shpjegoj c’do të thotë kjo dhe zhvillim, për të gjithë shqiptarët pa dalllim, të bashkuar dhe jo të ndarë. Garancia jonë për sigurinë e tyre dhe përkujdesja jonë për ta duhet të jetë tanimë përgjigjja jonë e fortë, e gjerë, e qëndrueshme që duhet të shkojë edhe përtej kësaj përballjeje me pasojat e luftës në jetën tonë të përditshme. Lufta do të mbarojë ndërkohë që kjo garanci duhet të qëndrojë aty, si një kulturë e re qeverisjese, të cilën ne kemi që në krye të herës që përpiqemi ta ndërtojmë, por e cila është shumë e çalë për hir të së vërtetës. Ky është momenti për ta ngritur në këmbë këtë kulturë të re qeverisjeje. Ne duhet të dalim edhe më të fortë nga kjo krizë në të gjitha dimensionet e sigurisë edhe të përkujdesjes, pastaj edhe të zhvillimit paralelisht sepse duhet të garantojmë vijimësinë e zhvillimit    për të forcuar sigurinë dhe përkujdesjen për të gjithë njerëzit e këtij vendi.

Dhe garanci për sigurinë në të gjithë këto kushte të reja do të thotë jo vetëm fuqizim i kapaciteteve i mbrojtjes dhe diplomacisë në aspektin ushtarak dhe në aspektin e marëdhënieve me jashtë. Kjo është një kohë e jashtëzakonshme, e cila kërkon, jo vetëm fuqizimin e sistemit të sigurisë kombëbtare po e po, por edhe një fuqizim të konsierueshëm të ndjenjës së sigurisë individuale,familjare, komunitare. Siguria dhe përkujdesja duhet të bëhen kryefjala dhe kallëzuesi i cdo politike që ne do të bëjmë. Ato duhet të jenë fryma dhe gërma kryesore e marëdhënies sonë me njerëzit e këtij vendi. Si pjesë e së njëjtës bashkësi shqiptare dhe jo t’i ndajmë majtas- djathtas si banorë të kampeve të ndryshme politike. 

Krahasuar me vendet e rajonit, kjo shumicë qeverisëse në dy mandate ka rishpërndarë për përkujdesjen sociale dhe mbështetjen e familjeve me të ardhura mesatare apo të bizneseve të vogla, shumën më të madhe të të ardhurave të arkës së shtetit në raport me tërësinë e këtyre të ardhurave. Prej disa vitesh tanimë Shqipëria ka taksat më të ulëta në rajon mbi të ardhurat e individëve dhe te bizneseve të vogla, por as taksat që tani janë komplet simbolike mbi pagat e individëve, as taksat apo TVSH-ja zero mbi biznesin e vogël, nuk mjaftojnë më sepse edhe kjo është një kohë e jashtëzakonshme dhe kjo kohë e jashtëzakonshme nuk kërkon vetëm para. Kjo kohë e jashtëzakonshme kërkon më shumë as asnjëherë tjetër lidership, siguri dhe përkujdesje sepse ka rrritur ndjenjën e pasigurisë si rezultat I luftës, si rezultat i çmimeve, si rezultat i 1001 gjërave, si rezultat i faktit që në asnjë vend askush nuk është më i qetë, askush nuk e shikon më të ardhmen i qetë. Kjo shumicë qeverisëse, përfaqësuesit e kësaj partie që nuk duhet ta harroni asnjëherë, është partia më e madhe e të gjithë shqiptarëve, që nga anëtarët e qeverisë, deri tek kryetarët e bashkive, të cilët duhet të zgjidhin probleme dhe të adresojnë halle e pastaj tek deputetët që duhet të qajnë halle.  Hallet e njerëzve dhe jo hallet e tyre dhe duhet të ngrenë probleme, duhet t’I bëjnë mendjes një thirrje.

Të gjithë ça jeni këtu, bashkë me mua, një thirrje të mendjes. Një thirrje të jashtëzakonshme mendjes për këtë kohë të jashtëzakonshme. Ky është momenti për t’ia vënë shumë fort gishtin kokës të gjithë ne sepse është detyrimi ynë dhe është kaq shumë detyrimi ynë, sepse përvecc të tjerave s’ka askush tjetër në këtë vend, përveç nesh këtu në këtë vend që mund ta mbajë këtë detyrim. Që të ushqejmë me fjalët, me veprimet, me vendimet tona ndjenjën e sigurisë tek njerëzit e zakonshëm të këtij vendi.

LAJMI KRYESOR- Mblidhet Kongresi i PS! Nis faza e dytë e punimeve, priten ndryshime në Statut

(k.m/dosja.al)

Ndihmës-Sekretarja e Shtetit takoi Alibeajn, ndërsa Paloka deklaroi se ka firmosur peticionin kundër ambasadores Kim. Çfarë do të thotë kjo për PD?

View Results

politike politike edi rama kongres i ps 9 prill 2022 edi rama kongres i ps 9 prill 2022

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj