LIVE UPDATES
Politike

Rama ndan fjalimin e plotë në Slloveni: Është ajo që është!

6 Tetor 2021, 17:39 Nga DOSJA
Rama ndan fjalimin e plotë në Slloveni: Është ajo që

SLLOVENI –  Ditën e sotme në Brdo, Slloveni, është mbajtur samiti i Bashkimit Europian dhe Ballkanit Perëndimor dhe në të ka marrë pjesë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Ai ka ndarë në rrjetin e tij social Facebook fjalimin që ka mbajtur përpara anëtarëve.

Kryeministri Rama ka thënë në fjalën e tij se shumë gjëra kanë ndryshuar që nga samiti i parë, por e vetmja gjë e pandryshueshme është fjala “zgjerim”. Rama ka thënë se situata kuptohet si është dhe ai nuk do bezdisë askënd më një mori ankesash.

“Ja ku jemi. Të mbledhur 18 vjet pas samitit të Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Selanik; koha që i duhet një bebeje për t’u bërë votues, pjesëtar me të drejta të plota i një bashkësie politike. Nëse i krahasojmë shënimet mes dy samiteve, mund të thuhet pa frikë se koha ka ndalur. Ngjashmëria mes fjalëve të shkruara atëherë dhe atyre sot është mbresëlënëse. Me një përjashtim. 18 vjet më parë fjala “zgjerim” ishte kredoja tingëlluese e të ardhmes. Sot e njëjta fjalë është bërë jehonë e ndrojtur e të shkuarës. Po njësoj, politika e re e zgjerimit duket sikur i bën jehonë politikës së vjetër të kufizimit. Por, “është ajo që është”, siç do të thoshte zotëruesi i mëparshëm legjendar i Zyrës Ovale. Dhe unë nuk do të bezdis asnjë këtu me liturgjinë e ankesave që të gjithë ju i dini mirë“, ka thënë Rama.

Rama ka folur për rastin e Maqedonisë së Veriut dhe përpjekjet e saj të panumërta për t’u bërë pjesë e BE, përpjekje që sipas tij kanë rënë në vesh të shurdhër. Ai gjithashtu ka përmendur faktin se shqiptarët janë populli më proeuropian sipas tij dhe se pas shumë kalvaresh vuajtjeje, izolimi e diktature, Shqipëria i ka kthyer sytë nga Europa. Por sipas Ramës qytetarët janë lodhur duke dëgjuar të njëjtin refren se detyrat janë përmbushur, por BE nuk po e mban fjalën.

“Përpjekjet e Maqedonisë së Veriut për të larë hesapet me të kaluarën e qepur këmba-këmbës pas saj, në emër të një të ardhmeje të ndritur europiane, nisën rreth 15 vjet më parë me statusin e vendit kandidat. Vendi shkoi aq larg në ato përpjekje, sa ndërroi edhe emrin. Po prapëseprapë nuk mjaftoi për të nisur as dhe një Konferencë Ndërqeveritare në Zoom me BE-në, drejt një procesi integrimi që mund të marrë edhe 18 vjet të tjera, përpara se sa anëtarësimi i plotë në BE të shfaqet si një fund i lumtur i mundshëm (që i bie në total 33 vjet nga marrja e statusit të vendit kandidat ose, me fjalë të tjera, mosha e Jezu Krishtit të gozhduar në kryq).
Unë i kam ndarë tanimë disa mendime rreth kësaj pune me bashkëqytetarët e mi. Siç ju mund ta kuptoni, kjo nuk është dhe aq e lehtë. Shqiptarët janë bashkësia më pro-europiane rretherrotull Europës, si rrjedhojë e një të kaluare të zymtë izolimi ekstrem nga Imperializmi Amerikan dhe Social-Imperializmi Sovjetik. Pas rënies së komunizmit, ne mundëm më në fund të zgjedhim lirisht për herë të parë në histori, se me kë donim të bashkoheshim. Dhe zgjodhëm njëzëri Bashkimin Europian. Është disi e dhimbshme për shqiptarët të dëgjojnë prej Europës përsëri e përsëri që, po, sigurisht, Shqipëria i ka bërë detyrat e saj, por prapëseprapë të shohin se BE-ja që ata aq shumë e adhurojnë, fatkeqësisht mund të mos e mbajë fjalën e dhënë. Është ajo që është“, ka vazhduar Kryeministri.

Rama ka thënë se ai po përpiqet ta mbajë gjallë shpirtin e entuziasmit në vend, por ky i duket një mision shumë i vështirë pas kaq shumë zhgënjimesh.

“Ne ishim vendi i fundit që u qëndruam idealeve të komunizmit edhe pasi çdo vend tjetër në Europë i kishte braktisur ato. Mbase do të jemi shteti i fundit që do t’i qëndrojmë idealeve të BE-së edhe kur, kushedi, anëtari i fundit i Unionit do të ketë ndaluar së besuari në to. U kam thënë bashkëqytetarëve të mi, që ne duhet të mësohemi me premtimet tuaja të pambajtura, pa e humbur pasionin, vullnetin, horizontin e transformimit të Shqipërisë në një shtet plotësisht funksional, mbi parimet dhe standartet e Bashkimit Europian. Këtë ia kemi borxh fëmijëve tanë, jo Brukselit, jo Berlinit, jo Parisit. Natyrisht, shumë më e lehtë ta thuash se sa ta bësh. Ja, provojeni për një çast, si udhëheqës të zgjedhur nga njerëzit që jeni të gjithë, se sa kollaj mund të mbijetohet politikisht në rrethanat surreale që ky proces, prej kohësh totalisht i paparashikueshëm, krijon – ku dalja në pritë e Bullgarisë së fundmi, shënon vetëm kthesën më të re kreative në këtë film, jo të vetmen“, ka thënë Rama në fjalën e tij.

Rama i ka drejtuar disa kritika edhe Bullgarisë duke thënë se po mban peng dy shtete të pafajshme dhe se po humbet repektin në 6 vendet e Ballkanit perëndimor që duan të bëhen pjesë e BE.

“Me keqardhje e them që unë e kam humbur besimin se Bullgaria do të jetë në gjendje ta lirojë rrugën shpejt, sepse miqtë tanë bullgarë duken të zënë në kurthin e zjarrit që e ndezën për të ngrohur votuesit me flakët e një të kaluare plot lavdi. Ndoshta atyre votuesve as që u bëhet vonë që kanë marrë peng dy shtete, të cilat sipas të tëra hesapeve janë të pafajshme dhe krejt në rregull me detyrat. Por ama duhet t’i bëhet vonë BE-së, sepse po humbet fytyrën në sytë e popujve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Tanimë unë mundem vetëm të shpresoj, që kjo bllokadë pa sens të mos kthehet në një histori pa fund.
Sidoqoftë më duhet megjithatë t’ju pyes: Sa gjatë duhet të presë ende Shqipëria për ndezjen e dritës jeshile në këtë proces, i cili thuhet se bazohet mbi meritën, por që mesa duket tekefundit vetëm mbi meritën nuk bazohet? Por nuk do ta shtjelloj këtë pikë, sepse ka të ngjarë që tamam si Vladimiri, i cili nuk mund të ndahet nga Estragoni tek “Duke pritur Godonë”, as Shqipëria s’mund të ndahet nga Maqedonia e Veriut në këtë version post-faktual të procesit të integrimit europian”, ka thënë Rama duke ngritur pyetjes se sa gjatë do duhet të presin ende shqiptarët.

Rama ka folur dhe për paradoksin e shtetit kosovar, i cili sipas tij ka bërë shumë përpjekje dhe përparime që nga bombardimet e NATO-s, por as për të BE nuk ka vend.

“Po si i bëhet për shembull, për ekzistencën e 2 milionë qytetarëve të Kosovës ende të kyçur brenda në vendin e tyre, disa vjet pasi vendi i ka përmbushur të gjitha kriteret për liberalizimin e vizave? A nuk është surreale që ata mund të udhëtonin lirisht jashtë vendit të tyre, kur ishin nën një regjim brutal i cili u rrëzua me bombat e SHBA dhe BE, ndërsa sot ata janë të kyçur brenda nga vetë çlirimtarët e tyre? Meqë ra llafi BE-ja ka liberalizuar vizat për 52 milionë njerëz jashtë hartës së ardhshme të Unionit dhe jo vetëm përpara, po edhe pasi ajo vetë ka deklaruar, publikisht, se Kosova i përmbushi të gjitha kriteret teknike; madje përmbushi edhe një kriter pa lidhje, që iu kërkua shtesë, demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. E di e di, është ajo që është. Gjithësesi sido të shkojë saga e zgjerimit, ka megjithatë hapa konkretë që mund të hidhen për t’i bërë vendet tona pjesë të BE-së, përveçse në emër. Mbase BE-ja nuk e mban dot për shumë kohë premtimin për zgjerimin. Por nëse vendet e Ballkani Perëndimor nuk shkojnë dot në BE, BE-ja mund të vijë në Ballkanin Perëndimor. Dhe mund ta bëjë këtë në rrugën që ajo ka bërë vetë, qysh në krye të herës, duke ndjekur metodën funksionaliste të etërve të saj themelues”, ka qënë fjala e Ramës.

Rama ka paraqitur edhe 5 kërkesat që ai ka ndaj Bashkimit Europian:

E para, BE-ja duhet të tregojë që thotë atë që mendon dhe mendon atë që thotë, duke e mbështetur Ballkanin Perëndimor përmes Planit Ekonomik të Investimeve.  Vendet tona kanë akses në 11 herë më pak fonde europiane për frymë, sesa fqinjët tanë anëtarë të Bashkimit Europian.

E dyta, BE-ja mund ta mbështesë rininë tonë, duke e përfshirë atë në të njëjtët mekanizma integrues në rrjetin e saj të arsimit të lartë, që më të mirët tanë të studiojnë në vendet e tyre, që të rinjtë e vendeve tona të mos e ndjejnë nevojën të ikin patjetër jashtë për studime, po edhe të kenë shumë më tepër shanse pas studimeve në atdheun e tyre.

E treta, BE-ja duhet ta mbështesë plotësisht Ballkanin e Hapur, që është një nismë e dakordësuar mes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, për të mos lejuar që procesi vizionar i Berlinit të katandiset në hijen e vetvetes, e të kthehet në një tur samitesh të përvitshme nëpër Europë, të cilat përsërisin vetveten, njësoj siç përsërit ky samit atë të 18 viteve më parë, pa sjellë rezutate të reja të prekshme për njerëzit tanë. Ballkani i Hapur reflekton një nivel të ri pjekurie, që vendet e kanë fituar përmes Procesit të Berlinit dhe një vullnet për ta marrë në dorë të ardhmen e përbashkët, pa pritur “takimet me prindër”, si edhe duke shmangur frenimin prej një vetoje këtu e një vetoje atje, nga një vend a një tjetër, që në të drejtën e vet mund të mos e dëshirojë të njëjtën shpejtësi integrimi rajonal.

E katërta, BE-ja mund të bëjë gjënë e duhur për ne, duke mos e ndarë Ballkanin Perëndimor nga planet e veta të emergjencave, për përballimin e fatkeqësive të mëdha si pandemia apo për adresimin e krizës së saposhfaqur energjitike, e cila është një sfidë për të gjithë këtu dhe mund të rezultojë në humbjen shkatërrimtare të shumë viteve përpjekje transformuese në rajonin tonë ende vulnerabël, duke na detyruar që në një luftë të mirëfilltë për mbrojtjen e jetës të mbështetet tek të shumëpërfolurit aktorë të tretë, shprehimisht Kina, Rusia apo Turqia nëse e doni edhe me emra.

Rama e ka përfunduar fjalën e tij me falenderime, por nuk i ka kursyer as ironitë teksa thotë se bien dakord me gjithçka u diskutua edhe pse askush nuk pyeti për mendimine  tyre, duke thënë kështu se nuk ka kaluar pa kuptuar “injorimin” e vendeve anëtare ndaj tyre.

“E fundit, ju mund të na ndihmoni duke i besuar më shumë punës rigoroze, të ndershme dhe ndonjëherë irrituese të vetë Komisionit Europian, i cili garanton vlerësimin më objektiv të mundshëm të përparimit apo të boshllëqeve tona. Por e di që kjo është e tepërt për t’u kërkuar, kështu që po ndalem me kaq, për t’ju falënderuar të gjithëve megjithë zemër, që na ftuat këtu. Në fund të ditës, Bashkimi Europian nuk është më i miri, por më të mirë se Bashkimi Europian nuk ka. Kjo është edhe arsyeja pse ne pajtohemi plotësisht me deklaratën përfundimtare të samitit, edhe pse askush nuk na pyeti për mendimin tonë përgjatë hartimit të saj”, ka përfunduar Rama fjalën e tij.

LAJM KRYESOR: Samiti i Brdos/ Liderët e BE nga Sllovenia: Unioni është i paplotë pa Ballkanin, ngërçi me Bullgarinë po pengon negociatat!

Iftar dhe politikë, a u prek Muaji i Ramazanit nga politikanët?

View Results

politike politike edi rama samiti ne slloveni edi rama samiti ne slloveni

Sondazh

Poll

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend